Librazhd, arrestohet në flagrancë një shtetas, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve

LibrazhdDrejtoria Elbasan

Arrestohet në flagrancë një shtetas, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale sendi i vjedhur.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë në qyteti e Librazhdit, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• L.A., 21 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnje.

Ky shtetas pas konsultës me Prokurorin, u procedua penalisht në gjendje të lirë më datën 03.07.2018 si autor i dyshuar për vjedhje dhe në mbrëmjen e po kësaj date është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ishte futur në banesën e shtetasit L.B., 43 vjeç, banues në lagjen e “Çakos”, Prrenjas, ku kishte vjedhur një aparat celular.

Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të tjera dhe konkretisht:

• Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Xh.D., 40 vjeçe , ku ka marrë një telefon celular

• Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën shtetases Rr.Q., 56 vjeçe, ku i kanë marrë një shumë rreth 22.500 lekësh.

• Po në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka tentuar për të vjedhur në banesën e shtetasit F. M., 41 vjeç.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vjedhje”, të parashikuar nga nenin 134/1 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30