Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Korrik 2018

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Tiranë
Goditi për shkak të detyrës Inspektorin e Hetimit Tatimor, arrestohet menjëherë nga Policia e Shtetit
Më datë 01.07.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin T.M., 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).
Ai, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit T.M., për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 01.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.K., vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në plazhin e Romano Port, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Himarë
Ndërtoi pa leje në fshatin Borsh, arrestohet 45-vjeçari.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar shtetasin:
Th.D., 45 vjeç, banues në Tiranë.
U krye arrestimi i tij pasi gjatë kontrollit të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fshatin Borsh është konstatuar se ka kryer ndërtim të paligjshëm në tokë publike.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Ndërtim i paligjshëm'', parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit I.C., dhe F.S., vjeç 24 e 24, banues në Tiranë, pasi më datë 30.06.2018, në rrugën “Tom Plezha”, gjatë kontrollit në lokalin e I.C., F.S., iu gjetën e bllokuan 12.4 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1 telefon. Neni 283/1 e 285/a të Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 46 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Q., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi më datë 30.06.2018, bulevardi “Zhan Dark”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 41, banues në Tiranë, me leje drejtimi pasi dyshohet se në rrugën Tiranë – Elbasan duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.P., vjeç 47, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Njazi Meka”, te Ura e Babrrus, duke drejtuar mjetin autobus tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen T.T., vjeçe 48, banuese në Babrru, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni  290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.07.2018, u arrestuan në flagrancë  shtetasit G.M., dhe F.T., vjeç 19 e 21, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.1, në mjetin tip “Citroen”, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike marijaunë. Nenet 283/1 dhe 300 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M., vjeç 18, banues në Durrës, për veprën penale bazuar në nenet 76, 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.Gj., vjeç 37, banues në Kavajë,  pasi dyshohet se më datë 30.06.2018, tek Shkëmbi i Kavajës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin S.M., vjeç 48, banues në fshatin Cudhi, Krujë,  pasi dyshohet se, në rrugën Krujë Qafshtamë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me leje drejtimi, ka goditur motorin tip “Honda”, pa targa, me drejtues shtetasin B.H., vjeç 31, banues në Burrel, me leje drejtimi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M., vjeç 24, banues në fshatin Pishlash Verri, Librazhd, pasi dyshohet se  në Seferan, Belsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, një drejtues motoçiklete, pa targë, ka aksidentuar shtetasen e mitur M.K., vjeçe 10, banuese në Elbasan, e cila pas mjekimit në spital, u largua për në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin G.D., vjeç 30, banues në Korçë, bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.Sh., vjeç 29, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e ka dënuar me 3 muaj dhe 10 ditë, për veprat penale ''Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve'' dhe ''Falsifikim të dokumenteve''. Nenet 190/1 e 186/1 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Krujë
Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.
Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Shkatërrimi i pronës me eksploziv" i mbetur në tentativë dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.07.2018, shtetësia Z.A., vjeçe 54, banuese në Tiranë, kallëzim se, i është larguar nga banesa babai R.Sh., vjeç 81. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit R.Sh., më datë 01.07.2018, u gjet e dorëzua familjarëve, i cili deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Informacion paraprak.
Më datë 02.07.2018, në rrugën “Margarita Tutulani”, nga pakujdesia ka rënë nga kati i pestë, i pallatit shtetasi L.L., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.07.2018, në rrugën ”Nuri Kello’’, është vjedhur banesa e shtetasit I.K., banues në Tiranë, ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për përndjekjen e shtetases V.H., më datë 01.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.G., vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 121/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.P., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, ka kanosur shtetasin E.F., vjeç 24, banues në Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e tre shtetasve të cilët dyshohen se në bulevardin “Zogu i Parë”, kanë goditur me grushte shtetasin M.Q., vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit J.L., A.Z., dhe R.Sh., vjeç 22, 22 e 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në rrugën “Gjergj Legisi”, iu gjetën e bllokuan 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen N.C., vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Gj., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur banesën e shtetasit B.P., vjeç 51, ku ka marrë bizhuteri. Punohet për kapjen e E.Gj. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.T., vjeç 79, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Allushi”, në banesë, ka bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.S., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes S.S., vjeçe 30. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen, S.S., vjeçe 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti Ç.S., vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S., E. Gj., dhe S. S., vjeç 20, 46 e 53, banues në Kamëz. Nenet 89, 278/2, 130/a, 300 e 301 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., vjeç 31, banues me qira në Mëzez, pasi në Mëzez, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes D.P., vjeçe 27, banuese në Mëzez, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të  menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet do t'i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 të Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.S., vjeç 46, banues në fshatin Pezë Helmës, pasi dyshohet se pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetaset H.O., dhe vajzën A.O., vjeç 55 e 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti Q.O., vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.Q., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në autostradën dytësore Tiranë-Durrës, në tokën në përdorim, u konstatua hapja e tre gropave. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.07.2018, në Golem, tek Mali i Robit, tek një hotel shtetasi Z.L., vjeç 55, banues në Tiranë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për  ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.P., vjeç 69, banuese në Durrës, pasi dyshohet se djali I.P., vjeç  38, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Vjedhja“, më datë 01.07.2018, u ndaluan shtetasit në kërkim M.F., dhe S.U., vjeç 33 e 26, banues në Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë,  për shtetasin A.F., vjeç 47, banues në Borizanë, pasi dyshohet se  në Borizanë, i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit Q.L., vjeç 64, banues në Borizanë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, në fshatin Bura, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetësia M.L., vjeçe 26, e cila rreth orës 14.57, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, në spital “Fushë Krujë”, ka vdekur shtetasi O.A., vjeç 58, banues në fshatin Prezë, Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultojë se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 01.07.2018, në spital ka vdekur shtetasja T.S., vjeçe 83, banuese në Krujë. Nga veprimet e kryera rezulton se në banesë kishte pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.C., vjeç 34, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 30.06.2018, në lagjen “Viserion Xhuvani”, në rrugë, iu gjet e bllokua një thikë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit L.D., dhe H.D., vjeç 20 e 36, banues në fshatin Qerret, pasi dyshohet se në Qerret, kanë goditur me sende të forta, shtetasit B.D., dhe E.D., vjeç 48 e 25, banues në  Qerret. Nenet 89 e 25  të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit A.T., G.T., B.K., dhe A.K., vjeç 22, 23, 23 e 28, banues në fshatin Griqan, pasi dyshohet se në datë 01.07.2018, në fshatin Griqan, kanë goditur me grushte me njëri-tjetrin. Nenet  89 e 25  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D.H., vjeç 40, banues në Librazhd. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.P., vjeçe 41, banuese në Korçë pasi dyshohet se bashkëshorti K.P., vjeç 49, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.07.2018, në lagjen nr.2, shtetasi Dh.M., vjeç 60, banues në Korçë, i cili duke riparuar disa llamarina në çatinë e lokalit të tij dhe është rrëzuar nga skelat, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.07.2018,  gjatë natës, në fshatin  Boboshticë, është vjedhur kasollja, në pronësi të shtetasit J.S., vjeç 50, banues në Korçë, ku kanë marrë disa materiale bujqësore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin H.B., vjeç 57, banues në fshatin Leminot, pasi dyshohet se në Leminot, ka plagosur lehtë  me dashje me sende të forta, shtetasin Sh.B., vjeç 65, banues në Leminot. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, në fshatin Çaushli, shtetasja Sh.Xh., vjeçe 46, është rrëzuar nga lartësia dhe është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 01.07.2018, gjatë natës, në Ersekë, në qytet, është vjedhur banesa e shtetasit S.M., vjeç 58, ku kanë marrë disa pajisje shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin F.T., vjeç 73, banues në fshatin Goriçan, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Goriçan, në banesën e tij, po kryente ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, rrugës për në spital ka vdekur shtetasi S.B., vjeç 74, banues në fshatin Fushë Peshtan. Nga veprimet rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.07.2018, në Patos, në banesë,  ka vdekur shtetasja H.K., vjeçe 76. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet  kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë Fier, për vlerësim.
Fier
Informacion paraprak
Në datën 02.07.2018, rreth orës 04:40, në fshatin Levan, Fier, shtetasi T.S., punonjës në një pikë karburanti ka njoftuar se 2 të rinj, e kanë kanosur dhe i kanë marrë xhiron e natës, rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip "Fiat". Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 01.07.2018, në Saver, në banesën e djalit të tij, D.S., vjeç 52, nga pakujdesia ka rënë nga kati i tretë, babai L.S., vjeç 85, i cili ndodhet  në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet  kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit L.G., dhe M.M., vjeç 49 e 39, banues në fshatin Golem i Madh, pasi dyshohet se në fshatin Golem i Madh, kanë goditur me grusht, shtetasin K.G., vjeç 26, banues në fshatin Golem i Madh. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 01.07.2018, në fshatin Gradishtë Divjakë, shtetësia D.C., vjeçe 31, banuese në fshatin Gradishtë, duke mbledhur bar në pronën e saj, aksidentalisht është dëmtuar me një vegël bujqësore dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekut. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L., vjeç 27, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.D., vjeç 44, banues në Vlorë, pasi në lagjen “15 Tetori”, ka dëmtuar me mjete prerëse, jashtë rrezikut për jetën shtetasin K.K., rreth 55 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasit A.D., dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin R.M., vjeç 33, banues në Gjashtë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në Gjashtë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, është përplasur me motorin tip “’Dayang’”, me drejtues shtetasin F.M., vjeç 33, banues në Sarandë, i cili është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit A.D., dhe B.D., vjeç 36 e 33, banues në Berdenesh, pasi dyshohet se në Berdenesh, kanë goditur me grushte shtetasin M.H., vjeç 64, banues në Berdenesh. Neni  90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.R., vjeç 28, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz“, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë dhe është larguar. Nenet 236/2 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Përmet
Ushtron dhunë në familje, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit:
A.K., 28 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi A.K., 53 vjeç banuese në Përmet, sepse në banesën ku jetojnë, i biri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.Gj., vjeçe 57, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se vëllai i saj, L.Gj., vjeç 38, banues në Kallmet, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit T.Gj., dhe P.Gj., vjeç 46 e 68, banues në Spiten, pasi dyshohet se në Spiten, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin Gj.D., vjeç 59, banues në Spiten. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin A.Gj., vjeç 47, banues në Laç, Kurbin, kryetar i fshatit Skuraj, Kurbin, pasi dyshohet se në fshatin Skuraj, gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 28 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Nenet 301 e 284 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.K., vjeçe 41, banuese në Laç, pasi dyshohet se bashkëshorti P.K., vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Shkodër
Shkodër
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite burg.
Më datë 01.07.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim:
P.P., 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 datë 30.05.2017 e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.S., vjeç 29, banues në Shkodër, me pune infermier në spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi dyshohet se shtetasi A.U., vjeç 47, banues në Shkodër, kallëzon se në oborrin e spitalit, është goditur nga një i sëmurë mendor dhe M.S., ka kundërshtuar shërbimin e patrullës dhe me pas ka refuzuar për të dëshmuar për ngjarjen. Nenet 307/1, 236/1 të Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.P., vjeç 39, banues në fshatin Grudë e Re, Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 01.07.2018, në fshatin Gruemir, në magazinën e shtetasit R.D., vjeç 70, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa vegla pune dhe një lopë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin H.Zh., vjeç 81, banues në fshatin Lis, pasi dyshohet se më datë 30.06.2018, gjatë natës, në Lis, me vetëgjyqësi, ka dëmtuar gardhin e banesës së shtetasit N.Zh., vjeç 55, banues në Lis. Neni 277 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 01.07.2018, pranë DVKM, Tiranë, u paraqitën 11shetas të huaj, të cilët në afërsi të Kakavijes, Gjirokastër, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas u dërguan në QKPA Babrru, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Më datë 01.07.2018, pranë DVKM, Tiranë, u paraqitën 3 shtetas të huaj, të cilët në afërsi të Kakavijes, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas u dërguan në QKPA Babrru, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e kthyer nga Norvegjia B.C., vjeç 23, banues në Dibër, pasi dyshohet se më datë 28.06.2018, në afërsi të PKK, Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 01.07.2018, në PKK, Qafë Thanë, në dalje, u kap shtetasi në kërkim D.H., vjeç 40, banues në Librazhd, pasi dyshohet se pasi ndaj tij ka filluar procedimi penal për “Plagosja e lehtë me dashje”. Neni 89 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2