Tiranë - Qarkullon me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”

Tiranë002

Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”. (për video kliko mbi link)

Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- L.R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit L.R., i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.

002

003

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5