Sarandë - Në zbatim të plan masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, arrestohet një shtetas, qarkullonte me armë zjarri pa leje.

SarandëSarande 9 qershor 2018 1

Në zbatim të plan masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një automjet.

Në kuadër të zbatimit të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vijuar kontrollet e shumta me qëllim evidentimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale.

Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë shtetasi:

L.N., 27 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Ky shtetas është konstatuar në lagjen ''Nr.1'', duke qarkulluar me mjetin tip ''Smart'', në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

arma e zjarrit pistoletë tip ''TT'' si dhe
automjeti.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Policia shprehet e vendosur dhe e gatshme për të goditur çdo rast paligjshmërie me qëllim garantimin e një sezoni turistik sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.

Sarande 9 qershor 2018 1

Sarande 9 qershor 2018 2

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1