Lezhë, Policia Rrugore masa për rritjen e parametrave të sigurisë

Lezhë, Policia Rrugore masa për rritjen e parametrave të sigurisë (per video klikoni mbi link)rrug003

Policia Rrugore e Lezhës, mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional "Tispol",  ka marrë masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke u fokusuar këtë javë në kontrollet e drejtimit të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe kontrolleve të mjeteve që rezultojnë debitore.

Gjithashtu, në fokus ka qenë edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit.
Në funksion të këtyre kontrolleve, janë  arrestuar 4 drejtues mjetesh për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" (të papajisur me leje drejtimi)

Janë tërhequr 123 leje drejtimi. Janë vendosur gjithsej 647 masa administrative, nga këto:

· 258 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
· 41 masa  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
· 144 masa  për parakalim të gabuar
· 40 masa  për mospërdorim të rripit të sigurimit,
· Ndërsa pjesa tjetër  e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
· Janë ndaluar administrativisht  10 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera

Policia Rrugore e Lezhës,  do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore  dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar  rregullat e qarkullimit rrugor.

Mos shpejto të arrish aksidentin!

rrug001

rrug002

rrug003

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2