Pogradec, i vjedh turistit celularin, falë reagimit në kohë të Policisë autori vihet në pranga

Pogradecdrejtoria e policise korce

Policia arrestoi në flagrancë një të ri, pasi i kishte vjedhur telefonin një turisti.

Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasin A.S., 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhje" dhe "Mashtrim").

Ai dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular.

Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Turisti falënderoi efektivët e Komisariatit të Policisë Pogradec për ndihmën dhe korrektësinë.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30