Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D., vjeç 56 e 27, banues në Tiranë, pasi më datë 11.06.2018, në rrugën “Sulejman Delvina”, në lokalin e A.P., lloto sport, gjatë kontrollit iu gjetën dhe bllokuan 9 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular, E.D., nuk ka kallëzuar krimin. Nenet 283/1 e 285/a e 300 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i  detyrës”, më datë 11.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim K.A., vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 259, 25 dhe 248 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, “Korrupsioni pasiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, më datë 11.06.2018, u ndalua shtetasi A.L., vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 259, 25, 159 dhe 244 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 10.06.2018, në Shkozë, në rrugën “Ali Shefqet”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.A., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kryqëzimin e rrugës “Muhamed Gjollesha” me bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar biçiklistin M.A., vjeç 26, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Gumeni”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, në rrugën “Nazmi Rushiti”, një drejtues i mjetit tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren D.H., banuese në Tiranë, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. D.H., ka marrë mjekimin në spital dhe është larguar për në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.Sh., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Elez Isufi”, në Paskuqan 1, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar këmbësoren L.R., vjeç 49, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 273 e 290/3 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e Durrësit, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorin tip “Gumeni”, me drejtues J.K., vjeç 19, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar J.K., dhe pasagjeri A.K., vjeç 41, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.F., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Endri Keko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Jamaha”, si dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Durrës, për shtetasit K.K., dhe A.P., vjeç 21 e 55, banues në Durrës e në Shijak, bazuar në nenet 143, 180 e 181 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.06.2018, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e IEVP, në ambient të përbashkët, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka futur lëndën narkotike në ambientet e IEVP-së. Nenet 283 e 324/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Prrenjas
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Librazhd, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M.J., 40 vjeç, banues në Prrenjas.
Në rrugën Katjel-Prrenjas, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Korçë
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.Gj., 33 vjeç, banues në fshatin Goskovë-Korçë.
Pasi më datë 11.06.2018, ky i fundit duke drejtuar një mjet furgon tip "Mercedes-Benz", në rrugën Korçë-Voskopojë pranë vendit të quajtur "Kthesa e Goskovës", ka aksidentuar shtetasit F.H, 50 vjeç, B.H., 48 vjeçe, E.H., 17 vjeçe dhe A.H., 21 vjeçe, banues në Goskovë, të cilët po lëviznin me një karrocë të tërhequr nga kuaj.
Shtetasi F.H., pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërsa tre shtetaset e tjera, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin V.S., vjeç 52, banues në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Guri i Bardhë, Ura Vajgurore, është konstatuar se ushtronte aktivitet të prodhimit të nënprodukteve të qumështit, i bllokuar më parë si aktivitet nga AKU Drejtoria Rajonale Berat. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin H.B., vjeç 54, banues në fshatin Kuç, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në Kuç, Ura Vajgurore, është konstatuar se ushtronte aktivitet të konservimit të frutave e perimeve, i bllokuar më parë si aktivitet nga AKU Drejtoria Rajonale Berat. Neni 288/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen B.P., vjeçe 43, banuese në Berat, pasi dyshohet se tek tregu Industrial, Berat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një të mitur 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishekë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.P., vjeçe 23,  banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti F.P., vjeç 25, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.06.2018, në rreth-rrotullimin e Shkozës, u kap me mjetin kamion tip “Benz”, duke transportuar 4.2 m2, lëndë drusore pa leje, të cilat u bllokuan si provë materiale.  Neni 205 i Kodit Penal.

Informacion Paraprak
Më datë 12.06.2018, tek terminali i autobusëve të Elbasanit, ka ndërruar jetë e ulur në stol shtetësia B.K., 61 vjeçe, nuk ka shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Po kryhen veprimet proceduriale.

Informacion Paraprak
Më datë 12.06.2018, në rrugën e “Ali Demit”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Alfa Romeo” pronë e shtetases E. F. U dërguan shërbimet dhe zjarrfikësja. Zjarri u fik, nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale. Po kryhen veprimet dhe punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë
Procedohen penalisht 25 shtetas për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Më datë 11.06.2018, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, proceduan penalisht shtetasit :
H. V., 27 vjeç, O. M., 28 vjeç, J. M., 22 vjeç, B. L., 30 vjeç, H. I., 32 vjeç, G. M., 35 vjeç, F. B., 23 vjeç, S. Sh., 35 vjeç, F. D., 23 vjeç, A. L., 28 vjeç, A. B., 34 vjeç, S. M., 28 vjeç, B. K., 28 vjeç, R. D., 31 vjeç, M. D., 21 vjeç, D. Z., 22 vjeç, S. V., 32 vjeç, A. N., 47 vjeç, E. M., 25 vjeç, Sh. B., 29 vjeç, G. N., 34 vjeç, L. H., 32 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. D., 21 vjeç dhe F. K., (banues në Mamurras dhe Tiranë)
Këta shtetas, ditën e djeshme rreth orës 18:30, nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë, kanë organizuar një tubim të paligjshëm dhe kanë vazhduar duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pas lajmërimit të bërë nga ana e Policisë për shpërndarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Robert Zhvarc”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua 2 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 grirëse. Neni 283 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 12.06.2018, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është thyer xhami i derës kryesore, i dyqani pronë e shtetases B.S. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja”, është vjedhur banesa e shtetasve A.M., dhe E.M., vjeç 20 e 23, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe çelësat e banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.V., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.06.2018, në rrugën “Bulevardi i Ri”, iu gjetën  e bllokuan 2 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ‘’Braktisje e fëmijëve të mitur‘’, më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen R.L., vjeçe 31, banuese në Tiranë. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.L., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, ka kanosur me fjalë shtetasen E.H., vjeçe 35, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Tiranë, për shtetasen E.K., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.06.2018, në rrugën e “Kavajës”, i ka vjedhur telefonin shtetasit B.K., vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases R.S., vjeçe 37, banuese në Tiranë. Neni 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.D., vjeç 19, banues Tiranë, bazuar në nenin 275 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.T., vjeçe 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish- bashkëshorti S.H., vjeç 68, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin  E.Xh., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vangjel Capo”, ka goditur me grushte shtetasen K.H., vjeçe 79, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.D., vjeçe 66, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.B., vjeç 60, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.06.20128, shtetasi L.C., vjeç 28, banues në Tiranë, kallëzon se gjatë natës, në rrugën “Foto Xhavella”, duke i thyer xhamin e mjetit tip “Fiat”, i kanë vjedhur brenda saj laptopin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.T., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bejko Hoxha”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Sh., banues në Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 05.06.2018, në rrugën “Vangjel Noti”, ka goditur me grushte shtetasin I.A., vjeç  38, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vetëhelmim të shtetasit I.P., më datë 11.06.2018, ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur K.B., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.T., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Loni Ligori”, ka goditur me grushte shtetasen I.M., vjeçe 31, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.06.2018, gjatë natës, në fshatin Lekaj, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit M.H., vjeç 75. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin F.A., vjeç 27, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr.2, ka goditur me grusht, shtetasin G.M., vjeç 38, banues në Lushnje. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin S.V., vjeç 23, banues në Kavajë, teknik i një firme ndërtimi pasi dyshohet se në lagjen Nr.5 , në një pallat në të cilin kjo firmë po kryen punime, është rrëzuar punëtori M.E., vjeç 45, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 289/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të Raportit Ditor, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin në kërkim A.K., vjeç 28, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.L., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë  Gjykatës  së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.T., vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr.13, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, në lagjen 12, është  vjedhur banesa, në pronësi të shtetases Ll.B.,  vjeçe 74,  banuese në Durrës, ku kanë  marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, shtetasja M.V., vjeçe 47, banuese në Kullë, kallëzon se, te stacioni i Trenit, i ka humbur çanta me portofolin me një sasi euro brenda. Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.T., vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 11, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe fyer punonjësit e policisë Bashkiake. Nenet 119 e 235 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.N, vjeç 18, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 03.06.2018, 06.06.2018 e 10.06.2018, në lagjen nr. 14, ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit G.T., vjeç 10.02.1974, banues në Durrës, ku ka marrë një sasi lekësh dhe disa metra kabëll  elektrik. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.L., vjeç 16, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 04.05.2018, në lagjen nr. 11, i ka vjedhur telefonin shtetasit K.Sh., vjeç 34, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A.I., vjeç 49, banues në fshatin Visha, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se në Visha, është konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, shtetasi E.K., vjeç 79, banues në Arameras Fushë-Krujë, kallëzon se prej disa vitesh ka konflikt pronësie për tokën, me shtetasin Q.M., vjeç 65, banues në Fushë-Krujë, për  të cilin  të dy palët janë pajisur me vendime gjyqësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin J.M., vjeç 63, banues në  Krujë, pasi dyshohet se në Krastë, është konstatuar duke djegur një furrë gëlqere, duke ndotur ambientin. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, rreth orës 11:00, në Krastë, Krujë, është konstatuar e ndezur një furrë gëlqere, duke ndotur ambientin. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., vjeç  48, banues në  Kamëz, Tiranë, me leje drejtimi, pasi në Fushë Krujë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.M., vjeç 38, banues në fshatin Xhafzotaj Shijak, pasi dyshohet se në Xhafzotaj, ka goditur me grusht, shtetasin Sh.D., vjeç 48, banues në Xhafzotaj. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.06.2018, gjatë natës, në lagjen “Haxhias”, është vjedhur dyqani, i shtetasit A.C., vjeç 61, ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
F.Q., 50 vjeç, banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.
Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q., 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, "Dhuna në Familje" dhe "Vepra të turpshme" të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.06.2018, gjatë natës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Qafë–Shkallë, Belsh, janë thyer xhamat dy dritareve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 11.06.2018, u kap shtetasi në kërkim T.V., vjeç 48, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 25, banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se më datë 11.06.2018, në vendin e quajtur “Gavadec”, u kap me mjetin fuoristradë tip “Mitsubishi”, me rreth 4 m3 dru zjarri, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
J.M., 21 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ndaj babait të tij shtetasit V.M, 59 vjeç, banues në Korçë, i cili ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin E.M, 33 vjeç, banues në Kakaç, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 3-vjeçare, ka përndjekur shtetasen A.F., 21 vjeçe, banuese në Kakaç. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.R., vjeçe 61, banuese në Petrushë, pasi dyshohet se djali D.R., vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës  së Parë të Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë, 11.06.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin D.H., vjeç 39, banues në Baldushk, Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin M.Sh.,  vjeç, 33, banues ne Pogradec. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më  datë 10.06.2018, në lagjen “16 Prilli”, Fier, në rrugën e stadiumit, është djegur mjeti i parkuar tip “Smart”, në pronësi të shtetasit A.Ç., vjeç 41, banues në Lushnje. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një masë elektrike pranë baterisë. Materialet u referuan në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin e mitur A.C., vjeç 17, banues në Fier, pasi dyshohet se në shkollë, ka kanosur me fjalë, shtetasin e mitur A.I, vjeç 17, banues në fshatin Patos Fshat. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, shtetasi A.K., vjeç 52, banues në Fier, kallëzon se, në lagjen “Sheq i Madh”, në një kompleks shërbimesh, në zyrën e financës, ka konstatuar se i kanë vjedhur një sasi parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/3 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.M., vjeç 21, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Kryengritja e Fierit”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për shtetasin E.B., vjeç 38, banues në Lushnje, pasi dyshohet se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ka goditur me grushte shtetasin P.H., vjeç 52, banues në Lushnje. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin G.L., vjeç 44, banues në Lushnje, pasi dyshohet se mjeti tip “Jeep”, në pronësi të tij, u bllokua në cilësinë e provës materiale pasi rezulton i vjedhur më datë 10.11.2010 në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L.B., vjeç 24, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 10.06.2018, në lagjen nr. 2, ka kanosur me fjalë shtetasin A.K., vjeç 49, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Xh.S., vjeçe 19, banuese në Ksamil, pasi dyshohet se ish-bashkëjetuesi R.Xh., vjeç 22, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P.S., vjeç 60, banues në Sarandë, bazuar në nenin 108 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 11.06.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetaset H.S., K.S., dhe A.S., vjeçe 48, 13 dhe 9, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi P.S., vjeç 48, banues në  Gjirokastër, në mënyrë të përsëritur, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D., vjeçe 28, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti L.D., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.Gj., vjeç 31, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “S.M.T”, në tokën e tij, u kap duke ndërtuar një mur rrethues me gurë dhe beton, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit F.C., P.C., T.C., E.C., dhe F.C., vjeç 27, 68, 50, 23 e 40, banues në Ishull-Shëngjin, bazuar në nenet 84, 150, 25 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasen A.M., vjeçe 46, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se në Shëngjin, ka dëmtuar bravën e derës së banesës dhe është futur në banesë pa lejen e vëllait A.M., vjeç 44, banues në Tiranë. Nenet 150  e  112 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, në fshatin Spiten, në ecje është djegur mjeti tip “Ford Focus”, në pronësi të shtetasit N.K., vjeç 54, banues në Spiten. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka ardhur nga shkëndijë eklektike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin M.Gj., vjeç 62, banues në Patok, pasi dyshohet se në Patok, me vetëgjyqësi i ka pushtuar sipërfaqe tokë, shtetasit L.P., vjeç 63, banues në Laç. Nenet 200 dhe 277 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit A.J., vjeç 38, banues në Adriatik, pasi dyshohet se në afërsi të kryqëzimit të rrugës që lidh fshatin Adriatik me Gotullën, ka plagosur me armë zjarri si dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të shtetasit D.M.(Rr). vjeç 34, banues në Adriatik, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Nenet 89,150 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen L.V., vjeçe 23, banuese në Mamurras, pasi dyshohet se më datë 10.06.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës Gj.Ll., vjeçe 63, banuese në Mamurras, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.K., vjeç 32, banues në fshatin Plezhë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të “Përndjekjes”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R.C., vjeç 63, banues në fshatin Velipojë, pasi dyshohet se në fshatin Velipojë, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 11.06.2018, u ndalua shtetasi B.R., vjeç 36, pasi dyshohet se më datë 09.06.2018, në Fushë Arrëz, ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij E.D., vjeçe 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.M., vjeç 52, banues në fshatin Kozhbje, pasi dyshohet se në Kozhbje, ka kanosur e fyer me fjalë, shtetasen V.Gj., vjeçe 49. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.G., vjeçe 38, banuese në Malësi e Madhe, pasi dyshohet se bashkëshorti P.G., vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike  ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasit H.S., Sh.M., D.M., Q.M., dhe M.M., vjeç 46, 47, 27, 66 e 52, banues në fshatin Dragobi, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Ura e Milloshit“, kanë organizuar grumbulluar dhe zhvilluar, manifestim të pa ligjshëm, pa leje të organeve përkatëse, me banorët e fshatit Dragobi dhe Valbonë, duke penguar qarkullimin e mjeteve. Nenet 262  e 293 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.06.2018, gjatë natës, në fshatin Pregj-Lurë, në stallën e bagëtive, të shtetasit H.H., vjeç 75, banues në Pregj-Lurë, ka rënë zjarr, ku janë djegur 25 krerë qengja. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M., i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e  Bulqizës, është transportuar për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës. 
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 11.06.2018, në DVKM, Tiranë, u dorëzuan 10 shtetas të huaj, B.K., L.K., Q.K., A.H., A.A., E.Z., M.A., A.D., M.Z., dhe R.D., me shtetasi siriane. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale nga Kakavija. Në përfundim të procedurave u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 11.06.2018, në DVKM Tiranë, u dorëzuan 9 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, R.A., R.R., S.M., M.A., I.K., A.Y., M.A., A.A., dhe I.A., me shtetësi pakistaneze. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale nga Kakavija. Në përfundim të procedurave u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.Ç., vjeç 31, banues në Lushnje, pasi dyshohet se më datë 01.03.2018, në afërsi të PKK, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.Rr., vjeç 48, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 29.07.2017, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K., vjeç  34, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 28.09.2017, në afërsi të Bilishtit, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 10.06.2018, në afërsi të qytetit të Bilishtit, u kapën 11 shtetas të huaj imigrant të paligjshëm, M.K., H.I., B.K., B.K., M.Sh., R.Sh., A.M., M.M., F.S., M.D., dhe M.H., me shtetësi siriane. Në përfundim të procedurave shtetasit kërkuan azil në RSh, e u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin Dh.B., vjeç 52, banues në Korçë, pasi në dalje të P.K.K, Qafë Thanë, ky shtetas është paraqitur me mjetin tip “Ford”, në pronësi të tij, i dyshuar si i vjedhur.
Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 10 e 11.06.2018, në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, Han i Hotit, janë kapur 34 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm. Nga intervistimi ka rezultuar se 31 janë larguar nga QKPA ndërsa 3 prej tyre kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga Kakavija. Në përfundim të procedurave u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve, Babrru, Tiranë.

Më datë 11.06.2018, në Hani i Hotit në afërsi të vendit të quajtur 'Gryka e Shegës', kanë kapur shtetasit e huaj, imigrantë të paligjshëm, larguar nga Q.K.P.A Babrru, F.G., M.M., H.M., B.K., dhe M.M., vjeç 18, 20, 21, 21 e 23, lindur në Siri. Në përfundim të procedurave shtetasit u ridërguan në Q.K.P. të Azilkërkuesve Babrru.

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1