Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Korrik 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
Drejtoria Hetimore Qendrore
Seksioni për hetimin e krimeve kompjuterike
Më datë 02.07.2018, shtetësia I.L, banuese në Kavajë,  kallëzon se në rrjetet sociale e shqetësojnë duke i shkaktuar ankth e stres. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 186/a e 121/a të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi tek një kompleks, nga kontrolli fizik iu bllokuan në cilësinë e provës 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një thikë. Nenet 283/1 e 279 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.B., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”’, në market iu gjetën e bllokuan një sasi paketash cigare pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.M., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar motorin tip “Piaggio” është përplasur me mjetin tip “Citroen” të drejtuar nga shtetasi I.M., vjeç 23, banues në Tiranë, për pasojë drejtuesi i motorit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rrugova’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaggio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen Tuareg”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 17, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në Kamëz, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., vjeç 47, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerja, shtetasia E.K., vjeçe 39, banuese në Tiranë, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesa. Nenet 290, 291 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.K., vjeç 61, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, u kap duke ushtruar veprimtari të këmbimit valutor, pa licencë. Në cilësinë e provës materiale iu bllokua sasia e eurove dhe lekëve. Nenet 170/ç, 180 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin H.T., vjeç 63, banues në Belsh, për nenin 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 43, banues në fshatin Sovjan, pasi në fshatin Çiflik, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.B., vjeç 32, banues në Tiranë dhe K.R., vjeç 29, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin Xh.H, vjeç 23, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se në Poliçan, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga E.B., dhe pasagjer K.R., iu gjetën një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën e kishin blerë tek shtetasi Xh.H. Punohet për kapjen e Xh.H. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.M., vjeç 64, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në Kuçovë, u kap duke ushtruar veprimtari të këmbim valutor, pa licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 33, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, pasi tek ish-posta e policisë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u  arrestua në flagrancë shtetasi A.F., vjeç 20, banues në fshatin Molisht, Berat, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2018, në Kuçovë, shtetasi V.B., vjeç 60, banues në Kuçovë, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Opel”, është përplasur me një kafshë (kalë), ku për pasojë drejtuesi i mjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.
    
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin S.T., vjeç 71, banues në Fier, pasi dyshohet se mjeti tip “Honda” që u bllokua, rezulton i vjedhur në Greqi, më datë 17.03.1994. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin D.D., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Honda” që u bllokua, rezulton i vjedhur në Greqi, më datë 07.06.2008. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.S., vjeç 40, banues në Fier, administrator i një shoqërie, pasi dyshohet se prej vitit 2016, me anë të mashtrimit, i ka marrë dhe eksportuar jashtë shtetit disa ngarkesa me fruta e perime shtetasit M.H., vjeç 51, banues në Roskovec, të cilit nuk i ka paguar detyrimin financiar. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.S., vjeç 71, banues në Fier, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se në në aksin rrugor Fier-Darzezë, në fshatin Shënpjetër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një karrocë që tërhiqej  me kafshë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i karrocës dhe bashkëshortja, shtetasit Dh.M., dhe K.M., vjeç 63 e 57, banues në këtë fshat, ku Dh.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, kurse K.M., pas mjekimit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.P., vjeç 60, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarsia”, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, i ka shitur një apartament shtetases S.L., vjeçe 55, banuese në Vlorë. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim ndaj shtetasit L.V., vjeç 24, banues në Dukat, pasi dyshohet se ka tentuar të dhunojë shtetasen M.K.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., vjeç 56, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Transballkanike”, pranë ish-parkut të tregtisë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin taxi tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Gjirokastër
Drejton automjetin në mënyrë të parregullt, e refuzon urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar, ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim policor.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:
A.R., 28 vjeç, banues në Libohovë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur "rreth rrotullimi" i lagjes "18 Shtatori"   duke drejtuar automjetin tip " Mercedes-Benz" ky shtetas ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të rendit
publik për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.
Nga verifikimet e bëra rezultoi se ky shtetas nuk disponon leje për drejtim automjeti.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 236/2 e 291 të Kodit Penal.

Gjirokastër
Drejton automjetin në mënyrë të parregullt, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.L., 51 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga policia duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Hundai”, në afërsi të lagjes "Punëtori".
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.Sh., vjeç 57, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se në Rrëshen, u kap duke ushtruar veprimtari financiare, këmbim valutor, i pa pajisur me licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin N.B., vjeç 54, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se në Rrëshen, u kap duke ushtruar veprimtari financiare, këmbim valutor, i pa pajisur me licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori për për hetimin e krimeve të rënda ndaj jetës dhe pronës
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit E.K., dhe R.K., vjeç 38 e 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Bruçaj, i kanë dëmtuar me lëndë eksplozive mjetin e punës tip “Varinksi”, shtetasit Gj.G., vjeç 52, banues në Shkodër. Punohet për kapjen e E.K., dhe R.K. Nenet 152 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, në fshatin Rrjoll, në kufi me Lezhën, duke u larë në det e ka kafshuar një gjallesë dhe ka kërkuar ndihmë. Nga ana e policisë u morën masa dhe u njoftua ambulanca e Velipojës dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë, pa probleme për jetën.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K.M., vjeç 50, banues në Delvinë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, u kap me disa copë llamba elektrike pa faturë tatimore. Neni 178 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.07.2018, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.T., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bajram Allaraj”, duke drejtuar autobusin tip “Iveco”, në kohën që ka mbyllur derën, i ka dëmtuar këmbën një të miture e cila shoqërohej nga i ati. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.I., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ramazan Demneri”, nga kontrolli fizik, iu gjet dhe bllokua një thikë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, gjatë natës, në Selitë, pranë banesës, shtetasit T.V., vjeç 20, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vaçe Zela”, duke drejtuar mjetin tip “BMW” ka goditur mjetin e parkuar tip “Audi” në pronësi të shtetasit E.I., vjeç 23, banues në Tiranë. Nenet 150 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.R., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ymer Kurti”, në bashkëpunim, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin E.D., vjeç 38, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e A.R. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, në rrugën “Marko Boçari”, në banesë, shtetasi E.Xh., vjeç 39, ka konsumuar disa tableta ilaçesh, për pasojë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit D.H., dhe A.K., vjeç 19 e 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë kanosur me fjalë njëri -tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Sh.K., vjeçe 72, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali i bashkëshortit, shtetasi B.K., vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, D.B., vjeçe 48, e cila pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.B., vjeçe 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi F.B., vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.Sh., vjeçe 41, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi H.B., vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.07.2018, shtetasi A.Sh., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se ka patur në përdorim mjetin tip “Lancia”, të cilën e ka shitur për pjesë, kurse dokumentet dhe targën ia kanë vjedhur në garazhdin e banesës. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.Z., vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrra, shtetësia H.Z., vjeçe 70, e ka dhunuar psikologjikisht. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, K.B., vjeç 37, banues në fshatin Kodër Mëzes, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.  Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.S., A.S., dhe N.S., vjeç 33, 45 e 47, banues në fshatin Kashar, pasi dyshohet se në Fushë Mëzes, kanë penguar për kryerjen e punimeve me leje, punëtorët e një firme. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, në rrugën “Teodor Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetases L.N., vjeçe 48, ku kanë marrë një sasi parash dhe bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.Sh., vjeç 66, banues në Ishëm, pasi dyshohet se në fshatin Shetaj, u kap duke ndërtuar një objekt prej druri, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.N., vjeç 24, banuese në Durrës, pasi dyshohet se vjehrri, shtetasi H.N., vjeç  49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.Gj., vjeç 36, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti, shtetasi E.B., vjeç  36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, shtetësia A.L., vjeçe 59, banuese në Durrës, kallëzon se në lagjen nr. 17, i kanë marrë nga qafa varësen e floririt. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Katund i Ri, kanë vjedhur banesën e shtetasit N.P., vjeç 58, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, shtetësia V.A., vjeçe 44, banuese në Durrës, kallëzon se në lagjen nr. 9, i kanë marrë portofolin me një sasi lekësh brenda. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për shtetasit M.B., dhe Xh.H., vjeç 27 e 53, banues në fshatin Radë, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kapën me kamionçinën tip “Iveco”, duke transportuar dru të prera pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.07.2018, u  arrestua në flagrancë  shtetasi A.S.,  vjeç 27, banues në fshatin Arameras, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Aramares, në një ambient pronë e tij i janë gjetur dhe asgjësuar 65 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Si edhe gjatë kontrollit të territorit në “Malin e Brretit”, Njësia Administrative Cudhi, u gjetën e asgjësuan 250 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.07.2018, në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit A.H., vjeç 34, banues në Elbasan, ku është djegur një sasi lënde drusore. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 151 i Kodit Penal.

Elbasan
Informacion paraprak
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. L., 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. L., 61 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. L., ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.
Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndërruar jetë bashkëshortët.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin S.N., vjeç 36, banues në fshatin Qafë Shkallë, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018 në fshatin Kosovë e Madhe, në banesën e shtetases R.P., vjeçe 68, kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin L.A., vjeç 21, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 01.07.2018, gjatë natës, në Librazhd, në banesën e shtetases Xh.D., vjeçe 40, ka vjedhur një celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.O., vjeçe 40, pasi dyshohet se në banesë, bashkëjetuesi G.B., vjeç 46, banues në Librazhd, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.K., vjeç 60, banues në fshatin Zdrajsh, pasi dyshohet se më datë 02.07.2018, në fshatin Zdrajsh, ka goditur me sende të forta shtetasin A.Xh., vjeç 50. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.Xh., vjeç 50, banues në fshatin Zdrajsh, pasi dyshohet se më datë 02.07.2018, në fshatin Zdrajsh, ka kanosur me fjalë shtetasin E.K., vjeç 60. Neni 84 i Kodit Penal.

Librazhd
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale sendi i vjedhur.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë në qyteti e Librazhdit, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.A., 21 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnje.
Ky shtetas pas konsultës me Prokurorin, u procedua penalisht në gjendje të lirë më datën 03.07.2018 si autor i dyshuar për vjedhje dhe në mbrëmjen e po kësaj date është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ishte futur në banesën e shtetasit L.B., 43 vjeç, banues në lagjen e “Çakos”, Prrenjas, ku kishte vjedhur një aparat celular.
Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të tjera dhe konkretisht:
• Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Xh.D., 40 vjeçe, ku ka marrë një telefon celular
• Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën shtetases Rr.Q., 56 vjeçe, ku i kanë marrë një shumë rreth 22.500 lekësh.
• Po në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka tentuar për të vjedhur në banesën e shtetasit F. M., 41 vjeç .
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Vjedhje”, të parashikuar nga nenin 134/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin R.D., vjeç 31, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në lagjen “Xhile Liçi”, në objektin në pronësi, ka bërë punime shtesë, jashtë lejes së dhënë nga bashkia. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.07.2018, në  lagjen nr. 17, në ambientet e banesës është gjetur nga familjarët i vetëvarur, shtetasi Y.L., vjeç 81. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin S.M., vjeç 29, banues në  fshatin Vashtëmi, pasi dyshohet se tek tregu, shtetases K.J., vjeçe 60, banuese në Korçë, i ka vjedhur një varëse floriri. Punohet për kapjen e S.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 10.06.2018, që bënë fjalë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, më datë 03.07.2018, u ndalua shtetasi E.D., vjeç 30, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest në burg“. Nenet 130/a/1 e 321/2 të Kodit Penal.

Më datë  03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.M., vjeçe 36, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.M., vjeç 35, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin M.Q., vjeç 14, banues në fshatin Bregas, pasi dyshohet se në Bregas, në dyqanin e shtetasit M.Sh., vjeç 48, ka vjedhur një sasi lekësh. Punohet për kapjen e M.Q. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Policia arrestoi në flagrancë një të ri, pasi i kishte vjedhur telefonin një turisti.
Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasin A.S., 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhje" dhe "Mashtrim").
Ai dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular.
Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Turisti falënderoi efektivët e Komisariatit të Policisë Pogradec për ndihmën dhe korrektësinë.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen V.K., vjeçe 40, banuese në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se në fshatin Vërdovë, në oborrin e banesës ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal. 

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin I.P., vjeç 53, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në banesë, nipi, shtetasi L.P., vjeç 20, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen B.A., vjeçe 63, banuese në  Berat, pasi dyshohet se në banesë, djali M.A., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ”Vjedhja”, më datë 03.075.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.G., vjeç 27, banues në Berat. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.M., vjeçe 30, pasi dyshohet se bashkëshorti Xh.M., ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, shtetasi D.M., vjeç 27, banues në fshatin Gjorgos, kallëzon se rreth orës 10:00, një person e ka goditur me grusht, me pretendimin se i ka vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Q., vjeç 48, banues në Fier, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases K.Q., vjeçe 50. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P.M., vjeç 49, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në afërsi të banesës, u kap duke hapur një gropë për ndërtim objekti pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.07.2018, shtetasi J.J., vjeç 60, banues në Ksamil, kallëzon se më datë 30.06.2018, në Ksamil, i kanë vjedhur një telefon dhe një orë dore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.Zh., vjeç 50, banues në Gjirokastër, bazuar në nenet 121/a, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R.H., vjeçe 35, pasi dyshohet se bashkëshorti Sh.H., vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.M., vjeç 55, banues në fshat Memaliaj, pasi dyshohet se në këtë fshat, duke bërë punime në banesë, nga pakujdesia ka dëmtuar banesën e shtetasit E.B., vjeç 44. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Këlcyrë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në postën e policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit:
F.B., 29 vjeç,  banues në fshatin Toshkëz, Përmet.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me nr.vendimi 13/22-2015-131, datë 15.04.2015 e ka dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur", parashikuar nga neni
103/1 i Kodit Penal.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.F., vjeç 44, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen 'S.M.T', duke dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, ka bërë rilidhje të paligjshme. Neni 159/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, në rrugën Kune-Shëngjin, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 gëzhoja. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Nenet 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit B.P., K.T., Gj.P., dhe S.L., vjeç 39, 35, 62 e 30, banues në Lezhë bazuar në nenet 203 e 248 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit D.P., M.P., dhe B.P., vjeç 42, 65 e 48, banues në fshatin Patalej, pasi dyshohet se në pronën e shtetases V.K., vjeçe 45, banuese në Tiranë, D.P., ka hapur një kanal dhe e ka kanosur, kurse M.P., dhe B.P., e kanë fyer. Nenet 199/a, 84, 119 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 03.07.2018, nga kontrollet e zhvilluara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në zonë të pyllëzuar në fshatrat Gallatë dhe Malbardhë janë konstatuar 85 dhe 64 bimë të dyshuara narkotike të cilat janë asgjësuar. Në vijim, procedohen penalisht 2 kryetarët e fshatrave Malbardhë dhe Gallatë, R.H. dhe Gj.B., 62 dhe 46 vjeç, për nenin 301 të Kodit Penal si dhe shpallet në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Y.B., për nenin 284 të Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.Rr., vjeç 57, banues në fshatin Guri Zi, pasi dyshohet se në fshatin Guri Zi, në banesën e shtetasit N.Rr., vjeç 95, ka vjedhur një pompë uji dhe tub plastik. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Gj.P., vjeç 75, banues në fshatin Vermosh, pasi dyshohet se në Vermosh, ka kanosur shtetasin N.V., vjeç 75, dhe i ka pushtuar një sipërfaqe toke. Nenet 84 e 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.H., vjeç 34, banues në Kukës, pasi dyshohet se në rrugën Kukës-Morinë, pranë servisit të shtetasit P.H., ka goditur më sende të forta, shtetasin A.B., vjeç 24. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, rreth orës 21:00, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim G.D., vjeç 28, banues në fshatin Morinë, Kukës për veprën penale “Vjedhja“.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 03.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 26, banues në fshatin Dojan, pasi në qytet duke drejtuar motorin tip “Yamaha” pa targë, ka aksidentuar shtetasen S.M., vjeçe 64, banuese në Bajram Curri, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.07.2018, në fshatin Blliçe, në banesën e shtetasit I.T., vjeç 41, ka rënë zjarr, ku janë djegur orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Mat
Shpërdoronin tokën duke kryer gërmime për zbulim minerali
Procedohen penalisht nga Policia dy shtetas
Sekuestrohet automjeti 'ekskavator'
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Klos, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-D.R., 32 vjeç, banues në Rukaj, Mat
-A.D., 33 vjeç, banues në Rukaj, Mat
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Plan i Bardhë, Klos, janë konstatuar që me një mjet ekskavator po kryenin gërmime në tokë me qëllim për të zbuluar mineral.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale "Shpërdorim toke", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199, 25 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.M., vjeç 29, banues në Vlorë, pasi dyshohet se u kthye deportiv nga Zvicra, pasi më datë 20.06.2017, në afërsi të PKK Vlorë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, nga Interpol Tirana, u ekstradua për në Zvicër, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, A.Th., vjeç 34  banues në Kosovë, pasi Gjykata Zvicër e ka dënuar me 24 muaj burg për 'Shkatërrim prone', 'Përndjekje', 'Shkelje e Ligjit Federal për të Huaj', 'Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentativë'. Nenet 22, 122, 144 e 190 të Kodit Penal Zviceran.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Xh.M.,  vjeç 33, banues në Fier, pasi dyshohet se në PKK Port, nga kontrolli në sistem rezulton se nuk ka dalje të ligjshme nga Republika e Shqipërisë. Neni 297 i Kodit Penal. 

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.Sh., vjeç 65, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në PKK Port, nga kontrolli në sistem rezulton se nuk ka dalje të ligjshme nga Republika e Shqipërisë. Neni 297 i Kodit Penal. 

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 03.07.2018, nga shërbimet e kufirit u dërguan 6 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, në QKPA Babrru Tiranë, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për të depërtuarin nga pala maqedonase, shtetasin V.S., vjeç 29, banues në Zerqan Bulqizë, pasi dyshohet se në PKK Bllatë, gjatë kontrollit në hyrje rezultoi se në pasaportë ka vulë të falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2