Elbasan, tenton të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia

Elbasanelbasan

Tenton të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në fshatin Mlizë, Elbasan, po ndodh një vjedhje me dhunë në një banesë.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke u larguar nga banesa i autorit:

• E. P, 32 vjeç, banues në fshatin Shelcan Elbasan.

Shtetasi i lartpërmendur ka hyrë në banesën e shtetasit B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetëm në banesën e tij, ku i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30