Policia shpëton turisten gjermane të mbetur poshtë kanioneve të lumit Osum

Skrapar

Turistja gjermane mbetet në lumin Osum, poshtë kanioneve, ndërhyrja në kohë e Policisë e shpëton duke e nxjerrë nga aty pa asnjë lëndim fizik001

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë

për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t'i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë,

shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysmë udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, turistja u nxorr jashtë kanioneve pa asnjë problem

shëndetësor.

Turistët falënderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.

 

 

 

002

003

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30