Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit godet 3 raste të mitëdhënies si dhe pezullon 66 patenta për shpejtësi dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Policia Rrugore e Tiranës godet 3 raste të mitëdhënies dhe pezullon 66 patenta (Per video klikoni mbi link)

Tiranë001

Në vijim të kontrolleve parandaluese dhe mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional "Tispol", efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, këtë fundjave u fokusuan tek kontrolli i kombinuar i shpejtësisë në rrugët interurbane dhe urbane, kontrollin ie nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore.

Në funksion të këtyre kontrolleve përgjatë fundjavës, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë :

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

• Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.

• Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Rastet e Mitëdhënies:

Në rrugën "Xhorxh W. Bush" u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E.A vjeç 28, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l ku gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e penalizimit, drejtuesi i mjetit i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 1000 leke.

Në rrugën Konferenca e Pezës u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për vepren penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike, shtetasi me iniciale A.B vjeç 36, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 2000 lekë.

Në rrugen Abdi Toptani u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale A.S vjeç 25, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/l, dhe me qëllim shmangien e penalizimit u ofroi punonjësve të policisë një shumë prej 3000 lekësh.

002

001

003

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5