Kukës - I gjendet në banesë 1 armë zjarri mitraloz me 100 fishekë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

KukësKukes 12 qershor 2018 1

I gjendet në banesë 1 armë zjarri mitraloz me 100 fishekë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- Sh.K, 30 vjeç, banues në fshatin Morinë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e banesës së tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraloz si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Kukes 12 qershor 2018 1

Kukes 12 qershor 2018 2

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1