Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 09 Korrik 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia  

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 87 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 26 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 19 persona për narkotikët.

Janë kapur 13 persona në kërkim

4 persona për Dhunë në familje 

4 persona për  Krime ndaj personit

3 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

1 person për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës"

1 person për veprën penale "Kontrabanda"

1 person për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit"

1 person për veprën penale "Përndjekja"

2 persona për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"

9 persona për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"

1 person për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm"

1 person për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge "

1 person për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike” .

Janë sekuestruar:
420 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit Heroinë,
3.1 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë

5 armë zjarri, 1 krehër, 15 fishekë; 1 krehër me 3 fishekë sportiv; 1 predhë luftarake e kalibrit 60 mm; 4 gëzhoja
- u asgjësuan 1376 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 184 persona.

Gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1- Tiranë, është finalizuar operacioni i koduar “Porosia e natës”,

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve, me 10 persona të arrestuar. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për 10 shtetasit.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.


2- Vlorë, operacioni policor i koduar “Circle”.
Finalizohet një tjetër operacion i drogërave të forta. Vihen në pranga tre shtetas të cilët vinin nga qyteti i Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë.
Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë. Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ''Audi'', me të cilin qarkullonin.


3- Durrës, finalizohet operacioni policor i ndjekur me metoda speciale, i koduar "Shkozeti", arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
I arrestuari po kultivonte bimë narkotike në ambient të mbyllur të përshtatur.
Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji. Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar: 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa; një sasi e vogël kanabis; 1 armë zjarri pistolete.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5