Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 1206.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi parash shtetasit Z.T., vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.Xh., vjeç 70, banues në Tiranë, bazuar në nenin 248 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh.D., vjeç 63, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi euro, shtetases E.S., vjeçe 45, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Më datë 12.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim C.K., vjeç 27, banues në Bathore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Hamdi Cenoimeri’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip ‘’Benz’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Ç., vjeç 60, banues në Tiranë. Nenet 290 e 273  të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shkëlqim Fusha”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin autobus tip “Vdl Berkhof”, me drejtues Gj.Gj., vjeç 31, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, A.B., dhe pasagjerja L.G., vjeçe 37, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa A.B., mori mjekimin dhe u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Z., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 12.06.2018, në rrugën “Urani Pano”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin G.L., vjeç 22, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi më datë 12.06.2018, në rrugën “Niko Avrami”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., vjeç 39,  banues në Tiranë, pasi më datë 12.06.2018, në rrugën “Niko Avrami”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
F. M., 39 vjeç, banues në Pogradec.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.Sh, 54 vjeç, banues në Tiranë me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë.
Pasi më datë 13.06.2018, në hyrje të qytetit të Pogradecit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz” në pronësi të shtetasit F.M., iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 120 litra naftë dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë të cilat dyshohet se i ka futur kontrabandë nga PKK Qafë Thanë dhe shtetasi A.Sh., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll në këtë automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenet 172, 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2018,  u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë,  për shtetasin I.Zh., vjeç 58, banues në Drithas Maliq, pasi dyshohet se duke drejtuar  mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz“, i parkuar, në pronësi të shtetasit E.D., vjeç 31, banues në Maliq, ku ka dëme materiale. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.R., vjeç 31, banues në Vlorë, pasi më datë 12.06.2018, në rrugën ”Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për trafiqet e narkotikët
Gjirokastër
Vijon puna për parandalimin e trafikut të klandestinëve.

Ndalohet një shtetas për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:
E.M., 21 vjeç,  lindur dhe banues në  Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 12.06.2018, pas informacioneve të mara në rrugë operative ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, pesë shtetas të huaj nga Pakistani.
Ky shtetas fillimisht ka kundërshtuar urdhrin e  punonjësve të policisë për të ndaluar por më pas është kapur nga shërbimet e Policisë pranë DVP Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga nenet 242 dhe 298/2 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.L., dhe S.B., vjeç 20 e 20, banues në Koplik, Malësia e Madhe, pasi më datë 11.06.2018, në fshatin Kamicë, Malësia e Madhe, nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.Gj., vjeç 20, banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi dyshohet se në Bushat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip ‘’Lifan’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.O., vjeç 45, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në Bushat, në afërsi të kalasë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘’Dajang’’ . Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2018, në dalje të qytetit Kukës, shtetasi B.Sh., vjeç 35, banues në fshatin Shtiqën, me leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “Minikuper”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndërroi jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 12.06.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin E.P., vjeç 28, banues në fshatin Kam, pasi dyshohet se ka falsifikuar një kartë identiteti dhe një pasaportë biometrike. Neni 189 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.06.2018, në rrugën “Ali Demi”, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, mjeti tip “Alfa Romeo”, i shtetasit E.F., vjeç 35. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.K., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes N.F., vjeçe 54, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për rënien nga pema të shtetasit Y.H., ndodhur në fshatin Petrelë, më datë 12.06.2018, ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.R., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Papa Gjon Pali”, ka tentuar për të vjedhur. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.P. vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ludovik Shllaku”, me vetëgjyqësi, i ka marrë një kamerë shtetasit V.T., vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi H.Gj., vjeç 86, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkak se është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit e mitur D.D., S.D., E.C., E.F., M.A., A.C., M.V., K.S., dhe A.B., vjeç 17, 15, 14, 14, 16, 14, 15, 16 e 14, banues në Tiranë, bazuar në nenin 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.Sh., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.Sh., vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.06.2018, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, kanë vjedhur një dyqan në përdorim nga shtetasja B.S., vjeçe 34, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa rroba. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.M., vjeçe 52, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi K.M., vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.M., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Pepo”, në banesë, duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses M.R., vjeçe 24, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.R., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi L.M., vjeç 39, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.V., vjeç 15, banues në Tiranë, bazuar në neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.R., vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka kanosur me fjalë, shtetasen D.B., vjeçe 48, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit M.B., dhe A.D., vjeç 51 e 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin ”Gjergj Fishta”, kanë kanosur me fjalë, shtetasin R.Sh., vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M., vjeç 60, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten, L.M., vjeçe 51, banuese në Tiranë. Nenet 130/a e 84 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.D., vjeçe 57, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kunati, shtetasi L.D., vjeç 61, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2018, në rrugën “Don Bosko”, në banesë, ka prerë damarët e dorës shtetësia A.E., vjeçe 24, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen J.Sh., vjeçe 27, banuese në Tiranë. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.S., vjeçe 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se babai D.S., vjeç 62, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.B., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, shtetasen V.Sh., vjeçe 41, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, në rrugën e “Dajtit”, është vjedhur banesa e shtetasit A.M., vjeç 34, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa orendi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 16, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Shefqet Kuka”, në dyqanin e tij, një person i panjohur me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S., vjeç  62, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, I.S., vjeçe 22, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin T.P., vjeç 81, banues në Babrru, pasi dyshohet se djali G.P., vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.V.,  vjeç 23, banues në Kamëz, pasi dyshohet se gjatë natës, në Kamëz, në banesën e shtetasit R.P., vjeç 52, ka vjedhur një sasi lekësh. Punohet për kapjen e E.V. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.E., vjeç 37, banues në Tiranë, bazuar në nenin 121 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin K.K., vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Tiranë, për shtetasin P.B., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Fushë Mëzez, në banesë, u kap duke bërë punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Durrës
Më datë 12.06.2018, në lagjen Nr. 15/1, tek vaskat e peshkimit Durrës është gjetur i mbytur fëmija L.L. 12 vjeç.
I mituri ishte larguar dje pasdite nga banesa dhe familjarët kishin nisur kërkimet.
Policia është lajmëruar kur fëmija është gjetur i mbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.V., vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, me vetëgjyqësi, i ka marrë celularin, shtetasit A.Z., vjeç 55, banues në Durrës. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, gjatë natës, pranë banesës shtetasit D.Gj., vjeç 38, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, në lagjen nr. 5, është konstatuar vjedhja e banesës të shtetases F.R., vjeçe 28, ku kanë marrë një sasi parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, shtetasja F.D., vjeçe 42, banuese në Durrës, kallëzon se vajza e saj E.L., vjeçe 18, i është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.P., vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin N.E., vjeç 49. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit I.G., dhe E.G., vjeç 19 e 30, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasin D.C., vjeç 47. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë  12.06.2018, nga kontrolli i ushtruar në pyllin e fshatit Shqezë, Njësia Administrative Cudhi, u gjetën të kultivuara 15  bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Krujë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 55, banues në fshatin Borizanë, pasi në Borizanë, ka goditur me mjete të forta, shtetasin A.K., vjeç 58, banues në Borizanë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.M, vjeç 16, banues Xhafzotaj, pasi dyshohet se në Xhafzotaj, ka kanosur me fjalë, shtetasin Q.P., vjeç 43, banues në Xhafzotaj. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, në fshatin Maminas, shtetasja B.K., vjeçe 38, në banesë aksidentalisht është rrëzuar dhe dëmtuar, pas mjekimit në spital, ndodhet në banesë pa probleme për shëndetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.D., vjeçe 53, banuese në Shijak, pasi dyshohet se ish bashkëshorti S.Rr., vjeç 56, banues në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.06.2018, në lagjen “Shënkoll”, në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit P.Q., vjeç 47, aksidentalisht duke punuar, ka dëmtuar dorën, shtetasi A.M., vjeç 28, i cili pasi u mjekua në spital u largua për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 12.06.2018, shtetasi A.B., vjeç 28, banues në Gramsh, kallëzon se më datë 11.06.2018, gjatë ditës, në qytet i ka humbur celulari. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
L.I., 46 vjeç, banues në Pogradec.
Pasi më datë 12.06.2018, në vendin e quajtur  "Stanet e Divjakës, Uji ftohtë Llëngë" ka prerë 70 m sterë dru zjarri në pyllin në pronësi të shtetasit P.D., 72 vjeç, banues në Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 205 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.Y, 44 vjeç, banues në Pogradec, bazuar në nenin 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor:
L.K., 23 vjeç, banues në Gjerbës, Skrapar.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim Nr.33, datë 16.11.2017, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, në lagjen “30 Vjetori”, është vjedhur banesa e shtetases G.H., vjeçe 20, banuese në Berat, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.T., vjeç 55, banues në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në Sqepur, në objektin në pronësi të tij, u kap duke ndërtuar një shtesë kati, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.D., vjeç 51, banues në fshatin Dobrushë, Skrapar, pasi dyshohet se në Dobrushë, ka pushtuar sipërfaqe tokë në pronësi të shtetasit V.D., vjeç 66, banues në fshatin Kashar, Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin N.T., vjeç 44, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se në fshatin Çerenisht, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë gjahu në ajër, iu sekuestrua arma e gjahut të cilën e mbante me leje. Neni  274  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes, për shtetasen E.Sh., vjeçe 38, pasi dyshohet se bashkëshorti V.Sh., vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Fier
Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për "Heqje të paligjshme të lirisë", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Vetëgjyqësi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
L.B., 37 vjeç
O.B., 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.
Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marrë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B., 46 vjeç, banues në Fier.

Fier
Informacion paraprak
Më datën 12.06.2018, rreth orës 07:30, në lagjen "1 Maji", te kryqëzimi i parkut në Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip "Benz" me pronar shtetasin F.K., dhe drejtues shtetasin A.A.
Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 12.06.2018, në fshatin Krutje e Sipërme, në banesë ka vdekur shtetasi Th.P., vjeç 51. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin S.M., vjeç 25, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ndaj ish-bashkëjetueses, shtetases Xh.A., vjeçe 22, banuese në Savër. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë   Fier, për shtetasin E.B., vjeç 18, banues në Ballsh, pasi dyshohet se tek “Ura e Kalenjës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.06.2018, në lagjen “1 Maji”, është vjedhur banesa e shtetases K.H., vjeçe 41, ku janë marrë disa orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.B., vjeç 46, banues në Radhimë, pasi dyshohet se më datë 10.06.2018, në Radhimë, ka goditur me grusht, shtetasin F.C., vjeç 45, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.H., vjeç 46, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 10.06.2018, në lagjen “Rilindja”, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.H., vjeç 29, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, në banesën e shtetasit  B.A., vjeç 62, kanë vjedhur disa orendi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, shtetasi P.M., vjeç 47, banues në Vlorë, kallëzon se nëpërmjet telefonit celular, i kanë ardhur mesazhe kërcënuese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal. 

Informacion paraprak
Më datë 13.06.2018, në lagjen “15 Tetori”, shtetasja N.L., 60 vjeçe, banuese në Vlorë,  ka konstatuar në oborrin e banesës një fitil zjarrpërcjellës pa lëndë plasëse. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen M.D., vjeçe 42, banuese në Himarë, pasi dyshohet se Himarë, ka kanosur me fjalë dhe ka goditur shtetasin P.Z., vjeç 60, banues në Himarë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 12.06.2018, gjatë natës, në fshatin Bajkaj, janë vjedhur 2 krerë bagëti të imta në pronësi të shtetasit S.P., vjeç 86. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit F.Gj., dhe G.D., vjeç 74 e 60, banues në Ksamil, pasi dyshohet se në Ksamil, tek “Pema e thatë”, kanë ndërtuar dy objekte pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Dh.A., vjeçe 50, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.06.2018, në banesë, ish-bashkëshorti, shtetasi G.A., vjeç 49, banuese në Sarandë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.K., vjeç 52, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.06.2018, në lagjen nr. 1, ka kanosur me fjalë, shtetasin E.K., vjeç 55, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, në fshatin Çukë, në hangarin e shtetasit V.M., vjeç 54, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa dengje me bar të thatë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 12.09.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K.M., vjeç 28, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në Sarandë, gjatë ekzekutimit të vendimit, për prishjen e një ndërtimi pa leje, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 199/a/1 dhe 236 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen  E.I., vjeçe 36, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti A.I., vjeç 52, banues në Gjirokastër,  pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 11.06.2018, në fshatin Kodër, shtetasi E.K., vjeç 45, banues në Patos, Fier, duke shkuar për në punë, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë është dëmtuar, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme, për shtetasen P.P., vjeçe 27, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti Xh.M., vjeç 25, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme, për shtetasen F.L., banuese në Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, vjehrra A.L., ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin J.Ll., vjeç 28, banues në Blinisht, pasi dyshohet se në Blinisht, ka goditur me grusht, shtetasin P.N., vjeç 63, banues në Blinisht. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.S., vjeç 48, banues në Lezhë, bazuar në nenin 90/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen L.Ll., vjeçe 27, banuese në Kurbin, pasi dyshohet se bashkëshorti E.Ll., vjeç 36, banues në Milot, kallëzon se bashkëshortja L.Ll., prej më shumë se dy javësh, ka marrë djalin e tyre të moshës 3-vjeçare dhe është larguar tek banesa e prindërve të saj në Barbullojë në Lezhë, pa miratimin e tij. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.Gj., vjeç 56, banues në fshatin Berdicë e Madhe, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, shtetasi R.V., vjeç 56, banues në fshatin Myselim, kallëzon se në Shkurt 2017, ish-bashkëshortja, shtetësia J.V., vjeçe 49, banuese në fshatin Postribë, i ka marrë një sasi euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Më datë 12.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Sh.K., vjeçe 48, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.K., vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin T.P., vjeç 59, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në Velipojë, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin V.D., vjeç 25, banues në fshatin Morinë, bazuar në Nenet 84 e 278/4 të Kodit Penal.

Kukës
I gjendet në banesë 1 armë zjarri mitraloz me 100 fishekë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Sh.K., 30 vjeç, banues në fshatin Morinë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e banesës së tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraloz si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin F.Ç., vjeç 49, pasi dyshohet se në fshatin Sopot, ka ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin B.Sh., vjeç 16, banues në fshatin Tomin, pasi dyshohet se në qytet Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Land Rover”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin e mitur A.I., vjeç 12, banues në  Peshkopi, pasi dyshohet se në qytet Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Mitubish”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L., vjeç 46 , banues në fshatin Zerqan, pasi në Bulqizë në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peuget”. Neni 291 i Kodit Penal.

Dibër
Mbante armë zjarri pa leje
Arrestohet në flagrancë nga Policia një shtetas
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Ç.B., 27 vjeç, banues në Arras, Dibër.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë pa leje, shërbimet e policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur 'Stani i Gjoshe', fshati Krejë, Lurë, është kapur në flagrancë me një armë zjarri pushkë me 3 fishekë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pushkë model 63, dhe 3 fishekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasen F.K., vjeçe 47, banuese në fshatin Çerenec, bazuar në nenin 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin Sh.E., vjeç 44, banues në Klos, pasi dyshohet se më datë 10.06.2018, në Klos,  ka kanosur me fjalë, shtetasen L.B., vjeçe 23. Neni 84 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 12.06.2018,  shërbimet e DVKM, Tiranë, kanë dërguar në QKPA Babrru Tiranë shtetasin A.L., vjeç 33, me shtetësi algjeriane, për procedura për kthim vullnetar, pasi ka hyrë ilegalisht në afërsi të pikës së kalimit kufitar Kapshticë.

Më datë 12.06.2018, shërbimet e DVKM Tiranë, kanë dërguar në QKPA Babrru Tiranë shtetasin V.S., vjeç 59, me shtetësi ruse, për procedura për kthim vullnetar, pasi më datë 11.06.2018, ka hyrë ilegalisht nga PKK Muriqan.

Më datë 12.06.2018,  shërbimet e DVKM Tiranë, kanë dërguar në QKPA Babrru Tiranë, dy shtetas pakistanez, R.A., dhe M.N., vjeç 27 e 31, për procedura për kthim vullnetar, pasi kanë hyrë ilegalisht në afërsi të PKK Kakavijë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.S., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 17.05.2018, në afërsi të SPKM, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, u ekstradua për në Danimarkë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.R., vjeç 31, banues në Maqedoni, pasi Autoritet Gjyqësore Daneze, kanë lëshuar urdhër arresti datë 03.05.2017, për veprën penale “Grabitje dhe tentativë vrasje”. Kodi Penal Danez. 

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 20.11.2017, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.  

Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.R., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.06.2018, në afërsi të PKK Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2018, shërbimet e DVKM, Tiranë, kanë dërguar në QKPA Babrru Tiranë 2 shtetas të huaj, A.M., dhe A.G., vjeç 25 e 30, me shtetësi algjeriane dhe tuniziane, për procedura për kthim vullnetar, pasi kanë hyrë ilegalisht në afërsi të Kakavijës, Gjirokastër.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 12.06.2018, shërbimet e DVP Gjirokastër, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, kapën pesë shtetas pakistanez, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme, M.A., A.A., K.A, M.R., e M.K., vjeç 37, 29, 25, 25 e 26, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave, u proceduan me urdhra largimi vullnetarë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 12.06.2018, në PKK Hani i Hotit, u ekstradua drejt Malit të Zi, shtetasi R.Z., vjeç 35, banues në  Nish, Serbi, pasi Gjykata Supreme e Kotorrit, Mali i Zi, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 244 i Kodit Penal Malazez.

Më datë 11.06.2018, në SPK Hani i Hotit, në afërsi të hekurudhës, shërbimet e kufirit  kanë dërguar në Q KPA, Babrru Tiranë 7 shtetas pakistanez, 2 turq, 1 maroken dhe 1 sirian, Y.A., W.M., I.A., M.F., N.M., I.M., A.M., E.M., Y.B., E.B., dhe N.Sh., vjeç 20, 28, 47, 23, 33, 20, 29, 39, 38, 24 dhe 31, për procedura për kthim vullnetar, pasi kanë hyrë ilegalisht në afërsi të PKK Kakavije.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 12.06.2018, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tropojës”, shtetasi Sh.N., vjeç 54, banues në Tiranë, u kap me fugonin tip “Benz” duke transportuar 10 bagëti të trasha të futur kontrabandë nga Kosova. Neni 174 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1