Vlorë - Kapet autori i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit, ndodhur në lagjen ''Pavarësia'', 3 javë më parë.

VlorëVlore 8 qershor 2018 1

Kapet autori i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit, ndodhur në lagjen ''Pavarësia'', 3 javë më parë. (për video kliko mbi link)

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës dhe hetimeve intensive me qëllim kapjen, ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë krime ndaj personit, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

N.Ç.(T.), 34 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambienteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin E.L.(D), 34 vjeç.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen,

1 automjet tip BMW X5.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Vlore 8 qershor 2018 1

Vlore 8 qershor 2018 2

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1