Korçë - Finalizohet operacioni i koduar “DIEZEL 6”.


KORÇËKorce 5 korrik 2018 1

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “DIEZEL 6”.

Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, të cilët duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit “TAP”.

Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë për veprën “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

Sekuestrohet një sasi prej 1500 litra naftë.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “Diezel 6” bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

· K.G., 50 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar.

· S.T., 32 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë.

· S.T., 60 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar (nenet 135, 248 dhe 25 të Kodit Penal).

Pasi këta shtetas në bashkëpunim midis tyre duke qenë të tre me detyrë roje pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të Gazsjellësit TAP në vendin e quajtur ''Qafa e Martës'' në fshatin Shtyllë, dyshohet së kanë shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një sasi prej 1500 litra karburant (naftë) nga mjetet e rënda që kishin në ruajtje.

Në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj dy shtetasve:

· L.H., 43 vjeç, si edhe

·   E.D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Belorta-Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) sepse këta shtetas kanë blerë këtë sasi nafte të dyshuar si të vjedhur nga tre rojet.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1500 litra naftë, në mjetet tip “Nissan Navara” dhe tip “Benz” si edhe 30.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenet  248, 135, 25 dhe 287/b të Kodit Penal.

Korce 5 korrik 2018 1

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30