Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 13 Qershor 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

6 persona në kërkim.

1 person për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

2 persona për veprën penale "Kontrabanda"

1 person për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë"
1 person për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:
3 armë zjarri, 103 fishekë si dhe janë asgjësuar 15 bimë narkotike Cannabis Sativa.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 64 persona.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2