Policia e Elbasanit arreston një shtetas kosovar për "Dhunë në Familje" dhe "Mashtrim".

Elbasanelbasan

Policia e Elbasanit arreston një shtetas kosovar për Dhunë në Familje dhe Mashtrim.

36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Gjithashtu ky shtetas nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy shtetas duke u marrë lekë me premtimin se do ti ndihmonte për tu punësuar.

Urdhër arresti edhe nga Kosova për këtë shtetas për tre vepra penale të mashtrimit të kryera në Kosovë.

Nga Specialistet për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B. P, 36 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë.

Arrestimi i tij u krye sepse ndaj tij ka bërë kallëzim penal shtetasja S.P., 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi B.P., ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi B.P., nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marrë një sasi prej 100.000 mijë lekë shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.

Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësipërm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekësh edhe shtetasit N.L.,32 vjeç banues në Elbasan të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga verifikimet e bëra me Policinë e Kosovës, ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.

Nga ana jonë është komunikuar me Zyrën Interpol Tirana për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme për këtë shtetas.

Materialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga nenet 130/a dhe 143 të Kodit Penal do t'i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2