Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Korrik 2018

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 06.07.2018, rreth orës 00:49, në Qarkun e Tiranës, janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti, ku deri në këtë moment, nuk kemi patur raportime për dëmtime banesash. Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet nuk kanë konstatuar ndonjë problem. Sipas Insitutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë tërmeti ishte me magnitud  4.3 ballë, ku epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 16 km,  në Veri Perëndim të Shijakut dhe 32 km në Veri Perëndim të Tiranës.

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.K., vjeçe 20, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, për pronotimin e një bilete, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit L.H., vjeç 26, banues në Tiranë. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh.M., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit për zhdoganimin e një mjeti, i ka marrë një sasi parash shtetasit J.Zh., vjeç 40, banues në Elbasan. Nenet 143 e 175 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.B., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka falsifikuar rezervimet dhe nuk ka prerë biletat e klientes A.A., vjeçe 27, banuese në Tiranë. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, shtetësia E.S., vjeçe 27, banuese në Tiranë, kallëzon se një person ka blerë një paketë me një kartëmonedhë, e cila dyshohet e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.S., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me të dhënat e këtij shtetasi është aplikuar dy herë me gjeneralitete të njëjta por me shenja gishtash të ndryshme. Punohet për kapjen e H.S. Neni 189 i Kodit Penal.

Tiranë
Operacion policor i koduar “LUCIA” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 05.07.2018, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “LUCIA”, u bë ndalimi i shtetasit:
K.C., 41 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal për Mashtrim).
Shtetasi i ndaluar iu ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 000 000 (një milionë) Euro, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).
Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, K.C., ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 49, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cerova”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.C., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në rrugën e vjetër Tiranë–Elbasan, pranë “Urës së Farkës”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur R.U., vjeçe 17, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke pa leje drejtimi mjetin tip “Piaggio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të huaj arab A.A., 24 vjeç, pasi rreth orës 21:00, në autostradën Tiranë - Durrës ka aksidentuar me pasojë për jetën një person të gjinisë mashkull të paidentifikuar. Nenet 273 dhe 290/3 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës
Sekuestrohet lëndë narkotike Marijuanë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi të mirëorganizuar, rreth 2 - mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të shpërndarjes të lëndëve narkotike.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• E.N., 35 vjeç, banues në Larushk, Krujë;
• Xh.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë;
• A.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit:
• V.N. 28 vjeç, banues në Krujë.
Më datë 05.07.2018, shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë u kapën në flagrancë duke shkëmbyer me njëri - tjetrin një sasi lënde narkotike në një automjet tip Benz, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 43 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë;
• Automjetet tip Benz dhe Opel në pronësi të shtetasve të arrestuar;
• Aparate telefoni celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.B., vjeç 37, banues në Durrës, pasi më datë 04.07.2018, në lagjen nr. 13, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Korçë
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla. 
Policia arreston në flagrancë 3 shtetas.
Sekuestrohet 13.2 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
J.G., 39 vjeç
M.M., 24 vjeç, 
M.M., 42 vjeç, të tre banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në dyqanin në pronësi të shtetasve M.M., dhe M.M., në lagjen nr 9 Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi J.G., si edhe gjatë kontrollit fizik të këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
13.2  gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza.
1 peshore.
Gjithashtu shtetasi J.G., tek dyqani i cili shërbente si servis celularësh, tregtonte aparate satelitore pa dokumentacionin dhe autorizimin përkatës, si edhe rreth 300 aksesorë të ndryshëm telefonash, për të cilat nuk dispononte fatura.
Materialet  në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 283/2, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L., vjeç 49, banues në Barç, Korçë,  pasi në fshatin Dvoran, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mitsubishi”.  Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin I.L., vjeç 40, banues në Poliçan, bazuar në nenet 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.T., vjeç 37, banues në fshatin Backë, pasi në rrugën ‘’Hetem Kapinova”, Skrapar, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.06.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Z., vjeç 23, banues në fshatin Kuman Rroskovec, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i parkut”, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.07.2018, u ndalua shtetasi E.Sh., vjeç 32, banues në Fier, pasi më datë 04.07.2018, tek “Kryqëzimi i Grecallisë”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen K.Sh., vjeçe 42, banuese në Fier, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Gj., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 05.07.2018, rreth orës 11:20, në lagjen "15 Tetori" Fier, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë" duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" ka aksidentuar shtetasin P.Sh., 80 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë  05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit B.Sh., dhe G.B., vjeç 52 e 63, banues në Gjirokastër, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit P.M., dhe B.P., vjeç 57 e 36, banues në fshatin Zejmen, pasi dyshohet se në Zejmen, P.M., duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang” pa targë, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, të drejtuar nga B.P., për pasojë, është dëmtuar, P.M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin T.M., vjeç 44, banues në Shkodër, bazuar në nenet 248 e 320/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Sh.H., vjeç 31, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në rrugën “Europa”, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler”, ka aksidentuar biçiklisten, shtetasen D.K., vjeçe 49, banuese në Shkodër, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.B., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Neni 178/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.M., vjeç 51, banues në Kukës, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin Sh.A., vjeç 42, banues në Bulqizë, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R.H., vjeç 22, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 24.08.2015, dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Nenet 189 dhe 190 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.07.2018, shtetësia J.D., vjeçe 41, banuese në Tiranë, kallëzon se në bulevardin “Bajram Curri”, në mjetin tip ”Land Rover” i kanë vjedhur një çantë dore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 05.07.2018, rreth orës 12:30, jemi njoftuar se në Bërzhitë, banorët e zonës kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) një fëmijë të mitur rreth moshës 14 vjeç, i cili dyshohet të jetë futur për t'u larë dhe ka rrezikuar të mbytet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për dëmtimin nga fadroma të shtetasit R.Z., vjeç 69, banues në Durrës, më datë 05.07.2018, ky shtetas ka gjetur vdekjen në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M., vjeçe 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëjetuesi B.L., vjeç 52,  banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.
Më datë 06.07.2018, në rrugën “Agallarëve”, në Lundër, është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Xh.A. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak.
Më datë 05.07.2018, është dërguar në spital i goditur me sende të forta në trup, shtetasi Sh.A., 44 vjeç. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.N., vjeç 56, bnaues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Shefqeti‘’, ka tentuar të godasë shtetasen M.D., vjeçe 51, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Sh., dhe R.P., vjeç 25  e  18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Sauk i Vjetër, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.2
1. Më datë 04.07.2018, u ndaluan me iniciativë shtetasit H.Sh., vjeç 26, banues në Tiranë, dhe J. S., banues në Tiranë, pasi dyshohen se në periudha të ndryshme, kanë vjedhur një sasi lekësh në kioskën ku ishin të punësuar. Nenet 134/2 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.Sh., vjeçe 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti B.Sh., vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.Sh., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.Sh., vjeçe 45, banuese në Tiranë. Neni 130/a/1  i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Sh.L., L.L., dhe D.D., vjeç 65, 62 dhe 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Milto Tutulani”, janë konfliktuar me njëri tjetrin, për shkak të kundërshtimit të një ekzekutim vendimi dhe janë goditur me mjete të forta, ndërsa Sh.L., dhe L.L., nuk i janë bindur urdhrit, të punonjësve të policisë së rendit publik. Nenet 90, 235/1 dhe 242 të Kodit Penal.

Tiranë
Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.
Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L.R., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit L.R., i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.07.2018, shtetasi Z.V., vjeç 74, banues në Tiranë, kallëzon se është vjedhur kabulli i ndriçimit në një segment rrugor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.Gj., vjeçe 63, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali, A.Gj., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.M., vjeçe 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, D.D., vjeç 31, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.Z., vjeçe 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Çamërisë”, ka vjedhur në banesën e ish-bashkëshortit A.C., vjeç 44, ku ka marrë një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh., vjeç 25, banues në Tiranë, ( i sëmurë mendor), pasi dyshohet se ka kanosur dhe dhunuar psikologjikisht motrën e tij A.Sh., vjeçe 20. Në prezencë të familjarëve u shoqërua A.Sh., dhe u bë shtrimi i mënjëhershem në spitalin psikiatrik Tiranë. Nenet 130/a e 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, në rrugën “Mine Peza”, në banesë, ka tentuar të vetëvritet shtetasi A.L., vjeç 53, duke prerë damarët e duarve, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Informacion paraprak 
Më datë 06.07.2018, në rrugën “Jordan Misja”, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit V.B. U dërguan zjarrfikëset dhe shërbimet, zjarri u fik, ka vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.07.2018, shtetasi N.P., vjeç 66, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Njazi Meka”, shtetasi K.M., vjeç 36, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” i ka dëmtuar murin e banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.07.2018, në rrugën "Myslym Keta", ka rënë zjarr, në lokalin në pronësi të shtetases Z.T., vjeçe 54, banuese në Tiranë, ku janë djegur disa pajisje. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.07.2018, në rrugën “Sadik Petrela”, kanë dëmtuar dyert e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit K.Q., vjeç 29, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.I., vjeç 17, banues në Kamëz, pasi dyshohet se gjatë natës, në Paskuqan, në banesën e shtetasit D.D., vjeç 31, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për kapjen e E.I. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N.M., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në një tokë afër banesës, dyshohet se i ka vjedhur një bagëti të trashë shtetasit S.B., vjeç 34, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.M., vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.B., vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djal i tij S.B., vjeç 25, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen M.T., vjeçe 52, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se për t’u pajisur me mjet identifikimi, ka përdorur të dhënat e shtetases H.Rr., vjeçe 58, banuese në Kavajë. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, shtetasi H.O., vjeç 68, banues në Rrogozhinë, kallëzon se në fshtin Kalush, i kanë vjedhur banesën e vëllait, M.O., vjeç 55, banues në Itali, ku kanë marrë 2 televizorë dhe një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit I.E., Sh.E., dhe L.Gj., vjeç 21, 17 e 48, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në fshatin Kryevidh, I.E., dhe Sh.E., kanë goditur me sende të forta, L.Gj., i cili me vetëgjyqësi, ka goditur me sende të forta, babanë e shtetasve I. E., dhe Sh. E. Nenet 89, 25, 90 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen E.Q., vjeçe 33, banuese në Durrës bazuar në nenin 113/1 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale të “Vjedhja”, më datë 05.07.2018, në fshatin Kërtushaj, është gjetur e braktisur në arë bagëtia e trashë (lopë) e shtetasit K.D., vjeç 67. Nenet 134/22 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.M., vjeç 43, banues në fshatin Xhavzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka kundërshtuar dhe kanosur me fjalë, patrullën e policisë Bashkiake gjatë kryerjes së detyrës. Nenet 235 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit L.M., vjeç 41, banues në Maqedoni, bazuar në nenin 143/1 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Q., vjeçe 29, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti S.Q., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit A.K., dhe P.K., vjeç 55 e 46, në fshatin Brret, Krujë, P.K., me detyrë kryeplak i fshatit Brret, pasi dyshohet se në fshatin Brret, në një zonë të pyllëzuar u gjetën dhe asgjësuan 38 bimë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Nenet 284 dhe 300 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit F.K., dhe B.K., vjeç 29 e 56, banues në Tapizë, pasi dyshohet se në Tapizë, kanë goditur me grusht, shtetasit B.M., e A.D., vjeç 43 e 39, banues Valias e Nikël. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan , për shtetasin B.Xh., vjeç 20, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, duke punuar me motorsekë, ka prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 05.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G.H., vjeç 44, banues në Elbasan. Punohet  për kapjen e  G.H. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, në një pallat kanë vjedhur kangjellat  prej alumini në katin e parë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen I.N., vjeçe 36, për nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Elbasan
Operacion policor i koduar “Yamaha” .
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.
Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan.
Arrestohet një prej autorëve, si dhe shpallet në kërkim autori i dytë.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar, u bë finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar ”Yamaha”:
Nga veprimet hetimore të kryera nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi F. M., në bashkëpunim me shtetasin E.V., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Elbasanit si dyqane, motorë, biçikleta dhe konkretisht:
• Më datë 05.07.2018 në Lagjen “28 Nëntori”, në katin e parë të një pallati, dyshohet se i kanë vjedhur kangjellat, material alumini, shtetasit G. Sh.
• Më datë 05.07.2018, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e tipit "Scott", të shtetasit D.G., banues në lagjen “ 28 Nëntori”, Elbasan.
• Më datë 31.03.2018, në lagjen “Visarion Xhuvani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën me vlerë 30 000 lekë, pronë e shtetases A. B.
• Më datë 04.02.2018 në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se i kanë vjedhur motomjetin tip “Yamaha”, shtetasit R. K.
• Më datë 17.02.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese", dyshohet se kanë vjedhur me thyerje, dyqanin me artikuj ushqimorë të shtetasit A. S., ku kanë marrë pako me cigare të llojeve ndryshme.
• Më datë 26.02.2018, në lagjen "Haxhias", dyshohet se kanë vjedhur një motoçikletë tip “PIAGIO”, pa targa në magazinën e shtetasit F. A.
• Më datë 27.02.2018, në lagjen "Haxhias", dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (Byrektore) të shtetasit A. D., ku kanë marrë 10 000 lekë në sirtarin e dyqanit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore në konsultë të plotë me Prokurorin, u bë ndalimi i shtetasit:
• F. M., 34 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori" Elbasan, si dhe u shpall në kërkim autori i dytë i dyshuar shtetasi, E.V., 29 vjeç, banues në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, në lagjen “Skënderbej”, tek dera e banesës së shtetasit Q.L., vjeç 26, është dëmtuar aksidentalisht,  shtetasi Xh.B.,  vjeç 26, banues në Domje Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Informacion paraprak.
Më datë 05.07.2018, tek dera e banesës së shtetases G.K., vjeçe 38, ka rënë zjarr. Nga ndërhyrja në kohë u bë shuarja e zjarrit dhe nuk ka probleme. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit A.S., E.K., dhe D.T., vjeç 19, 22 e 22 , banues në fshatin Pajovë Peqin, pasi dyshohet se në fshatin Pajovë, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin, për pasojë është dëmtuar A.S., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën . Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin L.P., vjeç 49, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 04.07.2018,  në fshatin Stravaj, ka kanosur me fjalë, shtetasin S.E., vjeç 60, banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin L.P., vjeç 49, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Liras, me vetëgjyqësi, me pretendimin se është prone e vjetër e tij, pengon që të punojë tokën shtetasen H.P., vjeçe 46. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për shtetasit  R.B., dhe Y.B.,  vjeç 25 e 38, banues në fshatin Floq, pasi dyshohet se më datë 05.07.2018 në fshatin Marinaj, kanë kanosur me fjalë, shtetasin E.K., vjeç 42, banues në Marinaj. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 05.07.2018, në fshatin Galigat, shtetasi F.M., vjeç 48, banues në Galigat, ka gjetur një predhë luftarake jashtë funksionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për vlerësim.

Gramsh
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• G.V., 31 vjeç, banues në lagjen, "Visarion Xhuvani", Elbasan.
Shtetasi i lartpërmendur në lagjen "Sporti", Gramsh, dyshohet se ka vjedhur disa sende në mjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit N.T., 33 vjeç, dhe është larguar, por falë ndërhyrjes së punonjësve të policisë në kohë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë), të cilën autori e mbante në dorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", të parashikuar nga nenet, 134, 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.07.2018, në fshatin Bollovodë, shtetasi B.D., vjeç 56, banues në Bollovodë, duke punuar është rrëzuar nga rimorkio e zetorit, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.07.2018, në rrugën “Stavri Shkurti”, shtetases I.N., vjeçe 36, banuese në Korçë, i kanë vjedhur një çante me dokumente dhe një sasi lekësh, në mjetin tip “Skoda”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin N.S., vjeç 50, banues në Korçë, pasi dyshohet se në qytetin e Korçës, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.  Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.A., dhe B.M., vjeç 33 e 35, banues në fshatin Bregas e Zvezdë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Korcë-Plasë, u kap me mjetin tip “Ifa”, duke transportuar lëndë drusore, pa leje. Nenet 205 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, në fshatin Zvirinë, në banesë, ka vdekur shtetasi D.M., vjeç 58. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.H., vjeçe 69, pasi dyshohet se nusja e djalit, M.H., vjeçe 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë  05.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.Sh., vjeç 34, banues në Bishnicë, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, Velçan, ka braktisur mjetin tip “Ifa”, të ngarkuar lëndë drusore duke mos iu bindur urdhrit të  punonjësve të policisë të rendit publik, është larguar. Punohet për kapjen e tij. Nenet 205, dhe 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 05.07.2018, në fshatin Mollas, shtetasi E.J., vjeç 51, duke punuar tokën me zetor, për shkak të terrenit të pjerrtë, është batuar, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.07.2018, gjatë natës, në qytetin e Ersekës, është vjedhur banesa e shtetasit S.P., vjeç 62, banues në Ersekë, ku kanë marrë disa pajisje shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.A., vjeç 32, banues në Berat, bazuar në nenet 84 dhe 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.G., vjeçe 63, banuese në Patos, pasi dyshohet se në banesë, kunati, shtetasi Ll.G., vjeç 72, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.07.201, u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Ll.G., vjeç 72, banues në Patos, pasi dyshohet se në lagjen “Dukas”, ka kanosur me fjalë, shtetasen L.G., vjeçe 63, banuese Patos. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin D.Gj., vjeç 24, banues në Lushnje, pasi dyshohet se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ka goditur me sende të forta shtetasin B.T., vjeç 51, banues në Lushnje. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.J., vjeç 41, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugën Divjakë-“Pushimi i shoferit”, në fshatin Mërtish, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Sh.T., vjeç 68, banues në Mërtish dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.07.2018, shtetasi D.I., vjeç 28, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 04.07.2018, në lagjen “28 Nëntori”, në mjetin tip “Volkswagen” i kanë vjedhur disa aksesorë telefonash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.Gj., vjeç 17, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në afërsi të fshatit Dhërmi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u ndalua shtetasi A.M., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.L., vjeç 51, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Skelë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Dodge”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.Ç., vjeç 31, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në mesditë, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur banesën e shtetases M.S., vjeçe 80, banuese në Vlorë, ku ka marrë disa orendi.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.D., vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “24 Maji”, në tokën e marrë me qira prej tij, ka vendosur një kontenier, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 05.07.2018, në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasi R.C., vjeç 74, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.Xh., vjeç 40, banues në Kuçovë, pasi më datë 02.07.2018, në lagjen nr. 1, dyshohet se ka vjedhur tre shkallë metalike, në dyqanin e shtetasit K.B., vjeç 38, banues në Sarandë. Punohet për kapjen e A.Xh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Ç., vjeç 39, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr.4, në lokalin e shtetases A.B., vjeçe 53, banuese në Sarandë, ka vjedhur një telefon celular. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit A.H., dhe M.M., vjeç  55 e 68, banues në  Gjashtë,  pasi dyshohet se në Ksamil, u kapën duke ndërtuar një mur, pa leje. Neni 199/b i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës i cili bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 05.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.Xh., vjeç 40, banues në Kuçovë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin E.D., vjeç 33, banues në Fier, për veprën penale bazuar në nenin 246 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Sarandë, për shtetasin L.D., vjeç 48, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në datën 04.07.2018, në Ksamil, u kap duke transportuar me automjet, prodhime deti, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin P.D., vjeç 68, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se në Fushë Mamurras, me vetëgjyqësi, i ka pushtuar një sipërfaqe tokë bujqësore shtetasit A.Sh., vjeç 50, banues në Mamurras. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.P., vjeç 58, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Tre Heronjtë”, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.K., vjeç 27, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases T.K., vjeçe 21. Punohet për kapjen e A.K. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, në fshatin Guri  i Zi, kanë vjedhur banesën e shtetasit  A.D., vjeç 49, ku kanë marrë disa pajisje dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, gjatë natës, në fshatin Golem, në garazhin e shtetasit Sh.M., vjeç 58, janë vjedhur 2 motoçikleta dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin G.N.,  banues në Vau i Dejës, pasi dyshohet se më datë 23.04.2018, në Vau i Dejës, në një lokal, ka goditur me grusht shtetasin F.M.,  vjeç  49, banues në Vau i Dejës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 05.07.2018, në fshatin Demiraj, në magazinën e shtetasit Sh.R., vjeç 65, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa prodhime bujqësore. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 04.07.2018, në fshatin Bardhoc, para banesës, shtetasit R.Sh., vjeç 58, banues në Bardhoc, i është djegur mjeti tip “Ford”. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike në pjesën e motorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.07.2018, në afërsi të PKK Morinë, në lëvizje është djegur mjeti tip “BMW” në pronësi të shtetasit A.Z., vjeç 65, banues në Kosovë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike në pjesën e motorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin Q.S., vjeç 75, banues në Tropojë, pasi dyshohet se në fshatin Valbonë, është konstatuar fillimi i ndërtimit të një objekti, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 04.07.2018, në fshatin Krumë, në banesën e shtetasit A.M., vjeç 38, banues në Krumë, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë një çantë dore dhe disa sende. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 06.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për shtetasin A.H., vjeç 31, banues në fshatin Arap i Epërm, pasi dyshohet se në fshatin Arap i Epërm, ka goditur me grusht, shtetasin P.H., vjeç 59. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R.I., vjeç 40, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë, pasi dyshohet se tek “Ura e Çerenecit”, nuk u është bindur urdhrave të policisë rendit, për shoqërim, duke u larguar. Punohet për kapjen e tij. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, në fshatin Peladhi, shtetasi i mitur K.P., vjeç 12, banues në Peladhi, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar e ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Mat
Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës  së tij, kapet dhe  ndalohet nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u kap dhe u ndalua shtetasi:
D.M., 43 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij shtetases S.M., 67 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Dhunë në familje",  parashikuar nga neni 130/a/4, i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin R.B., vjeç 36, banues në Burrel, pasi dyshohet se në qytet, ka fyer shtetasin P.H., vjeç 59, banues në Burrel. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2018, nga një atak kardiak, ka gjetur vdekjen e menjëhershme në spitalin e Burrelit, shtetasi L.H., vjeç 57, me banim në Tiranë. Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 05.07.2018, nga shërbimet e DVKM Tiranë, u dërguan në QKPA Babrru Tiranë, 2 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për shtetasin e depërtuar nga Anglia, I.Rr., vjeç 25, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 11.06.2018, në afërsi të PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror ilegalisht. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 04.07.2018, në  fshatin Devoll, nga shërbimet e policisë së rendit, u dërguan në QKPA Babrru Tiranë, 6 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H., vjeç 36, banues në Gjermani, pasi në PKK Qafë Thanë, iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar llojit Cannabis Sativa. Neni 283/ i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Kakavije
Patrulla e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kap dhe ndalon një person të dënuar me 10 vjet burg për "Vrasje me dashje"
Nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër është konstatuar një shtetas në tentativë për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme, duke iu shmangur kontrollit policor.
Nga ana e patrullës së Policisë Kufitare në kufirin e gjelbër u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Ë. A, 47 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ky shtetas ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me numër vendimi 60, datë 30.09.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale "Vrasja me dashje", dhe "Rrethanat rënduese", parashikuar nga nenet 76 a) dhe 50 c) të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2018, shërbimet e FNSH-së, në vendin e quajtur  “Ura e Glinës”, kapën 4 shtetas, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin E.T., vjeç 37, banues në Kamëz, Tiranë, pasi dyshohet se në PKK Kakavjë, nga kontrolli në autobusin tip “Benz”, të një shoqërie transporti, iu gjetën të fshehura veshje dhe 4 televizorë plazma, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Neni 174 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30