Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Korrik 2018

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 04.07.2018, rreth orës 11.00, në Qarkun e Tiranës, nga lëkundjet e tërmetit, janë dëmtuar; në Tiranë, 22 banesa, në Fushë Mëzez, një banesë, në  fshatin Muçaj, një banesë, në  Institutin Bujqësor, tre banesa, në Ndroq, një dyqan, në Bodër Mëzez, një banesë, në Paskuqan, një banesë, në fshatin Domje, një banesë, në Kamëz, tre banesa, në Sauk i Vjetër, dy banesa, në fshatin Brar, një banesë, në fshatin Laknas, dy banesa, në fshatin Muçaj, Vorë, një banesë, në fshatin Picall, një banesë, në fshatin Marqinet, dy banesa, në fshatin Kus, Kashar, një banesë, në fshatin Sauqet, Ndroq, katër banesa, në Zallbastar, një banesë, në fshatin Ferraj, një banesë, në Yzberisht, rruga “Besim Alla”, ka dëmtime në një pallat dhe dy banesa, në Bathore, një banesë, në Babrru, dy banesa, në fshatin Durishtë, Petrelë, një banesë, në Krrabë, një banesë, në Tabizë, një banesë dhe në fshatin Grecë, Pezë, një banesë. Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 04.07.2018, rreth orës 11:00, në Qarkun e Durrësit, pati lëkundje tërmeti, me qendër në Hamallaj, rreth gjashtë ballë, si pasojë ka pasur dëme materiale në fshatrat Hidrovor Hamalle, janë dëmtuar katër banesa, në fshatin Manez e Vjetër, dy banesa, në fshatin Radë, dy banesa, në fshatin Shkafane, një banesë, në fshatin Ishëm, një banesë, në fshatin Gjuricaj-Fushë, katër banesa, në fshatin Lalëz, një banesë, në fshatin Karreç Koder,  katër banesa, në fshatin Katund i Ri, Sukth, 4 banesa, në Krujë, gjashtë banesa, në fshatin Derven, dy banesa, në fshatin Bushnesh, dy banesa, në fshatin Brret, dy banesa dhe në Fushë-Krujë, një banesë. Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 04.07.2018, në Qarkun e Elbasanit, si pasojë e lëkundjeve të  tërmetit janë dëmtuar, në Cërrik, një banesë dhe në fshatin Shingjon, njësia administrative Bradashesh një banesë.
Në qarqet e prekura nga tërmeti nuk ka patur njerëz të lëndur dhe nuk ka raportime për dëme të tjera materiale.

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën  e “Tegut”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i bulevardit”, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë
Ekzekutohen masat e sigurisë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për ndalimin e 2 ndërtuesve për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2018, pas një pune intensive 4 mujore, në kuadër të operacionit “Fundi i bulevardit”, kryen ekzekutimin e masave të sigurisë të Gjykatës për ndalimin e shtetasve:
B.A., 42 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz (ndërtues);
F.K., 53 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz (ndërtues).
Shtetasit e ndaluar, si ndërtues, që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T., një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.K., vjeç 35, banues në Norvegji, pasi dyshohet se në rrugën e Rinasit,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me drejtues A.N., vjeç 36, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret M.Ç., L.L. dhe M.L., vjeç  37, 29 e 35, banues në Novergji, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.H., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren H.J., vjeçe 57, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin O.Sh., vjeç 29, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Katër Rrugët”, Shijak, në mjetin tij, tip “Opel”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, shtetasja K.K., vjeçe 44, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 03.07.2018, në lagjen nr. 13, Plazh, në banesë, i kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.M., vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit E.N., vjeç 62, banues në Durrës, i ka marrë një sasi lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit D.T., vjeç 57, banues në Arapaj Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin F.M., vjeç 64, banues në Shijak, duke  i rishitur ambiente “Dyqan” , të shitura më parë një personi tjetër. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.K., vjeç 52, banues Katundi Ri, Durrës, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17/1, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Dajang”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar ku është aksidentuar vetë e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit G.H., vjeç 23, banues në Elbasan, për veprën penale bazuar në nenin 114 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D., vjeç 28, banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi në lagjen “Dëshmorët e Kombit“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, në rrugën Belsh-Pajovë, në fshatin Rrasë, shtetasi H.D., vjeç 57, banues në fshatin Kurtinë, Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip “Traktor”, pa targë, ka dalë nga rruga e është aksidentuar dhe ka vdekur në spitalin kirurgjik Elbasan. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Librazhd
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.M., 23 vjeç, banues në Librazhd.
Pasi në qytetin e Librazhdit u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip "Subaru".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, " Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen H.Q., vjeçe 27, banuese në Tiranë, bazuar nenin 128/b i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Korçë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “DIEZEL 6”.
Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, të cilët duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit “TAP”.
Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë për veprën “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.
Sekuestrohet një sasi prej 1500 litra naftë.
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “Diezel 6” bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
· K.G., 50 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar.
· S.T., 32 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë.
· S.T., 60 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar (nenet 135, 248 dhe 25 të Kodit Penal).
Pasi këta shtetas në bashkëpunim midis tyre duke qenë të tre me detyrë roje pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të Gazsjellësit TAP në vendin e quajtur ''Qafa e Martës'' në fshatin Shtyllë, dyshohet së kanë shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një sasi prej 1500 litra karburant (naftë) nga mjetet e rënda që kishin në ruajtje.
Në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj dy shtetasve:
· L.H., 43 vjeç, si edhe
·   E.D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Belorta-Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) sepse këta shtetas kanë blerë këtë sasi nafte të dyshuar si të vjedhur nga tre rojet.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1500 litra naftë, në mjetet tip “Nissan Navara” dhe tip “Benz” si edhe 30.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenet  248, 135, 25 dhe 287/b të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G., vjeç 50, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në fshat u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Volksawagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Ç., vjeç 29, banues në Berat, për veprën penale bazuar në nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

Skrapar
Turistja gjermane mbetet në lumin Osum, poshtë kanioneve, ndërhyrja në kohë e Policisë e shpëton duke e nxjerrë nga aty pa asnjë lëndim fizik
Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t'i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.
Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.
Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.
Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin S.B., vjeç 62, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 04.07.2018, në lagjen ‘’22 Tetori’’, u kap duke ushtruar në mënyrë të paligjshme veprimtarinë financiare në drejtim të këmbimit valutor. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Zh., vjeç 42, banues në fshatin Palikësht, Berat, pasi në rrugën qytetëse “Antipatrea”, në lagjen “Dëshmorët e Kombit“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Q., vjeç 17, banues në Berat, pasi në rrugën automobilistike tek vendi i quajtur “Varezat e Dëshmorve”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Landrover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E.K., vjeç 42, banues në Fier, për veprën penale bazuar në nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Fier
Plagos me mjet prerës një shtetas, policia identifikon dhe kap autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Xh.B., 52 vjeç, banues në Mbrostar, Fier.
Në datën 04.07.2018, rreth orës 18:20, në lagjen "8 Shkurti" për motive të dobëta janë konfliktuar shtetasit Xh.B., dhe P.Gj, 63 vjeç, banues në Daullas, Fier.
Gjatë konfliktit shtetasi Xh.B., ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P.Gj., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Autori pasi ka goditur shtetasin P.Gj., është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e policisë pasi morën njoftimin organizuan punën dhe gjatë mesnatës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.Sh., 32 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 04.07.2018, rreth orës 18:15, në lagjen "8 Shkurti" duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur shtetasen K.Sh., 42 vjeçe, e cila ishte duke kaluar rrugën.
Shtetasi E.Sh., pasi ka përplasur këmbësoren është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasja K.Sh., ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit" parashikuar nga Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
DVP Vlorë
Sekuestrohen 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin ''Red'', ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
D.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D.B., 20 vjeç, dhe M.L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.
U krye arrestimi i shtetasit D.A., pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D.B., dhe M.L.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin T.S., vjeç 22, banues në Dhërmi,  pasi dyshohet se në plazhin e Dhërmiut, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin V.P., vjeç 34, banues në Ksamil, pasi dyshohet se në datë 03.07.2017, në Ksamil, Sarandë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.M., vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen “Uji i Ftohtë“, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.A., vjeç 44, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Uji i Ftohtë”, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.K., vjeç 51, banues në Radhimë, pasi dyshohet se në Radhimë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, si dhe ka prerë pa leje pemë dekorative. Nenet 199/a/1 e 206 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin B.L., vjeç 64, banues në fshatin Shushicë Vlorë, pasi dyshohet se në Panaja, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lançini”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës
Gjirokastër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar dhe një bashkëpunimi efektiv bënë të mundur ndalimin e shtetasit:
Sh.M., 40 vjeç, banues në Levan, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vepra penale në ngarkim të tij " Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit",
parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.B., vjeç 16, banues në Barbullush, Shkodër, pasi dyshohet se në aksin rrugor Kakarriq-Gjader, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u arrestua në flagrancë të shtetasi K.L.,  vjeç 18, banues në Lezhë, pasi në qytet Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yingang”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin G.H., vjeç 31, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen nr.2, Kukës, u kap duke ushtruar pa licencë veprimtari financiare të këmbimit valutor. Neni 170/ç i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Ç., vjeç 20, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se në Bistricë, te ‘’Syri i Kaltër’’, u gjetën  dhe u asgjësuan 291 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për kapjen e tij. Neni 284 i Kodit Penal.

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin ''White'', ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
S.H., 20 vjeç, banues në Tiranë,
J.H., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në lagjen ''Nr.1'', me 23 doza Kokainë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Dh.M., vjeçe 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi i saj S.M., vjeç 35, banues në Tropojë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve E.B., dhe I.B., vjeç 34 e 28, banues në Tiranë, të dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 04.07.2018, në rrugën “Mihal Grameno”, kanë kanosur me fjalë shtetasin B.Xh., vjeç 46, banues në Tiranë. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.07.2018, në rrugën e “Fiatit”, tek ish- fusha e aviacionit, është vjedhur një supermarket në pronësi të shtetasit B.N., vjeç 34, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për plagosjen e rëndë të shtetasit E.D., më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.S., vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.A., dhe M.A., vjeç 27 e 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te ish Fusha e Aviacionit, kanë goditur me grushte e kanosur njëri-tjetrit. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Tiranë, për shtetasin N.P., vjeç 39, banues në Tiranë, i dënuar më parë, bazuar në nenin 143 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim G.P., vjeç 21, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Q., vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se babai i saj A.Q., vjeç 59,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijmë të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M.K., më datë 03.07.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S.Gj., dhe Sh.D., vjeç 56 e 77, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Demir Progni”, kanë kanosur me fjalë shtetasin O.B., vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.C., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Korabi”, ka shkatërruar një pjesë të murit rrethues të shtetases F.T., vjeçe 61. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, në rrugën “Hysni Gërbolli”, shtetasi I.B., vjeç 65, banues në Tiranë, duke lyer shkallët e pallatit, aksidentalisht është rrëzuar në tokë, duke u dëmtuar dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.B., vjeç 41, banues në Kamëz, pasi dyshohet se tek rrethrrotullimi në Institut Bujqësor, ka goditur me mjete të forta shtetasin B.M., vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.V., vjeçe 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kunati i saj E.V., vjeç 35, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.
Më datë 05.07.2018, në rrugën “Mine Peza”, në banesë, shtetasi A.L., 53 vjeç, ka prerë damarët e duarve, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit L.K., dhe F.V., vjeç 34 e 27, banues në Thumanë e Mitrovicë, pasi afër një shkolle, iu gjet dhe bllokua një pistoletë tip “Berreta”, 7.65 mm, pa leje. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Tiranë, për shtetasin R.B., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “4 Dëshmorët”, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Tiranë, për shtetasit D.D., dhe  S.B., vjeç  17 e 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek një kompleks iu gjetën e bllokuan 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.A., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Odise Paskali”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Sh.M., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se djali i tij E.M., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike psikologjike  ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasit E.M., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Baushi”, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, Sh.M., dhe S.M., vjeç 52 e 44, banues në Tiranë, të cilëve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit V.Gj., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes V.Gj., vjeçe 23, të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.Q., vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kushëriri i tij B.S., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.Z., vjeçe  24, banuese  në  Kamëz, pasi dyshohet se bashkëshorti A.Z., vjeç 28, ka ushtruar dhunë  psikologjike  ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Th., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrri dhe vjehrra A.Th., dhe E.Th.,  vjeç 52 e 52, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.07.2018, në rrugën “Foto Xhavella”, kanë thyer xhamin e pasmë të mjetit tip “Audi A3”, në përdorim nga shtetasi F.P., vjeç 28, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases M.Gj., vjeçe 24, banuese në Vorë, pasi dyshohet se në fshatin Muçaj, në banesë, vjehrrit K.Z., vjeç 47, i ka vjedhur një sasi parash dhe disa bizhuteri. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.K., vjeçe 35, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se vjehrra e saj L.K., vjeçe 57, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin V.N., vjeç 17, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagien nr. 4 Kavajë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin, për shkak të detyrës nuk i është  bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe më pas ka goditur duke i shkaktuar dëme materiale, mjetit parkuar tip “Benz" në pronësi të shtetasit R.T., vjeç 21 dhe mjetin në lëvizje tip “BMW”, me drejtues  A.M., vjeç  26, banues në Kavajë. Nenet 242, 273 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.H., vjeç 32, banues në fshatin Varrozen, me leje drejtimi, pasi më datë 04.07.2018, te lagjia e “Kollçakëve”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat Punto”, pa targë. Nenin 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.07.2018, shtetasja K.V., vjeçe 37, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 01.07.2018, në lagjen nr.13, një shtetase e paidentifikuar i ka vjedhur me anë të mashtrimit  unazën dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen P.M., vjeçe  63, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr.11, ka vjedhur portofolin e shtetases  E.D., vjeçe 71, banuese në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I.P., vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se babai  K.P., vjeç 69, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.K., vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se është afruar në banesës e ish-bashkëshortes M.D., vjeçe 50, duke shkelur Vendimin e Gjykatës për urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Q.P., vjeç 61, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, në banesë, punonjësit e OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, shtetasi I.H., vjeç 74, banues në fshatin Rromanat, kallëzon se në oborrin e banesës së tij i kanë vjedhur 6 koshere me bletë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin e mitur M.P., vjeç 15, banues në fshatin Shenvlash, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, ka vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit O.M., vjeç 23, banues në Durrës, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.R., vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se shtetases N.H., vjeçe 22, banuese në Durrës, i ka marrë nga dora telefonin celular. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për  shtetasin L.H., vjeç 29, banues në  Krujë, pasi dyshohet se në Krastë, u kap duke punuar në një gropë gëlqere, pa leje mjedisore. Neni 201i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, nga kontrolli i ushtruar në fshatin Barkanesh, Bashkia Krujë, te “Prroi i Zaharisë”, territor i pyllëzuar, u konstatuan të kultivuara dhe u asgjësuan 18 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Krujë, për shtetasin R.M., vjeç 38, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën Fushë-Krujë-Kamëz, te “Kryqëzimi i fshatit Nikël”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me motorin tip “Zhanzhing”, me leje drejtimi, pa  targë, me drejtues shtetasin Y.Z., vjeç 39, banues në Mazhe e Vogël, për pasojë është aksidentuar bashkëshortja I.Z., vjeçe 25  dhe vajza e mitur 3 vjeçe, të cilat pasi morën ndihmë mjekësore në spital u larguan për në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin G.H., vjeç 23, banues në Elbasan, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen F.Gj., vjeçe 34, banuese në Elbasan. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen V.P., vjeçe 51, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 02.07.2018, në lagjen “Haxhias”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës N.P., vjeçe 55, banuese në Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin M.K., vjeç 55, banues në  Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Kala”, para lokalit të tij të marrë me qira, ka zënë një hapësirë tokë publike. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 04.07.2018, në fshatin Kosovë e Madhe Belsh, është vjedhur banesa e shtetasit Th.P., vjeç 55, banues në fshatin Kosovë e Madhe, ku kanë marrë një motosharrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.Ç., vjeç 47, banues në  Gramsh, pasi dyshohet se në lagjen “Holta”, pranë banesës së tij, ka ndërtuar një mur mbrojtës, pa leje . Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për  shtetasin S.T., vjeç 17, banues  në Bulgarec, pasi dyshohet se më datë 03.07.2018, në fshatin Bulgarec, ka goditur me grusht, shtetasin E.Q., vjeç 19,  banues në Bulgarec. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, në lagjen nr.16, ka rënë zjarr tek mjeti tip “Opel”, në pronësi të shtetasit S.S., vjeç 27, banues në Korçë, ku për pasojë janë djegur disa pjesë të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, gjatë natës, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur disa metër linear kabëll elektrik i cili shërben për ndriçimin e këtij aksi rrugor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit R.T., dhe O.B., vjeç 31 e 30, banues në Zvezdë, pasi dyshohet se në rrugën Goricë-Zvezdë, janë kapur me mjetin furgon tip “Benz”, duke transportuar dru zjarri pa leje. Neni  205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.C., vjeçe 16, banuese në Maliq, pasi dyshohet se babai i saj A.C., vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.07.2018, në fshatin Vloçisht, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja M.Z., vjeçe  38, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasit E.H., dhe K.B., vjeç 39 e 21, banues në Pogradec, më datë 03.07.2018, në qytet, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit.  Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018,  gjatë natës, në qytetin e Pogradecit, është vjedhur parakolpi i mjetit tip “Smart”, në pronësi të shtetases A.D., vjeçe 40, banues Pogradec. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 04.07.2018, shtetasi V.G., vjeç 54, banues në fshatin Gërmenj, kallëzon se më datë 26.06.2018, ka konstatuar se i kishin vjedhur motoçikletën e markës tip “Yamaha”, të lënë prej tij në kasolle, tek toka bujqësore buzë rrugës Skrapar–Përmet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen K.Q., vjeçe 50, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti A.Q., vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen Y.Z., vjeçe 52, banuese në Fier, pasi dyshohet se ish bashkëshorti I.H., vjeç 51, banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasin Xh.P., vjeç 27, banues në Patos, pasi dyshohet se në datë 30.06.2018, në lagjen “Naftëtari”, pranë banesës së tij është kapur duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin S.S., vjeç 24, banues në fshatin Delisufaj Lushnje, pasi dyshohet se në fshatin Çukas i Ri, ka goditur me grushte shtetasin A.B., vjeç 36. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin A.M., vjeç 66, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka dëmtuar një vulë matësi elektrik, në pronësi të OSHEE. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, shtetasja D.Xh., vjeçe 28, banuese në Vlorë, kallëzon se më datë 18.06.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti A.Xh., vjeç 34, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.B., vjeç 66, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Ujë i Ftohtë”, me vetëgjyqësi nuk lejon të hyjë në banesë, ish-bashkëshorten A.B., vjeçe 65, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Z.D., vjeç 47, banues në Selenicë, pasi dyshohet se më datë 03.07.2018, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur Praser, në zonën e një firme pronë e shtetasit A.K., vjeç 38, banues në Vlorë, po nxirte material bituminoz pa leje, për të cilën pretendonte se është prona e tij. Neni 277 K.P.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Vlorë, për shtetasin P.L., vjeç 64, banues në Vlorë, pasi dyshohet se mbi tarracën e banesës së tij, ka ndërtuar një shtesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2018, në lagjen “24 Maji”, një shtetase e pa identifikuar, më anë të mashtrimit, shtetases A.Q., vjeçe 22, i ka marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, në lagjen “Bashkimi”, në ambientet e një firme me pronar shtetasin R.Gj., vjeç 54, banues në Vlorë, gjatë punës, aksidentalisht, është rrëzuar e ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi R.C., vjeç 46, banues në Vlorë, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.Gj., vjeç 22, banues në Gjashtë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar motorin tip “Kinro”, është përplasur me mjetin tip “Dacia”, të drejtuar nga shtetasja A.M., vjeçe 27, si dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.A., vjeç 66, banues në Sarandë, ku si pasojë është dëmtuar A.Gj., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S.R., vjeç 23, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 03.07.2018, në lagjen “Zinxhira”, ka goditur me sende të forta në drejtim të banesës së shtetasit S.Q., vjeç 31, banues në Gjirokastër, për pasojë është dëmtuar në kokë, shtetasia K.T., vjeçe 21, banues në  Gjirokastër, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit K.B., vjeç 53, banues në fshatin Frashtan Dropull, pasi dyshohet se në ambientet e një firme për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, e fyer me fjalë, shtetasin M.Sh., vjeç 35, banues në Gjirokastër. Nenet 235 e 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes për shtetasen E.J., vjeçe 41,  banuese në Përmet, pasi dyshohet se bashkëshorti I.J., vjeç  48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj  saj. Materialet do t'i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, për shtetasin N.V., vjeç 62, banues në Malbardhë, pasi dyshohet se nuk e lejon të përdorë ambientet e përbashkëta të banesës, djalin e tij E.V., vjeç 33.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve D.Gj., dhe F.Gj., vjeç 26 e 23, banues në Rubik, pasi dyshohet se më datë 02.07.2018, në Rubik, kanë goditur me mjete të forta shtetasin M.Ll., vjeç 22, banues në Rubik. Nenet 89, 274 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.B., vjeç 28, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 03.04.2018, në bulevardin “Skënderbeu”, Shkodër, ka organizuar një tubim të paligjshëm. Punohet për identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës në këtë tubim. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, në Velipojë, shtetasja N.M., vjeçe 8, banuese në Shkodër, e sëmurë me epilepsi, duke u larë në det, ka pirë ujë, dhe mbas ndihmës së dhënë nga policia dhe mjekimit në spitalin rajonal Shkodër u largua në banesë pa probleme për jetën.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin I.S., vjeç 48, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e lokalit të shtetasit P.K., më datë 04.07.2018, u ndalua shtetasi M.B., vjeç 24, banues në fshatin Zagore. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.07.2018, shtetasi Xh.D., vjeç 32, banues në fshatin Fshat, kallëzon se është fyer nëpërmjet telefonit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin B.K., vjeç 28, banues në fshatin, Lusen,  pasi dyshohet se në rrugën “Tek Xhamia, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 04.07.2018, në Ternovë, në fabrikën e pasurimit të kromit, te “Pylli i  zi“  është aksidentuar, në galeri në krah shtetasit O.S., vjeç 32, banues në Ternovë, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

Bulqizë
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.
Kanos me armë zjarri tre punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, si dhe disa punëtorë të një firme private, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. 
Policia e Komisariatit  Bulqizë, në orët e mbrëmjes datë 04.07.2018, ka marrë njoftim se në malin e fshatit Dushaj,  ka një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë  shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku shtetasi B.D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj, sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar edhe nga terreni malor është larguar me shpejtësi.
Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi B.D., pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri,  shtetasit Y.B., R.D., K.Ll.,  punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, Bashkia Bulqizë dhe disa punëtorë të një firme private.
Nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  për veprat penale "Kanosja serioze për jetën" , " Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake",  parashikuar nga nenet 84 dhe 278, të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M., vjeç 43, banues në Mat, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij S.M., vjeçe 67. Neni 130/a/2/4, të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për të depërtuarin nga Norvegjia, shtetasin S.M., vjeç 26, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, në PKK, Qafë-Thane, në brezin jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Rinas
Intervistimi profesional i Policisë Kufitare Rinas, zbulon identitetin e vërtetë të një shtetasi në kërkim në Itali, i cili tenton të kalojë kufirin me Leje Kalimi me të dhëna të falsifikuara
Shtetasi i ndaluar, i shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim" i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg.
Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjes së paligjshmërisë, Policia Kufitare Rinas ndaloi shtetasin:
M.L., 42 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Nenet 76 - 25 të Kodit Penal.
Shtetasi M.L., erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare , gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime, dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim".
Shtetasi i mësipërm, iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për shtetasin I.Gj., vjeç 24, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 16.06.2018, në afërsi të Qafë Botës, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë  04.07.2018 në hyrje të Aeroportit Rinas, u kap shtetasi në kërkim A.B., vjeç 27, banues në Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, e ka dënuar me 6 muaj burg, për tregtim e transportim të mallrave kontrabandë. Neni 178 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 04.07.2018, në  fshatin Bregas, nga shërbimet e kufirit 6 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin G.M., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në PKK Qafë Thanë, ka falsifikuar, kartonin jeshil, për siguracionin e mjetit tip “Benz”, për jashtë shtetit. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin I.K., vjeç 31, banues në Kolonje-Lushnjë pasi dyshohet se në PKK, Port, Vlorë, gjatë kontrollit rezultoi se nuk ka dalje të ligjshme nga Republika e Shqipërisë. Neni 297 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin F.D., vjeç 40, banues në Kukës, pasi dyshohet se në SPK Morinë, nuk ka pranuar kontrollin kufitar por është larguar nga krosia e kundërt të kalimit të mjeteve, duke mos pranuar të regjistrohej. Nenet 242 e 297 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5