Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Korrik 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new
 
SHËRBIME TË KRYERA NGA POLICIA
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
1.Më datë 06.07.2017, në Velipojë, në plazh, shtetasi F.M, 17 vjeç, banues në Mirditë, duke u larë në det, ka rrezikuar të mbytet, ju dha ndihma e parë nga ana e policisë, u njoftua ambulanca dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.
 
2.Më datë 06.07.2018,, në Velipojë, në plazh, shtetasi E.M, 18 vjeç, banues në Baçahllëk, dukë u larë në det, është dëmtuar në qafë, të cilit ju dha ndihma e parë nga ana e policisë dhe ndodhet në ambulancën e Velipojë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.
 
3.Më datë 06.07.2018,, në Velipojë, në plazh, shtetasi P.P, 67 vjeç,  banues në Gjakovë, Kosovë, duke u larë në det, aksidentalisht ka rrezikuar të mbytet, të cilit ju dha ndihma e parë nga ana e policisë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.
 
                                    III. DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE
 
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për narkotikët
1.Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F.S dhe K.Z, 23 vjeç dhe 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, pranë një kompleksi, nga kontrolli në mjetin tip “Peugeot"  dhe kontrollit personal, shtetasit F.S ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, kurse shtetasi K.Z  nuk ka treguar. Nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç, 26 vjeç,, banues në Burrel, pasi në Sauk të Vjetër, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” iu  bllokua 0.7 gr. lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, 62 vjeç,  banues në Tiranë, pasi tek “Varri i Bamit”, nga kontrolli fizik ju bllokua 1.6 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë, mjeti tip “Renault” dhe dy celularë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
4.Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve, me 10 persona të arrestuar. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për shtetasit:- Sh. Sh., 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“); - E. V., 48 vjeç, banues në Tiranë; - E. F., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);  - Y. G., 47 vjeç, banues në Tiranë. Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi K. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Sh. Sh., shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: - përzierës për lëndën narkotike
- doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, - telefona celular, - 3 automjete, - një sasi lekësh dhe eurosh. Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit: - K. K., 34 vjeç, banues në Tiranë; - A. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë;
- T. N., 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”); - J. B., 42 vjeç, banues në Tiranë; - F. A., 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”). Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.
 
5.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.R, 27 vjeç,  banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bakalli”, nga kontrolli fizik, i’u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 1 gr. lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
 
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor :
- D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 2853, të datës 22.12.2017, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 28.11.2017, në zonën e ish-Parkut, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. B.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.
 
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”” dhe “”Largimi nga vendi i aksidenti”, më datë 06.07.2018, u identifikua i aksidentuari shtetasi H.D, 76 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 290/3 e 273 të Kodit Penal.
 
Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.Ç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin E.K, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jahja Ballhys”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”ka aksidentuar një shtetase të mitur 15 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.07.2018, në rrugën “”Teodor Keko””, mjeti tip “Volksvagen” ka aksidentuar shtetasin S.P, 76 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
 
Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lonçin” Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjëndje të dehur metin tip “Benz  dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shoqërim. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
1.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.R, 20 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasinA.Sh, 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në Maminas, shtetasi M.R, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa targë, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” të drejtuar nga shtetasi A.Sh dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjeri në mjetin tip “Fiat”, shtetasi G.N, 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni për narkotikët
 
1.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K, 59 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit I.Rr, Xh.P, H.P dhe I.Xh,përkatësisht 44 vjeç, 34 vjeç,26 vjeç dhe 21 vjeç banues në Elbasan, pasi në banesën e shtetasit I.K u gjetën dhe u sekuestruan dy shishe qelqi dhe një shishe plastike, me vëllim 330 ml, të përshtatura për përdorim lënde narkotike, në formën e tymosjes (me bidon), ku në të gjithë sipërfaqen e tyre kanë mbetje pluhuri të bardhë i dyshuar për lëndë narkotike të llojit Kokainë, kurse shtetasit I.Rr, Xh.P, H.P dhe I.Xh, nuk kanë kallëzuar krimin. Nenet 285/a e 300 të Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
1.Më datë 07.07.2018, ora 02:00, u arrestua në flagrancë shtetasi R.P, 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin “Benz. Neni 291 i Kodit Penal.
 
2.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Sektori për krimin ekonomik e financiar
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin J.M, 26 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokal, ushtronte aktivitet bastesh sportive, pa dokumentacion. Nenet 197 e 180 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.Ç dhe M.Ç., 52 vjeç dhe 45 vjeçe, banues në Korçë, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Opel” ju gjetën e bllokuan një sasi konfeksionesh  dhe këpucësh verore,  pa dokumentacion shoqërues. Neni 178 i Kodit Penal
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Fier për shtetasen I.B, 34 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka bërë një ekzekutim vendimi pa marrë formën e prerë nga Gjykata, ndaj shtetasit F.M, 33 vjeç. Neni 248 i Kodit Penal.
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasit F.M, 33 vjeç dhe E.M, 36 vjeç, pasi me anë të mashtrimit e falsifikimit i kanë marrë 6000 euro dhe 5000 lekë shtetasit Dh.S, 64 vjeç. Nenet 189 e 143/2 të Kodit Penal.
 
3.Në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit", sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete. Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale " parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit F.F. Si rezultat i vijimeve të  veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:-F.F, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale  “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:
•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
•Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m²  në ndertim.
•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
•Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit F.F., dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
• Tre Automjete. Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Sektori për trafiqet e narkotikët
 
Vlorë
Finalizohet me sukses një tjetër operacion i drogërave të forta. Vihen në pranga tre shtetas të cilët vinin nga qyteti Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë. U sekuestrohen 420 doza heroinë, 17 doza kanabis, 2000 dollarë të falsifikuar, një sasi medikamentesh, 1 peshore elektronike dhe 1 automjet Audi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Vlorë vinin shtetas prej qytetit të Fierit të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Circle”.
Si rezultat janë kapur dhe arrestuar në flagrancë, shtetasit: J. Xh., 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, A. M., 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), R. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në`Ballsh-Fier.
Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë. Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ''Audi'', me të cilin qarkullonin. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 183 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin G.M, vjeç 52, banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj, ish Kryetar i Komunës Luftinjë, sepse në periudhën 2013-2016, duke shpërdoruar detyrën, në fshatin Vagalat, pronën e shtetasi B.S, vjeç 65, banues në Memaliaj,  jua ka dhënë me qera disa personave të tjerë. Neni 248 i Kodit Penal
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
1.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Gj, 20 vjeç, banues në Kurbin, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R.D, 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi mjeti tip “Smart” pa targë, që u bllokua, rezulton i vjedhur në vitin 2017 në Gjermani. Neni 141/a i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin G.Z, 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lokal ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan një laptop, një printer dhe një monitor që shërbente për vënien e basteve sportive. Nenet 197 e 180 të Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.M, 16 vjeç, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Sanderna” është përplasur me një shtyllë elektrike, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.Gj, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.Më  datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin I.H, 50 vjeç,  banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugor Krastë-Bulqiz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar shtetasit A.S, D.M, Xh.K e V.K, përkatësisht 45 vjeç, 42 vjeçe, 44 vjeçe dhe 32 vjeçe  banues në Bulqizë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e shtetasit I.H. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
 
2. Më  datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së  Parë Dibër, për shtetasin E.T, 29 vjeç, pasi në lagjen “Dobrovë” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar një shtetas të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
 
IV. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
1.Më datë 06.07.2018, në fshatin Farkë e Madhe, në oborrin e banesës së shtetasit Xh.A, 63 vjeç, i është djegur mjeti tip “Benz” ,. Punohet për përcaktimin e rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. 
 
2.Më datë 06.07.2018, shtetësja L.D, 71 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshorti H.D, 76 vjeç, Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. 
 
3.Më datë 06.07.2018, shtetasi S.P, 53 vjeç,  banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetasje J.P, 23 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. 
 
4.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.M, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek “Bërryli”, ka goditur me grusht, shtetasin D.P, 22 vjeç, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
5.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “”Pjetër Gurakuqi””, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
6.Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit H.D, në morgun e IML-së, u identifikua i vdekur nga një aksident. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
 
7.Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.D, 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi L.D, 40 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. 
 
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
1.Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek ish Fusha e Aviacionitka goditur me grusht shtetasin M.A, 26 vjeç, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.R, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “”Muhamet Gjollesha”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.M, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, ka goditur me grusht, shtetasin B.H, 59 vjeç. Neni 89 i Kodit Penal.
 
4.Më datë 06.07.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësja E.P, 21 vjeçe banuese në Lezhë, larguar nga banesa, e cila deklaron se është  larguar nga banesa me dëshirën e saj. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari, të lëna nga ana e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. 
 
5.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Q, 74 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka fyer shtetasin N.P, 36 vjeç. Neni 119 i Kodit Penal.
 
6.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetësja L.L, 62 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.L, 62 vjeçe, banuese në Tiranë, në rrugën “Milto Tutula”,  shtetesja F.L nuk i është bindur urdhrit të punonjesit të policisë rendit publik, por kanë goditur për shkak të detyrës dhe kanë shkatërruar rrethimin e një objekti në ndërtim. Nenet 236/2, 237, 150 e 242 të Kodit Penal. 
 
7.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H, 63 vjeç, bnaues në Tiranë, pasi në rrugën “”Dhimitër Shuteriqi””, me vetëgjyqësi, i ka ndërprerë energjinë elektrike, shtetasit G.H, 59 vjeç. Neni 277 i Kodit Penal.
 
8.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.E, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 12.02.2018, me anë të mashtrimit, i ka marrë mjetin tip “Benz, shtetases Xh.A, 27 vjeçe.Punohet për kapjen e shtetasit J.E dhe gjetjen e mjetit. Neni 143 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.B, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “”Halil Malaj””, në lokal, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 bilardo dhe 3 televizor. Neni 198 i Kodit Penal. 
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V.B, 23 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi prej disa ditësh, në rrugën “”Mine Peza”, ka marrë me qera mjetin tip “Smart” dhe nuk e ka kthyer pranë agjencisë. Neni 143 i Kodit Penal. 
 
3.Më datë 06.07.2018, në rrugën “Jordan Misja”, në banesën e shtetasit V.D, 42 vjeç, ka rënë zjarr, për pasojë është djegur ambientet i brendshëm i banesës. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit ishte një defekt elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale. 
 
4.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H, 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “”Fortuzi””, ka goditur me motorr shtetasin E.C, 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e shtetasi A.H. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
5.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Y, 30 vjeç, banues në Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Y  banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogi i Parë”, në një lokal, kanë goditur me grusht dhe me vetëgjyqësi, kanë tentuar t’i marrin lokalin, me pretendimin se kanë kontratë qeraje, shtetasit A.H, 34 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 90 e 277 të Kodit Penal.
 
6.Më datë 07.07.2018, ora 01:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, 22 vjeç , bnaues në Tiranë, pasi më datë 06.07.2018, tek “”Bulevardi i Ri”, u ndalua me mjetin tip “Benz” dhe nga kontrollit fizik ju gjet e u bllokua 0.4 gr. lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe mjeti. Neni 283 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
1.Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.D, 32 vjeçe,, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi E.D, 33 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. 
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.S, 73 vjeç, , banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Baushi””, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatuan lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
3.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, 33  vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit ish-bashkëshorten shtetasen E.D, 32 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
4.Më datë 06.07.2018, në rrugën e “Dibrës, disa persona kanë goditur me grusht, shtetasin E.D, 26 vjeç,, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materiaet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin S.K, 65 vjeç, banues në Peqinë, pasi gjatë natës, në fshatin Zikxhafaj, në banesën e shtetasit D.Sh, 42 vjeç, ka vjedhur disa shpende. Punohet për kapjen e shtetasit S.K. Neni 134/1 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin N.S, 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 2 , në punishten e qumështit, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e pa ligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
3.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit S.D, 56 vjeç dhe V.D, 48 vjeç, pasi shtetasi S.D , me vetëgjyqësi nuk ka lejuar të zbatojnë vendimin e Bashkisë Kavajë, për të zhbllokuar një rrugë të cilën e kishte bllokuarV.D. Nenet 277, 235 242 dhe 277 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.B, 17 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” Neni 291 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.T, 41 vjeç, banues në Durrës pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 06.07.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është  vjedhur banesa e shtetasit A.H,54  vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Itali, si emigrant, ku kanë marrë një televizor dhe një fshesë me elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
4.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.N, 52 vjeç, banues në Durrës, pasi nuk i ka paguar rrogën  shtetases R.D,39 vjeçe, e punësuar si rrobaqepëse. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.
 
5.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.L, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-ë, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. 
 
6.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Rr, 32 vjeç , banues në Fushë Prezë Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
7.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin N.P, 65 vjeç,  banues në fshatin ShënaVlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
 
8.Më datë 06.07.2018, ora 14:30, shtetasi A.D, 25 vjeç, banues në Durrës, kallëzon se prej disa ditësh e shqetësojnë dhe kanosin në telefon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
1.Më datë 06.07.2018, gjatë natës, në fshatin Cërrujë, kanë dhunuar banesën e shtetasit  R.M, 54 vjeç, duke krijuar ç’rregullime të orendive dhe sendeve brenda shtëpisë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 112 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afërsi të vendit të quajtur “Ligate””, në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 83 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 06.07.2018,, në afërsi të vendit të quajtur “Arrtesh” , në një sipërfaqe të shpyllëzuar, janë gjetur 117 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.
 
4.Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.E, 47 vjeç, , banues në fshatin Larushk, pasi djemtë, shtetasit E.E, 21 dhe E.E, 17 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë.
 
Komisariati i Policise Elbasan
 
Më datë 06.07.2018, në lagjen “Vullnetari”, te dera e banesës së shtetases V.L, 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Nga nëerhyrja në kohë u bë sguarja e zjarrit dhe nuk ka probleme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 
 
Më datë 06.07.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin N.B, 17 vjeç, banues në Elbasan, në lagjen “Shënkoll”, në kishën “Shën Varvara”, ka tentuar të vjedhin dy objekte kulti. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Cërrik
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit J.K, Sh.K,dhe S.K, përkatësisht 60 vjeç, 49 vjeçe dhe 18 vjeçe,  pasi në fshatin Shtërmen, në bashkëpunim, kanë dëmtuar me sende të forta shtetasen K.B, 41 vjeç banuese në fshatin Thanë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal. 
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G.L, 54 vjeç banues në fshatin Gjyrale, pasi në këtë fshat, ka dëmtuar me sende të forta, shtetasin Sh.E,71 vjeç. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Peqin
 
1.Më datë 06.07.2018, ora 13:00, në I E V P Peqin, jashtë rrethimit, gjatë gërmimeve të kryera për ndërtimin e fushës së futbollit, u gjet një  predhë luftarake e kalibrit 60 mm, e cila u la në ruajtje shërbimeve të institucionit, deri në mbërritjen e specialistëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. 
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
1.Në vijim të informacionit datë 03.06.2018, që bënë fjalë për vjedhjen e varëses floririt nga qafa, të shtetases K.J, më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin S.M, 28 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi. Neni 134/1 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.M, 51 vjeç, banuese në fshatin  Kamenicë, pasi djali, shtetasi M.M, 34 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë  së Parë Korçë. 
 
Komisariati i Policisë Maliq
 
1.Më datë 06.07.2018, në fshatin Veliternë, në banesë, shtetësia A.F, 17 vjeçe, ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë. 
 
Komisariati i Policisë Devoll
 
1.Më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Sh, 49 vjeç,banues në fshatin Çipan, sepse më datë 05.06.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe bashkëshortes, shtetaseve A.Sh dhe D.Sh, 70 vjeçe dhe 36 vjeçe. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Korçë. Neni  130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec,  për shtetasin O.Ç, 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi për shkak të detyrës ka kanosur punonjësin e policisë rendit. Neni 238 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen R.B, 61 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 
  
Komisariati i Policisë Ersekë
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen H.I, 78 vjeçe, banuese në fshatin Qafëzes, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortit, shtetasit G.I, 81 vjeç. i Neni 130/a i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Berat
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin B.K, 53 vjeç, banues në Poliçan, pasi në lagjen”Barrikada”, ka kanosur shtetasin I.A, 75 vjeç, banues  në Berat, Neni  84 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, në lagjen ”30 Vjetori”, në lokalin e tij, është gjetur i vdekur shtetasi M.A, 54 vjeç, banues në Berat. Nga veprimet rezultoi se vdekja ka qene natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat. 
 
3.Më datë 06.07.2018, gjatë natës, në fshatin Goriçan, në serat e shtetasit A,Gj, 48 vjeç, kanë vjedhur 100 m. kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
4.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.V, 50 vjeç, banues në Berat, pasi në lokal, ushtronte aktivitet të pa ligjshëm të lojërave të fatit e lotarive sportive. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
1.Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.Ç, 22 vjeçe, banuese në Roskovec, pasi bashkëshorti, shtetasi S.Ç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier.  
 
Komisariati i Policisë Lushnjë  
 
1.Më datë 06.07.2018, u ndaluan shtetasit në kërkim, N.H dhe E.Sh, 21 vjeç dhe 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, i ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, në fshatin Eskaj, në kasollen e bagëtive të shtetasit M.K, 40 vjeç, ka rënë zjarr, për pasojë ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Divjakë
 
1.Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.Sh, 44 vjeç,banues në Divjakë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj   nënës, shtetases K.Sh, 83 vjeçe. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.K, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Isa Boletini”, në lokal “të shtetasit G.Dh, 40 vjeç, ka dëmtuar 2 karrige. Neni 150. i Kodit Penal. 
 
2.Më datë 06.07.2018, ora 10.00, në lagjen “28 Nëntori”, në banesë, ka rënë nga ballkoni shtetasi R.C, 73 vjeç, me probleme mendore, i cili ndodhet në spital ashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për ngjarjen aksidentale. 
 
3.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.Z, 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “ Pavarësia”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal. 
 
4.Kundërshtuan punonjësit e policisë në krye të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë Vlorë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë kryer veprimet për arrestimin e shtetasve: O.K., 21 vjeç, banues në Vlorë. O.K., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy këta shtetas në lagjen ''Ujë i Ftohtë'', kanë kundërshtuar me dhunë në ushtrimin e detyrës punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor. Materialet hetimore u referuan për veprën penale ''Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik'', parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Himarë 
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.K, 36 vjeç,, banues në Tiranë, pasi në fshatin Dhërmi, në afërsi të shëtitores, u kap duke ndërtuar një objekt me strukturë druri, pa leje. Neni 200 i Kodit Penal. 
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin H.K, 37 vjeç,pasi në fshatin Dhërmi, u kap duke ndërtuar një objekt me strukturë druri, pa leje. Neni 200 i Kodit Penal. 
 
3.Më datë 06.07.2018,, shtetasi E.K, 35 vjeç, , kallëzon se në orët e para të ditës, në Himarë, në banesën e marrë me qera, i kanë vjedhur telefonat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
4.Më datë 06.07.2018, shtetasja  M.L, 25 vjeçe, kallëzon se në Himarë, në mjetin e saj i  kanë vjedhur portofolin dhe celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Delvinë
 
1.Më datë 06.07.2018, shtetasi G.G, 33 vjeç, banues në fshatin Stjar, kallëzon se në orën 21:30, kanë tentuar ti vjedhin në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallë së Parë Sarandë, për shtetasin J.J, 60 vjeç, banues në Ksamil,  pasi në lokalin e hotelin e tij ju gjetën e bllokuan mallra ushqimore dhe pije të ndryshme, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallë së Parë Sarandë, për shtetasin F.M,  25 vjeç, banues në Sarandë,  pasi në Ksamil, tek vend qëndrimi i varkave,  ka kryer punime që nuk i përmbahen autorizimit të marrë nga Bashkia Sarandë. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
 
3.Më  date 07.07.2018, ora 04:00, u arrestua në flagrancë shtetasi K.G, 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën’’Gjergj Araniti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” . Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
1.Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje‘’, më datë 06.07.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ndryshoi masën e sigurisë nga “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, në “Arrest me burg”, për P.S, 41 vjeç, banues në Gjirokastë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Tepelenë
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në fshatin Luadh, Bashkia Memaliaj, u gjetën të kultivuara në zonë të pyllëzua, 507 bimë të dyshuara narkotike te cilat u asgjesuan. U bë shpallja në kërkim për Kryetarin e fshatit Luadh, shtetasin A.C, 30 vjeç, banues në fshatin Luadh. Po punohet indetifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284/2, 248 dhe 300 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.N, 53 vjeç, banues në fshatin Grykë Zezë, pasi  në rrugën e fshatit Patalej, ka goditur me sende të forta, shtetasin M.N, 68 vjeç, banues në këtë fshat. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit B.D, 19 vjeç dhr B.D, 17 vjeç, banues në fshatin Treshë e Lezhë, pasi në rrugën Shengjin-Kune, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasin V.P, 32 vjeç, banues në Shëngjin, i cili kishte goditur me grusht B.D, 17 vjeç. Nenet 89, 25 e 90 të Kodit Penal.  
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin S.K, 29 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi në banesë, ka kanosur me armë sportive vëllain, shtetasin F.K, 29 vjeç. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një krehër me tre fishekë sportiv. Punohet për gjetjen e armës. Nenet 84 e 280 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mirditë 
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit D.Gj dhe F.Gj, 27 vjeç dhe 22 vjeç,  banues në Rubik, pasi në Rubik, kanë goditur me sende të forta, shtetasin M.LL. Nenet 89, 25 e 274 të Kodit Penal.
 
 Komisariati i Policisë Shkodër
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Z.M, 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, shtetases E.M, 32 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen L.N, 52 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në plazh Velipojë, në ambientet e lokalit nëpërmjet muzikës me tone të larta, ka shqetësuar banorët. Neni 274 i Kodit Penal. 
 
3.Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për ndërtim pa leje në fshatin Golem, më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.F,19 vjeç, banues ne Shkodër.  Neni 199/a i Kodit Penal.
 
4. Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Sh.K 44 vjeçe, banuese në fshatin Gimaj, pasi kunati, shtetasi M.K, 57 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënime ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër.
 
5.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit F.Gj  dhe P.M, 47 vjeç dhe 52 vjeç, , banues në Shkodër pasi në lagjen “Vasil Shanto”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njeri tjetrin. Neni 277 i Kodit Penal.
 
6.Më datë 06.07.2018, ora 22:30, në fshatin Bleran, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin  K.K, 23 vjeç, banues në fshatin Bleran. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.   
 
Komisariati i Policisë Pukë 
 
1.Më datë 05.07.2018, në fshatin Poravë,Fushë Arrëz, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, ku predhat kanë rënë në çatinë e banesës të shtetasit L.N, 49 vjeç, pa dëme në njerëz. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan tre gëzhoja automatiku model 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
 
1.Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dhunë në familje, dhe kundërshtim të vendimit të gjykatës, më datë 06.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, 46 vjeç, banues në fshatin Alijaj. Nenet 130/a e 320 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
1.Më datë 06.07.2018, në rrugën e Kombit, pranë traut “Tulli”, në lëvizje është djegur mjeti tip tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi N.N, 45 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në pjesën e baterisë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale. 
 
Komisariati i Policisë Tropojë
 
1.Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasit G.K, 52 vjeç dhe J.T,28 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Kërnajë dhe Inspektor pyjor, banues në Kërrnajë e Buçaj, pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kërrnajë, në një tokë të pyllëzuar u gjetën të mbjella 358 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 300, 248 e 284 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin T.G, 53 vjeç, banues në fshatin Kovaç, me detyrë Inspektor pyjor, pasi sepse gjatë kontrollit të territorit   në një zonë të pyllëzuar u gjetën të mbjella 86 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248, 300 e 284 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Dibër
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin E.V, 37 vjeç, banues në Peshkopi, pasi tek spitali i Peshkopisë, për  shkak të detyrës, ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet preres shtetasin E.S, 40 vjeç, banues në Peshkopi. Punohet për kapjen e shtetasit E.V. Neni 237 i  Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mat
 
1.Më datë 07.07.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat, për shtetasin K.M, 39 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, pasi në rrugën Masdejë-Burrel, u kap me kamionin tip “Ifa” duke transportuar 8 m3 lëndë drusore pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal. 
 
 
V. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
 
1.Më datë 06.07.2018, nga Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi C.P, 58 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve” dhe ”Mosdeklarimi i të hollave në kufi”. Nenet, 189/1, 278/5 dhe 179/të Kodit Penal.
 
 
2.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Rr, 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi  në afërsi të PKK, Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë te paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal. 
 
3.Ekstradohen nga  Interpol Tirana,  2 shtetas të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.  
 
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina - Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë : - E.L., 33 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit" " Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal. Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë,  është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh,  për veprat penale " Vjedhje me pasojë vdekjen" " Plagosje e lehtë me dashje" dhe " Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 141-25, 89 dhe 278/4 - 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye në Athinë - Greqi, me datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë. 
---------
- F.H., 41 vjeç,  lindur në Sarandë.  Ky shtetas, është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale " Prodhim dhe shitje narkotikësh" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës  shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm.  Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij  duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
4.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V.M, 41 vjeç, banues në Tiranë,  pasi nga kontrolli në bagazhe, ju gjetën e bllokuan 6 fishekë model AK-47. Neni 278/3 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës 
 
1.Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen B.A, 48 vjeçe, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit, rezultoi se në vitin 1996, ka kaluar kufirin nga pika e kalimit kufitar Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
 
Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin V.S, 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në afërsi të P K K Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i  Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
 
1.Më datë 06.07.2018, ora 17.00, në P K K Morinë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim per llogari te DVP Shkoder, R.K, 50 vjeç banues në Shkodër, por pas veprimeve te para te kryera  nga DVP Shkoder u la i lire 
 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30