Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 06 Korrik 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 28 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

7 persona për Narkotikët

1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

5 persona në kërkim

5 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Mashtrimi"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:
13.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, 
43 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,
1 armë zjarri, 12 fishekë, 1 predhë luftarake jashtë funksionit,
1 armë e ftohtë ( 1 thikë),
si dhe janë asgjësuar 38 bimë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 78 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1-Tiranë, operacion policor i koduar “LUCIA” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjatë këtij operacioni është ndaluar një shtetas i cili merrte shuma të konsiderueshme, duke premtuar personave se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).
Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

2- Elbasan, operacioni i koduar “Yamaha” , një i arrestuar, një në kërkim
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan.

 

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5