Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 03 Korrik 2018
Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 20 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.
5 persona në kërkim
1 person për veprën penale " Përndjekja"
4 persona për veprën penale "Vjedhja"
4 persona për veprën penale "Dhunë në familje"
1 person për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë"
1 person për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Gjithashtu janë sekuestruar:
disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa
si dhe janë asgjësuar 20 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 56 persona.