Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 05 Korrik 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

3 persona për Narkotikët

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

7 persona në kërkim

1 person për " Krime ndaj personit "

3 persona për veprën penale "Shpërdorim detyre"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje".


Gjithashtu janë sekuestruar:
59 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë ,
24 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 


1 armë zjarri, 
si dhe janë asgjësuar 309 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 80 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1-Tiranë, operacioni policor i koduar “Fundi i bulevardit”, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë
Ekzekutohen masat e sigurisë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për ndalimin e 2 ndërtuesve për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

2- Vlorë, operacioni ''Red''. Gjatë këtij operacioni sekuestrohen 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash si edhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

3- Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin ''White'', ku kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit si dhe u janë sekuestruar 23 doza Kokainë.

4- Korçë, është finalizuar operacioni i koduar “DIEZEL 6”.
Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, të cilët duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit “TAP”.
Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë për veprën “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.
Sekuestrohet një sasi prej 1500 litra naftë.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30