Forca e Ligjit në Veprim - Arritje dhe Sfida, Fjala e plotë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Forca e Ligjit në Veprim - Arritje dhe Sfida” (për video klikoni mbi link)005

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, organizuan aktivitetin me teme: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”, një analizë e hollësishme e arritjeve në gjashtë mujorin e parë të 2018, si dhe problemet dhe sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në luftën kundër krimit, në reflektim edhe të rekomandimeve të fundit të Këshillit Evropian.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu e cilësoi 6 mujorin e parë të 2018-ës, si një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurtë për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre 

Fjala e plotë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të policisë, jam këtu sot për t’ju paraqitur një panoramë të rendit dhe sigurisë publike në vend. 
Në mënyrë të përmbledhur, prioritetet e PSH janë (slide)
1-Parandalimi i kultivimit të kanabisit
2-Sigurimi i sezonit turistik
3-Policimi në komunitet
4-Menaxhimi i integruar i kufijve 
5-Siguria rrugore

Në përmbushje të prioriteteve kryesore të punës dhe angazhimit tonë, në 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis, një arritje kjo që bën krenar jo vetëm Policinë e Shtetit e angazhuar tërësisht në këtë proces, por edhe institucionet dhe agjencitë e tjera kontributore, përfshi edhe partnerët ndërkombëtarë. 

Nisur nga rezultatet e 6 mujorit të parë të vitit 2018, sot mund të them me bindje se sfidën e de-kanabizimit të vendit jemi duke e fituar përfundimisht. Janë të paktën 2.5 herë më pak raste kultivimi ose 4 here me pak bimë të evidentuara këtë vit se viti i kaluar, pasi me 25 vitet e mëparshme është thjesht e pabesueshme, këto të kultivuara në parcela shumë të vogla. Një pjesë e madhe e tyre me autorë të ndaluar nga Policia. 

Lufta dhe vullneti i dëshmuar kundër këtij fenomeni që dëmton të ardhmen e një shoqërie, pasohet nga qëndrueshmëria e rezultateve, që është përgjigja më e mirë për pikëpyetjet e ngritura në kokën e skeptikëve, në fund të vitit të kaluar. Këtë vit koha, numri i fluturimeve është më i madh dhe territori i monitoruar nga avioni i Guardia di Finanzas është më i gjerë. 

Në mbyllje të sezonit turistik të vitit të kaluar, në një takim mes gjithë institucioneve të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik u vendosën piketat e punës dhe nisi përgatitja për sezonin veror të këtij viti. E kuptojmë rëndësinë prioritare që ka ky sektor kyç, për rritjen e ekonomisë së vendit.

Të jesh punonjës policie është privilegj dhe sakrificë. Janë me mijëra efektivë këtë verë që nuk do të pushojnë me familjet e tyre. I keni parë dhe do t’i shihni deri në fund të sezonit në akse rrugore nën diellin përvëlues, me biçikleta në plazhe, me mjete detare duke patrulluar dhe duke shërbyer me orë të zgjatura.

Shërbimet e Policisë së Shtetit do të vijojnë kontrollin e mjeteve ujore, për zbatimin rigoroz të rregullave, sidomos ndalem këtu, tek përdorimi i motorëve të ujit. Kemi dhjetëra raste të bllokimit të tyre këto ditë, për shkak të shkeljeve të konstatuara. Problematika e zhurmave këtë sezon, për Policinë do të jetë një tjetër detyrë e parësore për zbatimin strikt të këtyre rregullave pa toleruar askënd në oraret e përcaktuara.

Duke kërkuar edhe njëherë angazhimin maksimal të pushtetit vendor në përmbushjen e detyrimeve të tyre, theksoj se Policia e Shtetit do të jetë vendosur të mos tolerojë aspak, duke patur prioritet sigurinë e pushuesve. Kjo në përmbushje të detyrimit madhor të forcimit të rendit dhe sigurisë në territor, në zonat turistike. 

Të nderuar pjesëmarrës, 

Sondazhi i fundit i bërë nga organizata jo-qeveritare për të matur besimin e publikut te Policia e Shtetit, më ka impresionuar jo vetëm mua, si Drejtor i Përgjithshëm. Roli i pazëvendësueshëm i forcave të rendit në sigurinë e qytetarëve, si dhe puna e sakrificat e bëra në kryerjen me devotshmëri të detyrës, e renditin sot Policinë e Shtetit ndër të parët për besueshmërinë, ndër institucionet e vendit. 

Kjo nga ana tjetër është një inkurajim i fortë për çdo punonjës policie. Filozofia e re e Policimit në Komunitet, që nisi me llogaridhënien publike të drejtuesve vendore të policisë përballë qytetarëve në nivel qarku, për të vijuar më tej në nivel kapilar në çdo njësi vendore e lagje, besojmë se është çelësi i të bërit të qytetarit si një bashkëpunëtor dhe kontributor për rritjen e sigurisë. 

Nuk mund të ketë polic në çdo rrugicë e çdo lagje. Por rritja e numrit të telefonatave të qytetarëve drejt numrit 112, me mbi 5,500 më shumë se 6 mujori i vitit të kaluar, është tregues që konfirmon besimin se pas telefonit në sallën operative të Policisë është dikush që përgjigjet dhe të vjen në ndihmë. 

Këshillat e Sigurisë që po ngrihen në çdo Bashki janë një element tjetër i përfshirjes së elitave qytetare duke i kthyer në kontributorë të sigurisë. 
Zyrat e Shërbimit për Qytetarët, të hapura në çdo Drejtori apo Komisariat duke synuar rritjen e cilësisë së shërbimit janë ambientet e para të rikonstruktuara duke i shndërruar në mjedise dinjitoze. 

Krijimi I zonës Policore është një tjetër risi qe do të thotë më shumë prezencë në kontrollit e territorit. 

Menaxhimi i integruar i kufijve është një tjetër prioritet yni. Në vëmendje të shtuar është lehtësimi i lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar për qytetarët shqiptarë, ata kosovarë, por edhe për turistët e huaj. 

Inkurajuese janë edhe të dhënat 6 mujore të azil kërkimit të shqiptarëve në vendet e BE-së, me një ndikim të posaçëm falë masave policore të marra nisur nga vjeshta e kaluar. Kështu numri i kërkesave për azil krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është përgjysmuar ose 52% me pak . 

Nga ana tjetër, sfidë mbetet menaxhimi dhe trajtimi i numrit në rritje të migrantëve që vijnë nga vendet e treta. Pavarësisht kapaciteteve të limituara, ia kemi dalë që të akomodojmë dhe trajtojmë çdo kërkesë për azil të këtyre imigrantëve, duke mos sjellë asnjë shqetësim. Puna policore në këtë drejtim është përqendruar edhe në goditjen e tentativave për trafikim të këtyre personave. 

Duke marrë në analizë gjithçka rendita më sipër, theksoj se parametrat e rendit dhe të sigurisë publike, janë të krahasueshme apo afër standardeve me disa prej vendeve të Bashkimit Evropian. 

Në këtë 6 mujor, është evidentuar numri më i ulët i vrasjeve, edhe krahasuar me 2017, që ishte viti historik për minimumin e vrasjeve në 3 dekadat e fundit. Gjithashtu janë ulur ndjeshëm veprat e rënda penale me pasoja për jetën. Pas skanimit të plotë, një numër i konsiderueshëm i grupeve të strukturuara kriminalë është goditur dhe për pjesën tjetër po vijojnë hetimet intensive.

Falë masave policore, fushatave të ndërgjegjësimit, bashkëpunimit të aktorëve të shoqërisë civile, këtë 6 mujor kemi numër më të ulët të aksidenteve rrugore me pasoja ,11 te vrare me pak ose 10.4% me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, që gjithsesi mbetet ende shqetësim për ne. 

Në kuadër të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, është rritur në disa herë numri i operacioneve të përbashkëta dhe është reduktuar ndjeshëm koha e shkëmbimit të informacionit me vendet partnere. 

Në përmbyllje të fjalës sime, dua të konfirmoj si Drejtues i organizatës dhe në emër të Policisë së Shtetit, se rruga që kemi përpara është ende e gjatë dhe kërkon angazhim e sakrificë. Me integritet dhe me përkushtim do të kemi rezultate të qëndrueshme dhe do të bëhemi partnerë më të besueshëm.

Ndaj, duke përfituar nga rasti ftoj këdo të mbështesë pa rezerva angazhimin tonë serioz në luftën kundër krimit e paligjshmërisë. Ta mbajmë Policinë e Shtetit larg sulmeve politike. 

Puna jonë siguron rend dhe qetësi, për qytetarët dhe familjet e tyre. Ne kemi angazhimin dhe do t'i përgjigjemi me profesionalizëm e përgjegjësi çdo sfide, ndaj dhe vlerësojmë mbështetjen dhe inkurajimin, para së gjithash nga qytetarët dhe partnerët tanë. 

Ju faleminderit të gjithëve!

003

006

004

005

002

007

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5