Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 02 Korrik 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia  

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 72 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 31 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 5 persona për narkotikët.

Janë kapur 15 persona në kërkim

4 persona për Dhunë në familje 
                          
2 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për  Krime ndaj personit

1 person për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit"

3 persona për veprën penale "Falsifikimi"

4 persona për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"

2 persona për veprën penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar"

1 person për veprën penale "Kanosja"

1 person për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës"

1 person për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm"

1 person për veprën penale "Përndjekja"


Janë sekuestruar:
2 armë zjarri,  11 fishekë, 6 gëzhoja; 4 pako me lëndë plasëse të dyshuara tritol
2 armë të ftohta ( 2 thika, 1 shkop metalik).
si dhe janë asgjësuar 319 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 154 persona.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5