Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Korrik 2018

I. VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR01drejtoria new


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
1. Më datë 30.06.2018, në lagjen Nr.13, në plazh, duke u larë në det, shtetasi N.I. 66 vjeç, banues në Zvicër dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, infarkt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.

II. DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
SHÇBA
Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.
Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.
I ndjeri, ka nisur punë në Gardën e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Seksioni për korrupsionin

Ne vijim të kontrolleve parandaluese dhe mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional "Tispol", efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, këtë fundjave u fokusuan tek kontrolli i kombinuar i shpejtësisë në rrugët interurbane dhe urbane, kontrollin ie nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore.

Në funksion të këtyre kontrolleve përgjatë fundjavës, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë :

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
• Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
• Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.
• Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Rastet e Mitëdhënies:

Në rrugën "Xhorxh W. Bush" u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E.A vjeç 28, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l ku gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e penalizimit, drejtuesi i mjetit i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 1000 leke.

Në rrugën Konferenca e Pezës u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për vepren penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike, shtetasi me iniciale A.B vjeç 36, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 2000 lekë.

Në rrugen Abdi Toptani u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale A.S vjeç 25, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/l, dhe me qëllim shmangien e penalizimit u ofroi punonjësve të policisë një shumë prej 3000 lekësh.


Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar
1. Më datë 30.06.2018, u ndaluan shtetasit E. T., 31 vjeç dhe L. B., 31 vjeç, banues në Kamzë e Tiranë, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa subjekte, kanë krijuar skema mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehjen e të ardhurave, falsifikimin i vulave, i stampave ose i formuluarve, duke shkaktuar dëme në shumën prej 86.000.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një studio kontabël (me administrator shtetasin E. T.), 7 kasa fiskale, 10 vula të subjekteve private, një sasi dokumentacioni dhe fatura tatimore e jo tatimore. Nenet 144/a, 180 e 190/2 të Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 30.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y. S., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi rreth orës 05:25, në rrugën “Berisha”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” ka aksidentuar shtetasin K. K., vjeç 37, banues në fshatin Çekrezë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. T., vjeçe 23, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Bardhyl”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. A., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi rreth orës 14:30, në Baldushk, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” ka dal nga rruga, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:00, në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar autobusin tip “Irisbus” ka aksidentuar shtetasin H. H., vjeç 79, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Sektori për trafiqet e narkotikët
Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani sekuestrohen pako tritoli me kapsolla të montuara.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një shtetas italian.
Specialistët kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë
kanë gjetur dhe sekuestruar:
• 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.
U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi A. K., 28 vjeç, banues në Durrës.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", " Fshehja e të ardhurave", " Punësimi i paligjshëm "parashikuar në nenet 278/a , 278/5, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për drejtuesit e një trageti, pasi dyshohet se në PKK, Port ka shkarkuar ujëra të ndotura në det. Neni 203 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., vjeç 41, banues në fshatin Kurjan, pasi rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen e mitur A. M., vjeçe 6, banuese në Kurjan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N. L., vjeç 39, banues në Lezhë, pasi rreth orës 17:40, në rrugën e spitalit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Gj. B., vjeç 33, banues në fshatin Kukël, pasi rreth orës 10:20, në hyrje të fshatit Kukël, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonçin”, ka dalë nga rruga, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër për vlerësim, për shtetasin A. D., vjeç 37, banues në fshatin Nicaj, pasi rreth orës 11:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, duke drejtuar mjetin tip “Chrysler” me targë është përplasur me mjetin tip “Daimler” të drejtuar nga shtetësia S. D., vjeçe 45, banuese në Shkodër, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja, Y. S., vjeçe 55, banuese në Shkodër, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., vjeç 40, banues në fshatin Bleran, pasi rreth orës 19:45, në fshatin Stom Golem, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke rënë në kanalin anësor të rrugës, për pasojë është dëmtuar pasagjeri E. L., vjeç 40, banues në fshatin Bleran, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Goditet një tjetër  rast i mitdhënies
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga efektivët e Sektorit të policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  në  vendin e quajtur 'Qafa e Buallit', Bulqizë u arrestua  në flagrancë  shtetasi :
-  M. L., 35 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas u ka ofruar 5000 lekë punonjësve të policisë rrugore , për të  shmangur masën administrative pasi nuk kishte vendosur rrinin e sigurimit, si dhe kishte mungesë të dokumentacionit të automjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua vlera monetare. 
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për
 veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. Gj., vjeç 43 , banues në Bulqizë, pasi rreth orës 18:20, në aksin rrugor Peshkopi Qafë-Bualli, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R. D., vjeç 17, banues në fshatin Ushtelenxë, pasi rreth orës 19:00, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V. V., vjeçe 28, banues në Tiranë, pasi sepse ish bashkëjetuesi, H. V., vjeç 33, banues në Tiranë, pa punë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 30.06.2018, shtetasi D. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 11:00, në rrugën “Selim Brahja”, dy persona me kamionin tip “Benz” të një firme, në një kosh mbeturinash, kanë vjedhur mbetje të riciklueshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 30.06.2018, shtetësia E. H., vjrçe 56, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08.06.2018, i është larguar nga banesa djali, D. H., vjeç 32. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. H., vjeç 45, banues në Tiranë, me detyrë menaxher lokali, pasi në rrugën “Pashko Vasa”, në lokalin që menaxhohej prej tij, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, duke lejuar muzikë me volum të lartë. Nenet 274 e 242 të Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, është rrëzuar në trotuar shtetasi G. C., vjeç 34, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
4. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. R., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi rreth orës 14:00, në rrugën “Emin Duraku”, ka kanosur gjyshin, shtetasin P. R., vjeç 84, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
5. Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A. N., vjeçe 21, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, E. N., vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 30.06.2018, rrugën “Don Bosko”, tek një pikë karburanti, shtetasi A. K., vjeç 26, banues në Tiranë, ka furnizuar me karburant mjetin dhe është larguar. Punohet për kapjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë, për vlerësim.
2. Më datë 30.06.2018, në rrugën “Siri Kodra”, tek “Ura e Paskuqanit”, shtetasit Sh. L., vjeç 67, banues në Tiranë, pasi i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz” i kanë marrë disa sende. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. B., vjeç 27, banues në Shkodër. Neni 121/a i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur me iniciale C. M., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hysni Gërbolli”, nga pakujdesia, ka dëmtuar mjetin tip “Toyota” të shtetasit H. M., vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal.
5. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J. T., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi rreth orës 08:30, në rrugën e “Kavajës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për tu identifikuar. Neni 242 i Kodit Penal.
6. Më datë 30.06.2018, rrugën e “Durrësit”, në një banesë të braktisur ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet per shkaqe asksidentale. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
7. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. D., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, V. M., vjeçe 36, banuese në Tiranë, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
8. Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. G., vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F. I., vjeçe 47, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 10:30, në rrugën e “Dibrës”, në një dyqan me vetëgjyqësi, ka marrë një telefon tip “Samsung”, pasi telefoni i blerë në këtë dyqan nuk ishte riparuar. Neni 277 i Kodit Penal.
2. Në vijim të komunikatës të datës 23.06.2018, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases S. T., u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
3. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit O. Gj., dhe R. Gj., vjeç 29 e 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, për probleme pronësie, kanë ushtruar vetëgjyqësi ndaj njëri tjetrit. Neni 277 i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2018, shtetasi E. M., vjeç 25, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 10:30, i është larguar nga banesa nëna, shtetësia B. M., vjeçe 54. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
5. Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I. H., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi më datë 30.06.2018, rreth orës 23:55, në rrugën “Bardhyl”, nga kontrolli fizik i’u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1.1 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. Z., vjeçe 36, banuese në fshatin Valias, pasi djali, shtetasi E. Z., vjeç 22, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. Z., vjeç 22, banues në Kamzë, pasi në rrugën “Abdi Bej Toptani”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, L. Z., vjeçe 36, banuese në Kamzë, pa punë, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E. S., dhe M. S., vjeç 28 e 39, banues në Kamzë, pasi në rrugën “Paqësori”, gjatë një konflikti, E. S., ka goditur me grusht shtetasin A. Q., vjeç 14, banues në Kamzë, kurse M. S., ka goditur me grusht shtetasin B. Q., vjeç 54, banues në Kamzë. Neni 89 i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2018, shtetasi Nj. M., vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se një person e ka shqetësuar nëpërmjet telefonit. Punohet për identifikimin kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 30.06.2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetasi G. A., vjeç 77, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera mendohet vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
2. Më datë 30.06.2018, në rrugën “Panajot Pano”, në banesë, shtetësia J. J., vjeçe 26, ka konsumuar një sasi medikametesh për depresion, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
3. Më datë 30.06.2018, në spital ka vdekur shtetësia L. R., vjeçe 91, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera mendohet vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
4. Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H. G., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi, nuk pranon ti japë lekë për shitjen e mjetit tip “Fiat” shtetasit T. K., vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vorë
1. Në vijim të komunikatës të datës 28.06.2018, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. S., u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin D. Gj., vjeç 58, banues në Kavajë, në fshatin Qerret, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
1. Në vijim të komunikatës datë 18.06.2018, që bën fjalë për vepren penale ”Vjedhja”, më datë 30.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, B. M., vjeç 26, banues në Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N. Gj., vjeçe 32, banuese në Durrës, pasi i kunati, shtetasi B. Gj., vjeç 42, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
3. Më datë 30.06.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V. D., vjeç 26, banues në Durrës. Neni 121/a Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. R., vjeç 52, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, në një lokal ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës, shtetases E. C., vjeçe 22, të cilës iu plotësua kërkesë padia për urdhërmbrojtje të menjëhershme. Neni 130 i Kodit Penal dhe Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Sh. H., vjeçe 47, banuese në fshatin Tapizë, pasi bashkëshorti, shtetasi L. T., vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit K. Z., dhe Xh. C., vjeç 48 e 57, banues në fshatin Luz e Larushk, pasi në fshatin Nikël, K. Z., duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan” pa targë, është përplasur me mjetin tip “Fiat” të drejtuar nga Xh. C., ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri i motorit, shtetasi E. Z., vjeç 21, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290, 291 e 273 të Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, shtetasi B. H., vjeç 61, banues në Fushë Krujë, ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa nëna, shtetësia Sh. H., vjeçe 85. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë.
4. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A. M., vjeç 47, banues në Krujë, pasi ka shpuar gomat e mjetit tip “Benz” të shtetases J. M., vjeçe 54, banuese në Tiranë. Neni 150 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
1. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M. B., vjeçe e 61, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi bashkëshorti, shtetasi Sh. B., vjeç 75, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Elbasan
1. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë. Kanos me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim nga Policia.
Sekuestrohet arma e zjarrit dhe fishekët.
Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen "Shënkoll", Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjëve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku shtetasi E. V., Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.
Nga veprimet e kryera nga Grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi E.V, 25 vjeç, banues në lagjen "Brigada 17 Sulmuesi", Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri , shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues, në Elbasan.Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip "Pushkë", dhe 7 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" "Prishja e qetësisë publike", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit" të parashikuar nga nenet 84, 274, dhe 278, të Kodit Penal.
2.Më datë 30.06.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh. P., vjeç 51, banues në fshatin Xibrrakë, pasi në këtë fshat, dyshohet se i ka vjedhur banesën shtetasit A. P., vjeç 53. Neni 134 i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A. K., vjeç 44, banues në Elbasan, pasi në fshatin Shelcan, me vetëgjyqësi, ka dëmtuar disa shtylla betoni në pronësi të shtetasit P. P., vjeç 53, banues në Shelcan. Nenet 277 e 150 të Kodit Penal.
4. Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit A. M., dhe M. Ll., vjeç 22 e 22, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Viserion Xhuvani”, kanë kanosur me fjalë shtetasit U. G., dhe A. G., vjeç 30 e 47, banues në Elbasan. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
1. Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largim nga banesa të shtetases E. B., më datë 30.06.2018, u kap dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Ju dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan.
2. Në vijim të komunikatës të datës 15.06.2018, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit O. G., më datë 30.06.2018, rreth orës 09:45, ky shtetas u gjet i vdekur dhe pa shenja dhune, në një kanal me ujë, në fshatin Dragostunjë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Gramsh
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh. T., vjeç 22, banues në Elbasan, pasi gjatë natës, në qytet, dyshohet se ka vjedhur farmacinë e shtetases R. L., vjeçe 27, banuese në Gramsh. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë
1. Më datë 30.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., dhe E. B., vjeç 17 e 23, banues në Korçë e Vlorë, pasi në fshatin Qatrom, në bashkëpunim, kanë vjedhur materiale të ndryshme në objektin e shtetasit A. K. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, në lagjen nr. 5, shtetasi R. K., vjeç 46, banues në Korçë, duke hapur qepenin e magazinës, është dëmtuar, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë për ngjarje aksidentale.
3. Më datë 30.06.2018, në lagjen nr. 4, shtetasi I. P., vjeç 29, banues në Korçë, në gjendje të dehur, ka dëmtuar dorën dhe pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
4. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Y. L., vjeç 81, banues në Korçë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit dhe bashkëshortes, shtetasve Gani M. Gj., dhe H. Gj., vjeç 81 e 79. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
5. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G. F., vjeçe 42, banuese në Korçë, pasi në banesë bashkëshorti, shtetasi I. F., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Maliq
1. Më datë 30.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, R. B., vjeç 65, banues në Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale ”Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, në fshatin Zvezdë, shtetësia H. K., vjeçe 57, banues në Zvezdë, duke zbritur shkallët është rrëzuar dhe pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Pogradec
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E. K., vjeç 43, banues në fshatin Buçimas, pasi në këtë fshat, në bashkëpunim, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. K., vjeç 75, banues në Buçimas. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin K. J., vjeç 58, banues në Pogradec, në lagjen nr. 3, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar shtetasin Gj. R., vjeç 59, banues në Pogradec. Neni 235 i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin K.Xh, 18 vjeç, banues në Pogradec, bazuar në nenin 283/1 të Kodit Penal. Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E. G., vjeç 25, banues në Berat, pasi në lagjen ‘’30 Vjetori’’, ka kanosur me fjalë shtetasin F. P., vjeç 61, banues në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, në lagjen “Çlirim”, në banesën e shtetasit A. S., duke luajtur e ka zënë poshtë bufeja, shtetasen me iniciale K. I., vjeçe 17, banuese në Ura Vajgurore, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.
3. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin R. B., vjeç 68, banues në Berat, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. H., vjeçe 42, banuese në fshatin Moravë, pasi në banesë, bashkëshorti Sh. H., vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Kuçovë
1. Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M. Z., vjeçe 26, banuese në fshatin Havaleas, pasi në banesë, bashkëshorti, E. Z., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Lushnjë
1. Në datën 30.06.2018, rreth orës 02:25, në vendin e quajtur "Zhym", shtetasi V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Lushnje duke drejtuar automjetin tip "Fiat punto" ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe është aksidentuar pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje. Informacion Paraprak.
2. Në datën 30.06.2018, rreth orës 17:10, në lagjen "Çlirim", Lushnje, në afërsi të shinave të trenit, shtetasi E.N, 27 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur një murë rrethues. Shtetasi E.N ka marrë dëmtime dhe pas marjes së mjekimit në Spitalin e Lushnjes do të transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Informacion Paraprak
Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A. M., vjeç 52, banues në fshatin Fitore, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua dëmtim i vulave në matësin e energjisë elektrike. Neni 150 i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit E. A., dhe J. Ç., vjeç 36 e 53, banues në Vlorë, pasi në banesa, u kapën duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2018, gjatë ditës, në fshatin Kaninë, persona të paidentifikuar kanë dhunuar banesën e shtetasit Q. M., vjeç 67. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 112 i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F. A., vjeç 44, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, në banesën e ish bashkëjetueses, shtetases M. Sh., vjeçe 31, banuese në Vlorë, ka marrë fëmijët pa lejen e saj. Neni 277 i Kodit Penal.
5. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasi, E. S., vjeç 54, banues në fshatin Sherishtë, pasi vajza, shtetësia E. S., vjeçe 22, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Himarë
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. Gj., 56 vjeç, banues në fshatin Borsh, pasi ka kanosur me mesazhe telefonike, shtetasin Gj. M., vjeç 52, banues në Borsh. Neni 84 i Kodit Penal.
2. Më datë 29.06.2018, u ndalua shtetasi A. B., vjeç 35, banues në Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Neni 235 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin R. I., vjeç 57, banues në fshatin Gjashtë, pasi në Qafë Gjashtë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., vjeç 25, banues në Sarandë, pasi në Ksamil, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetaset V. M., dhe I. Ç., vjeçe 47 e 37, banuese në Libohovë, pasi në fshatin Dhuvjan, kanë goditur me pëllëmbë, shtetasen L. T., vjeçe 37, banuese në Libohovë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1. Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B. V., vjeçe 54, banuese në fshatin Qafgradë, pasi M. V., vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

1.Më datë 30.06.2018, pranë Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, u paraqiten 6 shtetas të huaj, të cilët në PKK Kakavijë, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas u dërguan në QKPA Babrru, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.
3. Më datë 30.06.2018, pranë DVKM Tiranë, u paraqit një shtetas i huaj, i cili ka hyrë ilegalisht në PKK Kakavijë. Ky shtetas u dërgua në QKPA Babrru, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin në vendin e origjinës.
4. Më datë 01.07.2018, u deportua nga Anglia, shtetasi në kërkim A. Sh., vjeç 29, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e ka dënuar 103 ditë burg, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Nenet 190 e 186 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për vlerësim, për shtetasin E. Gj., vjeç 35, banues në Lezhë, pasi në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.
2. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin A. D., vjeç 25 banues në Paskuqan, pasi në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.
3. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin I. K., vjeç 26, banues në Peshkopi, pasi në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.
4. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin L. K., vjeç 55, banues në Lushnje, pasi në bagazhin e mjetit fugon iu gjet një kuti me ilaçe të padeklaruara, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
5. Më datë 30.06.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin B. Sh., vjeç 37, banues në Lushnjë, pasi në bagazhin e mjetit fugon iu gjet një kuti me ilaçe të padeklaruara të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
6. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. B., vjeç 23, banues në Hani Elezit, Kosovë, pasi në PKK Port, u kap duke vënë në përdorim një pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
1. Më datë 30.06.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin A. M., vjeç 48, banues në Sarandë, pasi në SPKM Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
1. Më datë 29.06.2018, tek shinat e trenit Hani -Hotit, nga shërbimet e SPKM, janë kapur 9 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi. Këta shtetas u dërguan në QKPA Babrru, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.
2. Muriqan, Shkodër.
Tentojnë të kalojnë në dalje të Republikës së Shqipërisë me dokumenta identifikimi të falsifikuara, arrestohen nga policia kufitare.
Me datë 30.06.2018, nga strukturat e D.V.K.M. është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve turq:
M. E. 36 vjeç, banues në Turqi.
B. Ç. 34 vjeç, banues ne Turqi.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të rregjistrimit në dalje nga Republika e Shqiperisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me karta identiteti rumune, të cilat dyshohet të jenë të fallsifikuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30