Dibër - Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë një shtetas

DibërDiber 13 qershor 2018

Mbante armë zjarri pa leje

Arrestohet në flagrancë nga Policia një shtetas

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ç.B., 27 vjeç, banues në Arras, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë pa leje, shërbimet e policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur 'Stani i Gjoshe', fshati Krejë, Lurë, është kapur në flagrancë me një armë zjarri pushkë me 3 fishekë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pushkë model 63, dhe 3 fishekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

Diber 13 qershor 2018

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1