Policia Kufitare e Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër ndalon një person të dënuar për "Vrasje me dashje"

KakavijePolicia Kufitare.svg

Patrulla e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kap dhe ndalon një person të dënuar me 10 vjet burg për "Vrasje me dashje"

Nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër është konstatuar një shtetas në tentativë për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme, duke iu shmangur kontrollit policor.


Nga ana e patrullës së Policisë Kufitare në kufirin e gjelbër u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Ë.A., 47 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ky shtetas ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me numër vendimi 60, datë 30.09.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale "Vrasja me dashje", dhe "Rrethanat rënduese", parashikuar nga nenet 76 a) dhe 50 c) të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5