Vlorë, finalizohet operacioni policor “Stroke”.

Vlorë, operacioni "Stroke" (për video klikoni mbi link)004

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një automjet tip "Jaguar".

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë në zbatim të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, por edhe të atyre që posedojnë apo qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë zhvilluar operacionin “Stroke”.

Si rezultat, është kapur shtetasi i shpallur në kërkim:

R. M., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.546 datë 25.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ''Kultivimi i bimëve narkotike''.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:

E. G., 38 vjeç, lindur në Vlorë, banues në Sarandë.

Shtetasi i mësipërm qarkullonte në qytet me një mjet tip ''Jaguar'', në të cilin posedonte një armë zjarri "pistoletë" pa leje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri pistoletë,
1 automjet tip Jaguar

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kultivimi i bimëve narkotike'' dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore, për të krijuar ambiente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore, të telefonojnë në numrin pa pagesë 129, duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

001

002

003

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2