Elbasan - Finalizohet operacioni i koduar “Yamaha” , një i arrestuar, një në kërkim

ElbasanDrejtoria Elbasan

Operacion policor i koduar “Yamaha” .

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan.

Arrestohet një prej autorëve, si dhe shpallet në kërkim autori i dytë.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar, u bë finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar ”Yamaha”:

Nga veprimet hetimore të kryera nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi F. M., në bashkëpunim me shtetasin E.V., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Elbasanit si dyqane, motorë, biçikleta dhe konkretisht:

• Më datë 05.07.2018 në Lagjen “28 Nëntori”, në katin e parë të një pallati, dyshohet se i kanë vjedhur kangjellat, material alumini, shtetasit G. Sh.

• Më datë 05.07.2018, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e tipit "Scott", të shtetasit D.G., banues në lagjen “ 28 Nëntori”, Elbasan.

• Më datë 31.03.2018, në lagjen “Visarion Xhuvani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën me vlerë 30 000 lekë, pronë e shtetases A. B.

• Më datë 04.02.2018 në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se i kanë vjedhur motomjetin tip “Yamaha”, shtetasit R. K.

• Më datë 17.02.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese", dyshohet se kanë vjedhur me thyerje, dyqanin me artikuj ushqimorë të shtetasit A. S., ku kanë marrë pako me cigare të llojeve ndryshme.

• Më datë 26.02.2018, në lagjen "Haxhias", dyshohet se kanë vjedhur një motoçikletë tip “PIAGIO”, pa targa në magazinën e shtetasit F. A.

• Më datë 27.02.2018, në lagjen "Haxhias", dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (Byrektore) të shtetasit A. D., ku kanë marrë 10 000 lekë në sirtarin e dyqanit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në konsultë të plotë me Prokurorin, u bë ndalimi i shtetasit:

• F. M., 34 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori" Elbasan, si dhe u shpall në kërkim autori i dytë i dyshuar shtetasi, E.V., 29 vjeç, banues në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2