Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Korrik 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new
 
 
I.VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
1.Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në  një kompleks turistik në Golem, ka vdekur shtetasi O.A, 77 vjeç, banues në  Gjermani. Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral, nga një atak kardiak. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe po punohet për kapjen e shtetasit K.C, 21 vjeç, banues në Kamzë, pasi në Golem, ka shtyrë për të vjedhur të miturin me iniciale A.I, 12 vjeç, banues në Golem, i cili në një shezllon, i ka vjedhur një çantë me një shumë parash dhe një celular shtetasit R.F, 27 vjeç, banues në Maqedoni. Nenet 129  e 134 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
1.Më datë 07.07.2017, në lagjen nr. 1 Currila, duke u larë ne det është mbytur shtetasi A.K, 71 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
 
2.Më datë 07.07.2018, në lagjen nr. 15,  në Durrës, në Porto Rromano”, duke u larë në det ka vdekur nga ataku kardiak shtetasi M.M, 62 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
1.Më datë 07.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në fshatin Kudhëz, Himarë, pasi në Kudhëz, në tokën publike, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal
 
 
II. DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE
 
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
1.Më datë 07.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur me iniciale F.B, 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zongshen. Neni 291 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.L, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip“Audi. Neni 291 i Kodit Penal.
 
4.Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, 22 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi. Neni 291 i Kodit Penal.. 
 
5.Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Z, 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kuç-Gjokaj”,  duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ”Ger Arb” ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë është dëmtuar ai dhe pasagjerja P.Z, 55 vjeçe, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.
 
6.Më datë 08:07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Renaulto”si dhe për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.
 
7.Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Y, 29  vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 Kodit Penal.
 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni për narkotikët
 
- Finalizohet operacioni policor i ndjekur me metoda speciale, koduar "Shkozeti", arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
- I arrestuari po kultivonte bimë narkotike në ambjent të mbyllur te përshtatur. 
 
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  pas një hetimi me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Shkozeti", duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim më parë:
  • E.B, 25 vjeç, banues në Durrës. E.B, ishte i shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike). 
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T. (dhënë me qira) lagja nr.14, Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike.  
 
Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin  me energji. Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:• 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa; • një sasi e vogël kanabis; • 1 armë zjarri pistolete. 
 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.G., 33 vjeç, banues në Durrës, si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale me shtetasin E.B, pasi ky shtetas e kishte marrë me qira banesën e shtetasit Y.T.  Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre shtetasi K.D., 28 vjeç,  faturist, OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Y.T.Nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen për shkak të vazhdimësisë së veprimeve hetimore. 
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe e municionit", "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike" , "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit Z.Sh.  banues në Tiranë dhe Q. M.  banues në Krujë, Neni 186 e 248 i Kodit Penal.
 
2. Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.H. 43 vjeç,  banues në Siri, kapiten i një anije transporti mallrash, sepse ka bërë kallëzim shtetasi L. H. 51 vjeç, banues në Tiranë, administrator pasi shtetasi E.H. është larguar me anijen e tij nga Porti Durrës, pa lejen e autoriteteve portuale me një ngarkesë prej 500 ton kripë, të porositur nga ky subjekt duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 130.000  dollarë. Neni 174 e 143/2 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
1.Më datë 07.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja S.R, 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi në Brreth Orëske, në rrugë dytësore, duke drejtuar mjetin tip “Renault, ka aksidentuar fëmijën e mitur 3 vjeçe e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: •  P.M, 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec. •  G.K, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll. •  H.M, 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë. Pasi në datë 07.07.2018, shtetasi P.M., u kap me mjetin tip "Volksëagen", brenda të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 ton fasule, sasi e dyshuar si kontrabadë, për të cilën dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa i'u nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin A.M, 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ne lagjen “Ujë i Ftohtë”, ushtronte veprimtarin e parkimit privat i pa licencuar për ushtrimin e aktivitetit. Neni 180 i Kodit Penal
 
2.Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin C.B, 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi  ka kallëzuar shtetësja L.H, 59 vjeç,  banuese në Vlore, se ky shtetas ka përdorur një dokument të falsifikuar për të përfituar pronësinë në një sipërfaqe toke në lagjen “Uji i Ftohte” Vlorë. Neni 186 i Kodit Penal
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.P., 52 vjeç,  banues në Rrëshen, sepse është konstatuar duke ushtruar veprimtari financiare, këmbim valutor, i pa paisur me liçensë nga Banka e Shqipërisë në zbatim të ligjit Nr.9662 datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe “Liçensimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”.  Neni 170/ç i Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni për narkotikët
 
1.Më datë 07.07.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi I.C, 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Ahmet Haxhia”, me  mjetin tip “Benz, u kap duke transportuar 4  shtetas të huaj Sirian për në Mal të Zi, si dhe 1 gr. lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Neni 298 e 283 Kodit Penal. 
 
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
 
1.Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative, u ndalua shtetasi në kërkim:P. Ç, 40 vjeç, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër. Ndalimi i tij i bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.480, datë 07.06.2017, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga nenet 88/1 e 291 të Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprime të metejshme.
 
 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin T.V, 78 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Partizani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip Dayang. Neni 291 i Kodit Penal.  
 
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
1.Në vijim të komunikatës të datës 06.07.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, më datë 07.07.2018, u  ndalua shtetasi I.H, 50 vjeç , banues në Bulqizë. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
2.Më datë  07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin Sh.K, 63 vjeç , banues në Dibër, pasi duke drejtuar mjetin tip zetor, ka duke dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
 
III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
1.Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në Sauk, kanë vjedhur banesën e shtetasit J.K, 33 vjeç, banues në Tiranë, ku kanë marrë 2 telefona celularë.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, në rrugën “Abdi Kazan”, në kazanin e mbeturinave, janë gjetur disa fishekë pistolete. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.J,35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin A.P banues në Tiranë.Neni 84 i Kodit Penal. 
 
4.Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.Xh, 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi  bashkëshorti F.Xh, 48 vjeç, banues në Tiranë,ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen S.B, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, me vetëgjyqësi, ka dëmtuar çatinë e banesës së shtetasit A.Ç,64 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, shtetasja L.M, 29 vjeçe,  banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 23.06.2018, është larguar nga banesa në drejtim të Gjermanisë bashkëshorti G.M,31 vjeç, banues në Tiranë, dhe prej datës 01.07.2018, i ka humbur kontaktet në telefon me të. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
 
3.Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.D, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur shtetasin M.M, 37  vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal. 
 
4.Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasen A.H, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit ka shqetësuar shtetasen D.B,34 vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
1.Më datë 07.07.2018, shtetasi A.B, 62, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 06.07.2018 , pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin tip “Peugeot. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit I. Ll., vjeç 30, banues në Dibër, dhe A. V., 30 vjeç banues në Itali, pasi pranë shërbimit të informacionit të Komisariatit të Policisë Nr.3, kanë dhënë njoftim të rremë.Neni 272 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.Gj, 23 vjeç , banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.
 
4.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.B, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV”,iu gjet e bllokua 2.10 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
5.Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasen M.M, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi, në rrugën “Jordan Misj”, te lokali i saj ka goditur punonjëse (kamarjeren) shtetasen R.K,50  vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.D, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit K.A dhe A.M, 42 dhe 49 vjeç , banues në Tiranë, pasi në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait e nuses së tij J.A, 43 vjeç dhe J.A, 41 vjeçe,të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
1.Më datë 07.07.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi D.P, 42 vjeç, banues në Petrelë, pasi në kohë dhe vende të ndryshme, ka përndjekur shtetasen D.K, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.S, 45 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi vëllai  F.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, , ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
 
Komisariati i Policisë Vorë
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, dhe po punohet për kapjen e shtetases M.Gj, 24 vjeçe, banuese në fshatin Muçaj, pasi në fshatin Muçaj, në banesën e shtetasit K.Z, 47 vjeç ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri floriri. Neni 134 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 05.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases E.S, 58 vjeçe , banuese në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi, pa pritur vendimine Gjykatës, ka ndërruar bravat e qepenit të ish farmacisë së saj  me pronar aktual B.M, 54 vjeç, banues në Vorë. Neni 277 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin D.K,36 vjeç, banues në Vorë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes D.K, 23 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
4.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet për vlerësim, për ndërtim pa leje në ngarkim të shtetasi B. F., vjeç 45, pasi rreth orës 12:15, në fshatin Shargë, në digën e rezervuarit po kryente punime me qëllim për të peshkuar.
 
Komisariati i Policisë Kavajë
 
1.Më datë 07.07.2018, rreth orës 12:00, në fshatin Ballaj-Vendas, shtetasi G.M, 42 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Zetor, të ngarkuar me bazë ushqimore për bagëtinë, ka rënë në kontakt me energjisë elektrike, ku është djegur baza ushqimore dhe janë këputur telat e energjisë elektrike, për pasojë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit tip “Papaq”, shtetasi  A.Z,18 vjeç, banues në Kavajë, i cili e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasit N.M dhe H.P, 35 dhe 34 vjeç, banues në Kavajë,pasi në fshatin Mengaj, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasit E.C dhe E.M, 23 dhe 27 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr. 5, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A.H, 46 vjeç, banues në Durrës. Neni 89 e 25 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.L, 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti D.K,35 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës.
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
1.Më datë 07.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, 23 vjeç, banues në Krujë, pasi në Krujë ka goditur  me mjete të forta shtetasin B.V, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Nenet 88 e 279 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, në spitalin Krujë, ka vdekur tek po merrte mjekim shtetasi Sh.A, 53 vjeç, banues në Pogradec, i cili kryente dënimin prej 16 vjet në IEVP Zahari-Krujë. Nga veprimit rezultoi se vdekja ka qene natyrale. Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës  Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.
 
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen N.G, 58 vjeçe, banuese në Elbasan, ka dëmtuar një tavolinë në lokalin bar-kafe, në pronësi të shtetasit M.T, 23 vjeç, duke prishur qetësinë publike publike. Nenet 150 e 274 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin H.Sh, 59 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A.V,21 vjeç, banues në Shushicë. Neni 90 i Kodit Penal.
 
3.Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje në bashkëpunim, u ndalua shtetasi në kërkim E.V, 29 vjeç , banues në Elbasan. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Cërrik
 
1.Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në fshatin Rrasë, është vjedhur mjeti tip“Benz në pronësi të shtetasit H.B, 52 vjeç, banues në fshatin Rrasë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, shtetasi L.Gj, 52 vjeç, banues në fshatin Seferan, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza 16 vjeçe.Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. 
 
3.Në vijim të komunikatës për largimin nga banesa të shtetases 16 vjeçare, më datë 07.07.2018, rreth orës 21:30, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. 
 
Komisariati i Policisë Librazhd
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Sh.P, 49  vjeç, banues në fshatin Vehçan, pasi në vitin 2011, dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë mjetin kamion tip “Iveko”shtetasit S.K, 57 vjeç , banues në Pogradec. Neni 143 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018 rreth orës 14:00, në spitalin e Traumës Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasi B.SH,44  vjeç, banues në fshatin Funaras, pasi më datë 02.07.2018, rreth orës 11:30 në fshatin Funaras  ka rënë nga pema e Manit. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale. 
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
1.Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.S, 41 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ish bashkëshorti I.M, 46 vjeç, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin P.F, 67 vjeç , banues në Korçë, në lagjen nr 2,  duke drejtuar mjetin tip Benz, është përplasur me mjetin tip “Renault, të drejtuar nga shtetasi D.B,30 vjeç, banues në Korçë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Neni 273 i Kodit Penal.
 
3.Më datë  07.07.2018,  u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin V.N,59  vjeç , banues në Korçë, pasi ka  goditur me grushte shtetasin  M.B,49 vjeç, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.
 
4.Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gj.T, 30 vjeç, banues në Korçë. Pasi në datë 07.07.2018, në lagjen nr 5, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin B.N, 74 vjeç, banues në Korçë dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i aksidentit duke mos njoftuar Policinë, për ta transportuar të dëmtuarin  drejt Spitalit të Korçës, ku aktualisht ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Maliq
 
1.Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Sh.Z, vjeç 05.01.1961, banues në fshatin Libonik, pasi djali i tij E.Z, 30 vjeç, ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj tij. Materialet  iu  referuan Gjykatës së Shkallë  së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë,  për shtetasin A.M, 31 vjeç, banues në Maliq, pasi ka  goditur me sende të forta, shtetasin E.Gj, 41 vjeç, banues në Maliq. Neni 89 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.S, 29 vjeçe, banuese në Rov-Maliq, pasi kunati i saj  A.D,45 vjeç, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. 
 
Komisariati i Policisë Pogradec
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasit A.E dhe E.E, 41 dhe 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi kanë  goditur me sende të forta shtetasin Th.B, 45 vjeç, banues në Korçë. Nenet 89 e 25 te Kodit Penal.
 
2.Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “ Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kuçovë
 
1.Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në lagjen “11 Shkurti”, parkuar te oborri pallatit, është vjedhur motori tip “Yamaha”pronë e shtetasit K.N,54 vjeç, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Skrapar
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin Sh.Ç,64 vjeç, banues në fshatin Buzuq, pasi në Buzuq, i ka pushtuar një sipërfaqe toke prej 750 m2, shtetasit M.Ç,68 vjeç. Neni 200 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
1.Më datë 06.07.2018, në aksin rrugor Fier-Levan, në qafën e Koshovicës, në ecje, si pasojë e një defekti elektrik ka marrë flakë mjeti tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A.Gj,44 vjeç, banues në Rrëshen, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.
 
2.Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit  mbrojtjes për shtetasen, M.P,22 vjeçe, pasi bashkëshorti Gj.P, 33 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
 
3.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.Rr, 45 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj   bashkëshortes R.RR,38 vjeçe.Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mallakastër
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin G.K, 42 vjeç, banues në fshatin Greshicë, pasi ka goditur me mjete të forta shtetasin E.L, 37 vjeç. Neni 89 i Kodit Penal.
 
2.Me date 08.07.2018, rreth orës 04:40, ne dalje te qytetit të Ballshit, është tentuar të vidhet një pikë karburanti. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit V.H, 27 vjeç banues në Tiranë, pasi në lagjen “Kushtrimi”, gjatë kontrollit iu gjetën dhe u bllokuan 0.9 gr. lëndë narkotike e dyshuar“Cannabis Sativa”. Neni 283 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.D,41 vjeç, banues në Amerikë, pasi në lagjen “Pavarësia”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit. Neni 236 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit F.K, L.Zh dhe S.M, përkatësisht 25,22 dhe 24 vjeç pasi në lagjen “Pavarësia”, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë rendit. Neni 236/2 i Kodit Penal.
 
4. Më datë 07.07.2018, shtetasi A.T, 36 vjeç, banues në Vlorë, kallëzon se në lagjen “Isa Boletini”, persona të pa identifikuar, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë,  pasi nuk ishin siguruar  nga Bashkia Sarande parametrat e vena nga VKM 369, datë 18.05.2016, . Neni 248 i Kodit Penal
 
Komisariati i Policisë Himarë
 
1.Policia arreston në flagrancë një 21 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Shërbimet e Policisë  në Dhërmi , kanë marrë informacion se një i ri po lëviste me armë  zjarri me vete, si pasagjer në një automjet  BMV X5. Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen "Gjilek", është konstatuar mjeti që dyshohej se lëviste personi që kishte armë me vete. Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit R.V, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë  zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë. Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMW X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë. Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët  së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestmi në flagrancë i shtetasit R.V, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit",   ndërsa personat e tjerë janë  lënë të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 
 
2.Dhërmi,Himarë
 
Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal.
 
Sekuestrohet arma e zjarrit  Pistoletë.
 
Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.
Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal  shtetasi E. N. është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi  E. N.  ka shtënë  4 herë me armë zjarri në ajër.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit E. N, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S.P., vjeç 27, banues në Durrës, për veprat penale "Kanosja", "Kuptimi i bashkëpunimit", parashikuar nga nent 84, 25 të Kodit Penal.
Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin E.N., për veprat penale ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit'', ''Prishja e qetësisë publike'', parashikuar nga nenet 278, 274 të Kodit Penal si dhe për shtetasin S.P., për veprat penale "Kanosja" e "Kuptimi i bashkëpunimit", parashikuar nga nenet 84, 25 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin H.M, 64 vjeç, banues në Sarandë, pasi në tokën e tij, u kap duke ndërtuar një mur guri,  pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.
 
2.Në vijim të informacionit datë 05.07.2018, që bën fjalë për vjedhjen e një dyqani, më datë 07.07.2018, u gjet i braktisur i pa dëmtuar te kthesa e fshatit Pec, Finiq,  mjeti në pronësi të shtetasit V.Sh, 64 vjeç, deklaruar i vjedhur në Vlorë, në datë 16.06.2018. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
 
3.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin I.Th, 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën ”Onhezmi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur shtetasene mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
 
4.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L.D,18 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Daimler Crysler“. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Tepelenë
 
1.Më datë 07.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.H, 21 vjeç, banues në fshatin Vagalat Memaliaj. Nenet 284 e 280 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasen E,B, 58 vjeçe, banuese në Sarandëpasi në fshatin Lekdush, në pronën e saj, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për shtetasit N.V. vjeç 56,  banues në Lezhë, dhe A.P. vjeç 17,  banues në Lezhë, sepse këta shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Nenet 89 dhe 290 të Kodit Penal  në ngarkim të shtetasit N. V. dhe neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.P. 
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, si dhe punohet për kapjen e shtetasve H.Gj. vjeç 22,  banues në Kurbin dhe H.Gj. vjeç 17, banues në  Kurbin,  sepse ka bërë kallëzim shtetasi P.Gj. vjeç 44,  banues në Lezhë, se pas një  konflikti për motive të dobëta, në Tale,  e kanë goditur fizikisht  si dhe i kanë dëmtuar mjetin e tij. Nenet 90, 150 dhe 25 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin T.P. vjeç 64, banues në Shkodër. Nenet 134 dhe 199 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Ll(H), 22 vjeç, banues në Kurbin. Nenet 274, 278/3 dhe 242 të Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018,  tek ish uzina e bakrit Laç, Kurbin, shtetasit D.L. vjeç 27 dhe D.J. vjeç 22,  banues në Kurbin, duke thyer beton, për të nxjerre skrap, aksidentalisht kanë rënë nga tarraca dhe kanë humbur jetën në spitalin e Laçit dhe Spitalin e Traumes Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për vlerësim për Nenin 134/2 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.S,34 vjeç, banues në fshatin Sektor-Velipojë, pasi në ambientet e lokalit “Bar Sport”, në pronësi të tij, u konstatua se ushtrohej aktivitet i basteve sportive, pa leje. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
 
2.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen E.B,30  vjeçe, banues në Shkodër, pasi ka goditur me grushte shtetasen S.B,65 vjeçe, banuese në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.
 
3.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin L.Gj, 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi me datë 24.06.2018, shtetasja M.N, 32 vjeçe, banuese  ne Shkodër, , menaxhere e një firme që jep automjete me qera, i ka dhënë  me qera një automjet dhe aktualisht nuk ja ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Pukë 
 
1.Më datë 07.07.2018, në fshatin Dardhë, shtetasi E.H, ka plagosur me thikë shtetasin A.M,26 vjeç, banues në Fushë Arrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit E.H. Informacion paraprak.
 
Komisariati i Policisë Kukës
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin Sh.C, 27 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë, shtetasin A.D, 50 vjeç. Neni 84 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Tropojë
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin J.O, 18 vjeç  banues në Bajram Curri, pasi në Sallën e Komandimit Tropojë, me anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Dibër
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin I.L,32  vjeç, banues në Selishtë, pasi u kap duke transportuar 3 m3, lëndë drusore, me mjetin kamionçinë tip “Benz”,pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.
 
 
Komisariati i Policisë Bulqizë
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.L, 37 vjeç, banues në  Fushë-Bulqizë, pasi në Fushë–Bulqizë, u konstatua lëndë drusore, dru zjarri me përafërsi 18 m3, të prera nga ky shtetas, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.
 
  
Komisariati i Policisë Mat
 
1.Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin S.D, 40 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në hyrje të qytetit Klos, u kap duke transportuar 8 m3 lëndë drusore, me mjetin kamion tip “Benz” pa dokumentacionin përkatës Neni 205 i Kodit Penal.
 
 
 
IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
 
1. Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset V.H dhe E.LL,48 dhe 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në Rinas, në aeroport, kanë goditur njëra-tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.
 
 
2. Më datë 07.07.2018, prej Aeroportit Rinas, u ekstradua nga Shqipëria për në Serbi, shtetasi serb në kërkim ndërkombëtar P.Z, 38 vjeç,  banues në Mali i Zi, pasi Gjykata e Beogradit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Neni 260/1 i Kodit Penal.
 
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
 
1.Me datën 07.07.2018 nga Roja Kufitare e Stacionit të policisë H. i Hotit  Shkodër, në kufirin e gjelbërt, u kapën në tentative për kalim kufiri të paligjshëm, 6 shtetas të huaj të vendeve të treta, të cilët u derguan në QKPA Babrru, Tiranë në pritje për plotësimim e dokumentacionit.
 
 

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2