DVP Vlorë finalizon dy operacione të drogërave të forta ''Red'' dhe ''White''

DVP Vlorë4206b1c3-1b5f-46a2-a425-e4c86e7f0042

Në Vlorë e Sarandë, finalizohen dy operacione të drogërave të forta. (për video kliko mbi link)

Sekuestrohen 59 doza Heroinë, 23 doza Kokainë dhe një sasi lekësh cash.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin ''Red'', ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

D.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D.B., 20 vjeç, dhe M.L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit D.A., pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D.B., dhe M.L..

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.
 
_____
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin ''White'', ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

S.H., 20 vjeç, banues në Tiranë,

J.H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në lagjen ''Nr.1'', me 23 doza Kokainë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

c8ac4378-774c-40d8-b5a6-f35cd2fb662b

4206b1c3-1b5f-46a2-a425-e4c86e7f0042

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2