Gjirokastër - Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Gjirokastërd.p.p.gjr


Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar dhe një bashkëpunimi efektiv bënë të mundur ndalimin e shtetasit:


- Sh.M., 40 vjeç, banues në Levan, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 Vepra penale në ngarkim të tij " Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30