Rinas - Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim

Rinaspolicia kufitare

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim" i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe kapjen e peronave të shpallur në kërkim dhe goditjes së paligjshmërisë, Policia Kufitare Rinas ndaloi shtetasin:

M.L., 42 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003 ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona, Itali e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Nenet 76 dhe 25 të Kodit Penal.

Shtetasi Muhamed Leka erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me leje kalimi me emër tjetër ku gjatë intervistimit nuk e ka bindur kotrollorin dhe u kalua në Komisariat.

Gjatë intervistimit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim".

Shtetasi i mësipërm iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5