Elbasan, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.

ElbasanElbasan 1 Korrik 2018

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.

Kanos me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe fishekët.


Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen "Shënkoll", Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku shtetasi E.V., sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Nga veprimet e kryera nga Grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi E.V., 25 vjeç, banues në lagjen "Brigada 17 Sulmuesi", Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues, në Elbasan.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip "Pushkë", dhe 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" "Prishja e qetësisë publike", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit" të parashikuar nga nenet 84, 274, dhe 278, të Kodit Penal.

Elbasan 1 Korrik 2018

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5