Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Korrik 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Rr., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “Range Rover”, i cili rezulton i vjedhur në Greqi. Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Nenet 141/1 e 190 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin Gj.K., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 29.06.2018, në rrugën “Llambi Bonata”, sipas kontratës që ka nënshkruar nuk ka kryer punimet në kohë dhe me cilësi në banesën e shtetasit G.B., vjeç 40.

Tiranë
Ndalohen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim :
A.M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë
Kjo shtetase është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në bashkëpunim me të ëmën shtetasen L.M., iu premtonin shtetasve të ndryshëm punësim në Kanada, në këmbim të shumave monetare.
A.G., 41 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.H., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.06.2018, në rrugën “Asllan Shahini”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Porche”, me drejtues B.G., vjeç 31, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, S.H., i cili pas mjekimit në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.N., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka aksidentuar biçiklistin J.K., vjeç 72, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.K., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan Dark”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje, këmbësorin Dh.Th., vjeç 91, banues në Tiranë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.D., vjeç 42, banues në Fier, bazuar në nenet 149/a e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.072018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Th.K., vjeç 54, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr 9, u kap duke ushtruar pa licencë veprimtari financiare të këmbimit valutor. Ju bllokuan në cilësinë e provës materiale sasi lekësh e euro. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.K., vjeç 33, banues në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, bazuar në nenin 141/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit kompjuterik
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.M., vjeç 52, banuese në fshatin Ferras, Fier, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhëna personale të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.G., vjeç 55, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.M., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, në një hapësirë publike, ka ndërtuar një objekt pa leje, duke bllokuar dritaret e banesës të shtetases E.Xh., vjeçe 59, banuese në Tiranë. Neni 199/b i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.L., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi prej disa muajve ka përndjekur dhe dje në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-të dashurës S.M., vjeçe 30, banuese në Tiranë. Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.07.2018, rreth orës 05:10, në rrugën “Margarita Tutulani”, shtetasi L.H., vjeç 52, banues në Tiranë, dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit. Ky shtetas ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për rrethanat e ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen I.Dh., vjeçe 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E.Sh., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Robert Zhvars”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses I.Dh., vjeçe 38. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G.A., vjeçe 34, banuese në Tiranë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.N., dhe I.K., vjeç 19 dhe 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shefqet Musaraj”, në katin e parë të një pallati, në bashkëpunim, kanë tentuar të hapin me mjete të forta, qepenin e parkimit të automjeteve. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, në lokal ka kanosur me fjalë shtetasen F.Sh., vjeçe 32, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.K., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me grusht, punonjësin e policisë bashkiake. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.T., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me grusht, shtetasin O.R., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit M.H., P.M., R.Gj., dhe L.H., vjeç 23, 22, 23 dhe 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek Bulevardi i Ri, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.J., vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.J., vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, u ndalua me iniciativë shtetasi D.M., vjeç 18, banues në Kurbin. Neni 101 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., vjeç  21, banues në Institut Bujqësor, pasi gjatë natës, në fshatin Zallmner, Kamëz, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit K.M., vjeç 60, banues në Kamëz, ku ka marrë, disa pajisje elektro-shtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.K., A.K., A.J., dhe T.N., vjeç 28, 29, 29 dhe 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Milto Sotir Gurra”, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 242 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.D., vjeçe 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti A.D., vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në rrugën “Loni Ligori”, tek një kompleks shtetases B.N., vjeçe 56, banues në Tiranë, në mjetin tip “Benz”, i kanë thyer xhamin trekëndësh dhe kanë tentuar t'i vjedhin mjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 150, 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në rrugën “Hamdi Pepa”, është dëmtuar qepeni i lokalit të shtetasit E.H., vjeç 31, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.K., vjeç 29, banues në Yzberisht, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses O.K., vjeç 28, dhe prindërve të saj, A.K., dhe A.K., vjeç 57 e 53, banues në Tiranë, të cilëve ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në rrugën “Loni Ligori”, kanë thyer xhamat e mjeteve tip “Tata” dhe “Volksvagen”, të shtetasve S.Xh., dhe E.D., vjeç 45 e 35, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.Rr., vjeç 43, banues në Nikël, Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “BMW”, nuk iu është bindur punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor, për dokumentacion, duke tentuar t'i godasë me mjete të forta. Nenet 242 dhe 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit H.H., Sh.H., dhe L.H., vjeç 69, 54 e 35, banues në Vorë e Sharge, pasi dyshohet se në fshatin Muçaj, kanë kanosur me fjalë, shtetasen F.E., vjeçe 57, banuese në Vorë. Punohet për kapjen e L.H. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.R., vjeç 19, banues në Kavajë, pasi më datë 02.07.2018, në plazhin e “Golemit”, në rrugën dytësore “Bulevardi i Pishave”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren A.T., vjeçe 26, banuese në Peqin, e cila ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi në Gjuricaj, ka goditur me sende të forta, djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24, A.T., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2018 ku në rezervuarin e fshatit Rrotull është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi iranian M.Sh., 47 vjeç, banues në Manëz, ditën e sotme Forcat RENEA dhe Polumbarët e Portit kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga rezervuari. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në fshatin Rrotull, në kasollen e bagëtive, kanë vjedhur  një bagëti të trashë, në pronësi të shtetasit K.D., vjeç 67, banues në Rrotull. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V.D., vjeç 37, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 24.06.2018, i ka marrë me qira për një afat një ditor dhe nuk e ka kthyer, mjetin tip “Golf 4”, të shtetasit A.S., vjeç 27, banues në Durrës. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve D.P., dhe E.P., vjeç 43 e 40, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.6, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.V., vjeç 41, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në fshatin Qerek, është vjedhur banesa, në pronësi të shtetasit  Gj.L., vjeç 67, banues në Tiranë, ku kanë marrë relike artizanale dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, në fshatin Luz, është vjedhur banesa e shtetasit E.Sh., vjeç 40, banues në Luz, ku kanë marrë  1 pompe ujë dhe 1 bagëti të imtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 02.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.K., vjeç 38, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim të mëtejshëm. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit F.Sh., dhe I.Sh., vjeç 36 e 67, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në lagjen “Haxhias”, kanë goditur me sende të forta shtetasen H.A., vjeçe 56, banuese në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Elbasan
Dje rreth orës 10:00, në lagjen ‘5 Maji’, në një dyqan ushqimor ka hyrë për të grabitur shtetasi R.H., rreth 50 vjeç, i cili ka marrë lekët e xhiros rreth 20 mijë lekë të reja të dyqanit e më pas është larguar.
Me të marrë njoftimin, një Patrullë e Policisë së Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë.
I ndodhur në këto kushte, R.H., ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës.
Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë për ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital.
Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës gërshërë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Elbasan
Tenton të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në fshatin Mlizë, Elbasan, po ndodh një vjedhje me dhunë në një banesë.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke u larguar nga banesa i autorit:
E.P., 32 vjeç, banues në fshatin Shelcan Elbasan.
Shtetasi i lartpërmendur ka hyrë në banesën e shtetasit  B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetëm në banesën e tij, ku i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, " Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në fshatin Shtërmen, pranë banesës, shtetasit F.K., vjeç 74, i kanë vjedhur një koshere bletësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale të parashikuar nga nenet 205 dhe 248 të Kodit Penal.për shtetasit E.K., dhe A.K., vjeç 33 e 32, banues në fshatin Dardhë. pasi u kapën duke prerë lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe për shtetasin A.K., vjeç 32, banues në fshatin Kuturman me detyrë Inspektor i Pyjores, për shpërdorim detyre.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 02.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.M., vjeçe 37, banuese në Gramsh, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M., vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për shtetasin M.P., vjeç 29, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr.7, ka kanosur me fjalë, shtetasin B.I., vjeç 36, banues në fshatin Sovjan. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018,  në banesë, është vetëhelmuar me ilaçe, shtetasja D.Sh., vjeçe 55,  e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.K., vjeçe 41, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëshorti S.K., vjeç 43, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës  së Parë të Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në lagjen nr 6 Korçë, është tentuar për t'u vjedhur banesa e shtetases A.K, 36 vjeçe, por nuk është marrë asgjë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 e 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.Xh., vjeç 21, banues në Potgorie, Maliq, pasi në Podgorie, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Ynxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin T.M., vjeç 17, banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se në Vloçisht, i ka vjedhur një varëse floriri, shtetasit M.J., vjeç 20, banues në Vloçisht. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.07.2018,  në afërsi të fshatit Pojskë, në “Liqenin e Ohrit”, u gjet i mbytur shtetasi S.H., vjeç 64, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 02.07.2018, në spitalin rajonal Berat, ka vdekur shtetsi G.K., vjeç 61, banues në fshatin Zhepë, Skrapar, nga veprimet e kryera rezultoi se ka konsumuar alkool dhe pesticide. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit A.L., dhe B.L., vjeç 56 e 54, banuese në Lushnje dhe Vlorë, bazuar në nenet 317 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin S.B., vjeç 26, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait, shtetasit P.B., vjeç 54. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, në fshatin Rrapës, në banesë, ka vdekur shtetasi E.M., vjeç 73. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin F.G., vjeç 63, banuese në Lushnje, pasi dyshohet se nipi i tij P.L., vjeç 22, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkalles së Parë Lushnje. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Në vijim të raportit ditor, datë 14.03.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Xh.H., vjeç 22. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Gj., vjeç 28, banues në Lezhë, pasi më datë 01.07.2018, në fshatin Dhërmi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Gj.H., vjeç 54, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, shtetasin M.K., vjeç 63, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.K., vjeç 47, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “10 Korriku”, ka dëmtuar me sende të forta, mjetin tip “Fiat”, të shtetases I.Q., vjeçe 31, banuese në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen Xh.B., vjeçe 41, banuese në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në Tragjas, ka tentuar të vjedhë shpend në banesën e shtetases B.Xh., vjeçe 25. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.N., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, L.N., vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.06.2018, në fshatin Zvërnec, persona të pa identifikuar, kanë vjedhur disa shezllone e çadra, në lokalin në pronësi të shtetasit M.T., vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, shtetasja Gj.Sh., vjeçe 86, banuese në Vlorë, kallëzon se në lagjen “29 Nëntori”, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur një varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia 3”, është vjedhur banesa e shtetasit D.A., vjeç 35, ku kanë marrë disa orendi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.06.2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur banesa e shtetasit K.K., vjeç 30, ku kanë marrë orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në fshatin Akërni, është vjedhur banesa e shtetasit D.B., vjeç 39, banues në Akërni, ku kanë marrë 1 televizor dhe disa aksesorë elektrikë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin J.Sh., vjeç 29, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia”, në bulevardin “Ismail Qemali”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.M., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në fshatin Dhërmi, me vetëgjyqësi, ka penguar të hyjë në ambientet e përbashkëta të vendparkimit, shtetasin V.H., vjeç 63, banues në Fier. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin M.Sh., vjeç 31, banues në fshatin Mbrostar, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases Xh.B., vjeçe 37, banuese në Sarandë. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen Xh.B., vjeçe 37, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi M.Sh., vjeç  31, banues në Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 02.07.2018, në lagjen nr. 1, është vjedhur dyqani i shtetases S.M., vjeçe 39, banuese në Tiranë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, shtetasi Th.D., vjeç 63, banues në fshatin Çukë, kallëzon se më datë 30.06.2018, në banesë i kanë vjedhur një lavatriçe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 01.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim H.A., vjeç 21, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë  02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen A.A., vjeçe 19, banuese në Gjirokastër bazuar në nenin 124 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin P.Zh., vjeç 46, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Manalat”, ka goditur me grusht, shtetasin A.B., vjeç 45, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.07.2018, nga kontrolli i territorit në fshatin Kaluer, të Njësisë Administrative Ungrej, u gjetën dhe u asgjësuan 20 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin L.N., vjeç 49, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në Fushë Milot, Kurbin, me një ekskavator në pronësi të tij, u kap duke marrë materiale inerte, në lumin Mat. Nenet 199 dhe 134 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, shtetasi A.R., vjeç 48, banues në Mamurras, kallëzon se rreth orës 11:00, i është larguar nga banesa bashkëshortja e vëllait tij shtetasja H.R., vjeçe 32. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kurbin.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasen O.A., vjeçe 26, banuese në Rubik, bazuar në nenin 130/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.07.2018, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në banesën e shtetasit M.B., vjeç 72, nga rrjedhja e një bombole gazi, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa orendi dhe janë dëmtuar, shtetasit M.B., dhe S.B., vjeçe 68, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.D., vjeç 79, banues në fshatin Stajkë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka kanosur shtetasin S.D., vjeç 72, banues në Stajkë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P., vjeç 50, banues në fshatin Stajkë, pasi në Stajkë në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes tij, Sh.P., vjeçe 47. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, shtetasen L.Sh., vjeçe 56, banues në Vermosh, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, në Vermosh, ka dëmtuar dy shtylla druri, që shërbejnë për përcjelljen e energjisë elektrike. Nenet 156 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit Ç.S., dhe Gj.S., vjeç 17 e 28, banues në fshatin Bratosh, pasi dyshohet se kanë goditur me mjete të forta, shtetasin M.N., vjeç 72, banues në këtë fshat. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.S., vjeç 42, banues në fshatin Dukagjin, pasi dyshohet se në Dukagjin, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 02.07.2018, në banesën e shtetases S.M., vjeçe 42, banuese në fshatin Brenogë, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Rreth orës 11.40, datë 02.07.2018, Policia e Dibrës është njoftuar se në njësinë administrative  Maqellarë është gjetur i vetëvarur në një pemë i mituri F.R., rreth 13 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 02.07.2018, shtetasi M.C., vjeç 52, banues në Bulqizë, duke punuar si minator në një subjekti minerar, ka rrëshqitur është dëmtuar e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R.Xh., vjeç 50, banues në fshatin Okshatinë, pasi dyshohet se në Okshatinë, u kap duke transportuar lëndë drusore, me mjetin tip “Zetor”, pa targë, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më date 02.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.M., vjeç 25, banues në Cakran Fier, kthyer deportiv nga Spanja, pasi dyshohet se më 15.05.2018, në PKK Kakavijë, Gjirokastër, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 02.07.2018, nga IEVP Durrës u liruan dy shtetasit iranian, A.E., dhe M.A., vjeç 30 e 30, pasi plotësuan afatin e dënimit, të cilët u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 02.07.2018, shërbimet e kufirit dërguan në QKPA Babrru, Tiranë, 12 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, për procedura për kthim vullnetar.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më 02.07.2018, nga shërbimet  policore e KPKM Sarandë u dërguan 6 shtetas të huaj në QKPA Babrru, Tiranë, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30