Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Korrik 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen L.S., vjeçe 72, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, në zonën e plazhit, u kap duke ndërtuar një objekt provizor, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.07.2018, në rrugën “Teodor Keko”, një person me motorin tip “Papaq”, ka aksidentuar shtetasin J.Ll., vjeç 55, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur me mjetin tip ”Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin A.Gj., vjeç 20, banues në fshatin Likmetaj, pasi dyshohet se në aksin rrugor Ishëm-Shkafanaj, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki”, pa targë, ka dalë jashtë rruge, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, rreth orës 10:45, në Plazh në Gjirin e Lalzit, fëmija E. F. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, duke u larë në det u shpëtua nga mbytja nga forcat e Policisë Manëz dhe u dërgua për mjekim në Spitalin Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 08.07.2018, rreth orës 13:00, në Plazh në Gjirin e Lalzit, shtetasit H.S. 73 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi G. K. 67 vjeç, banues në Tiranë, u shpëtuan nga mbytja në det nga forcat e policisë të Postës Manëz.
Pas ndihmës mjekësore të marrë në Qendrën Shëndetësore Manëz janë larguar në banesë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.Ç., vjeç 37, banues në  fshatin Vidhas, pasi dyshohet se në Vidhas, zhvillonte aktivitet tregtar i pa licencuar dhe i paregjistruar në organet tatimore. Nenet 180, 181 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit Z.K., dhe P.B., vjeç 52 e 33, banues në Përrenjas dhe Polis Librazhd, pasi dyshohet se në oborrin e banesës të Z.K., në mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga P.B., ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale disa litra naftë që dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia. Nenet  178 e 179  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.07.2018, në rrugën Përrenjas-Librazhd, tek “Ura e Bushtricës”,  shtetasi Z.A., vjeç 60, banues në Maqedoni, duke drejtuar motorin tip “Crow Motors”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Neni 290 i Kodit Penal.

Elbasan
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
B.V., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin A.S., 8 vjeç , banues në lagjen "28 Nëntori" , Elbasan.
Fëmija menjëherë është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ç., vjeç 43, banues në Përrenjas, pasi në dalje të qytetit të Bilishtit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin  tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Fier, për shtetasin K.K., vjeç 38, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Liri”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, që drejtohej nga shtetasi M.H., vjeç 22, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Fier, për shtetasin E.T., vjeç 35, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Liri”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin P.K., vjeç 76, banues në Fier, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit A.N., vjeç 29, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në Radhimë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”, ka goditur mjetin e tip “Ford”, me drejtues shtetasin B.Sh., vjeç 32, banues në Vlorë, duke shkaktuar dëme të lehta materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin H.D., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Ksamil, në Manastir, në plazhin e “Pasqyrave”, me vetëgjyqësi, me pretendimin se është pronar i tokës, ka bllokuar rrugën që shkon për në plazh. Neni 277 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B.S., vjeç  40,  banues në   Sarandë, pasi dyshohet se në fshatin Shtëpës, Gjirokastër,  në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P.K., vjeç 49, banues në fshatin Stjar, Delvinë, me të cilin udhëtonte si pasagjer, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.N., vjeç 24, banues në fshatin Kallmet, pasi në aksin rrugorë Lezhë-Kallmet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Poshang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L., vjeç 25, banues në Ishull Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Ishull, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motori tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, në rrugën e fshatit Zagorë, Malësi e Madhe, është konstatuar një mjet tip “Benz”, i përplasur. Po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L., vjeç 41, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe,  pasi në sheshin “Demokracia”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Agush Gjergjevica”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 08.07.2018, në rrugën “Ali Demi”, shtetasi E.V., ka goditur me mjet prerës, shtetasin N.B., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen O.D., vjeçe 26, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2018, në rrugën “Perlat Rexhepi”, në një parkim privat, ka gjetur dhe nuk ka dorëzuar një çantë me një sasi lekësh dhe disa dokumenta në pronësi të shtetasit R.L., vjeç 28, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e O.D. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në banesën e shtetases E.R., vjeçe 63, ka rënë zjarr, ku nuk ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në matësin e energjisë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.R., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Frosina Plaku”, ka goditur me grusht, shtetasin K.P., vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tish Daia“, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.T., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën "Muhamet Gjollesha", ka goditur me grusht, shtetasin E.Z., vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë e më pas ka vdekur shtetasi S.B., vjeç 82, banues në Tiranë. Shtetasi vuante prej kohësh nga zemra dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Islam Feta”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen” ka kanosur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë. Nenet 238 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, në rrugën e “Kavajës”, në trotuar është gjetur i vdekur pa shenja dhune,  shtetasi M.Ç., vjeç 56, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 08.07.2018, rrugës për në spital, ka vdekur shtetësia L.M., vjeçe 60, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekje ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.F., vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Siri Kodra”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait, J.F., vjeç 84. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.H., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.08.2018 në rrugën “Luçie Miloti”, ka kanosur shtetasin F.Sh., vjeç 51, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e J.H. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, gjatë manovrimit, ka dëmtuar murin rrethues të një banese. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin L.T., vjeç 65, banues në Kamëz, pasi dyshohet se djali U.T., vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.A., dhe E.A., vjeç 51 e 25, banues në Tiranë, pasi më datë 07.07.2018, në rrugën ‘’Dionis Filozofi’’, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.Sh., vjeç 56, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.C., vjeç 29, banues në Kombinat, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Enriko Telini’’, ka goditur me grusht, shtetasen S.E., vjeçe 39, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.Sh., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Sokrat Miho’’, tek  lloto, i ka marrë me anë të mashtrimit një sasi lekësh, punonjësit, shtetasit F.Ç., vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.H., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Kashar, në lokal, ju gjetën pesë persona duke luajtur në një tavolinë pokeri. Neni 197 i Kodit Penal. 

Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi tek “Ura e Mëzesit”, nga kontrolli fizik, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale një automatik, pa krehër, dhe 4 ora dore të markave të ndryshme. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, në rrugën “Shaban Hysa”, në një pallat tre katësh, punëtorët duke punuar për riparimin e tarracës, kanë gjetur një pushkë jashtë funksionit. Në cilësinë e provës materiale u bllokua pushka. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, shtetasja K.D., vjeçe 16, banuese në Tiranë, kallëzon se gjyshja L.Z., vjeçe 61, banuese në Tiranë, nuk e lejon të jetojë me të atin e saj pasi kujdestarinë e ka e ëma. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.07.2018, shtetasi H.T., vjeç 51, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 07.07.2018, i është larguar nga banesa vajza B.T., vjeçe 20, banuese në Tiranë, me një shtetas nga Dibra. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.H., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në shëtitoren e Kavajës, duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin tip ”Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar tip “Benz”, ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në mjet, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 291 dhe 283 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin Sh.I., vjeç 29, banues në fshatin Gjuricaj, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin E.A., vjeç 30, banues në fshatin Likmetaj. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, gjatë natës, në Sukth, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.M., vjeç 58, ku kanë marrë 1 pompë ujë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.K., vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me mjetin tip “BMW”. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u bllokua një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Punohet për kapjen e A.K. Nenet 278 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen H.S., vjeçe 58, banuese në Sukth, pasi dyshohet se më datë 07.07.2018, në banesë, djali, shtetasi A.S., vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen I.A., vjeçe 23, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi R.A., vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin T.K., vjeç 45, banues Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2018, në lagjen 14, dyshohet se është futur për të vjedhur në dyqanin me materiale ndërtimi, në pronësi të shtetasit G.Ç., vjeç 55, banues në Tiranë, i cili kallëzon në polici dhe pretendon se i janë marrë marrë një sasi lekësh në dyqan.
Nga veprimet e kryera shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i vjedhjes së një dyqani në lagjen nr.14, më datë 24.04.2018, në pronësi të shtetasit A.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bë fjalë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, më datë 08.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.K., vjeç 27, banues në Durrës. Nenet 278 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.M., vjeç 34, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së  tij, S.M., vjeçe 53. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.A., vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, I.A., vjeçe 23. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 08.07.201, në lagjen “Punëtori”, në magazinën e shtetasit V.H., vjeç 56, banues në fshatin Tapizë, si pasojë e një shkëndije elektrike dhe temperaturave të larta, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht çatia dhe disa materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S., vjeç 68, banues në Krujë, pasi në rrugën e Malit, duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip ”Yamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka dëmtime të lehta. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.07.2018, gjatë  natës, në lagjen “Aqif Pasha Elbasan”, shtetasit P.Z., vjeç 55, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin (e firmës) tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, në lagjen “Sul Paprri”, është hedhur nga shesh-pushimi i pallatit, shtetasi  K.K., vjeç 20, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Më datë 08.07.2018, shtetasja B.R., vjeçe 66,  kallëzon se në lagjen “Kala”, i kanë vjedhur një varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Q.I., vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2018, në fshatin Hotolisht, duke drejtuar mjetin bujqësor “Autokombajnë”, ka dëmtuar disa m rrjetë teli, në pronësi të shtetases N.A., vjeçe 46, banuese në fshatin Hotolisht. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin A.D., vjeç 28, banues në Korçë, pasi dyshohet se babai, K.D., vjeç 57, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen I.I., vjeçe  28, banuese në Korçë, pasi dyshohet se kunati, A.I., vjeç 46, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 08.07.2018, në fshatin Zëmblak, në një banesë të pabanuar, janë konstatuar të kultivuara 4 bimë të shkulura dhe të thara, të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 284/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S.Ç., 33 vjeç dhe
B.S., 27 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Pasi në datë 08.07.2018, rreth orës 02.00, në Sallën Operative Pogradec, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 5 në Pogradec, po konfliktohen fizikisht disa persona.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, ishin konfliktuar me disa qytetarë të tjerë të cilët më pas ishin larguar.
S.Ç., dhe B.S., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, por edhe në ambientet e brendshme të tij, ku kanë dëmtuar pajisje edhe mjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 236/2, 150 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.H., vjeç 25, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr.1, ka goditur me grusht shtetasin O.Ç., vjeç 46, banues në Pogradec. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.K., vjeçe 29, pasi dyshohet se bashkëshorti J.K., vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin Z.D., vjeç 58, banues në fshatin Kurtin,  pasi dyshohet se në Krutje, është futur në banesë dhe e ka kanosur me fjalë, shtetasin F.D., vjeç 45, banues në Krutje. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.07.23018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.T., vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në Zvërnec, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, është vjedhur banesa e shtetasit A.Ll., vjeç 46, banues në Vlorë, ku kanë marrë një sasi parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.I., vjeç 23, banues në Vlorë, pasi më datë 06.07.2018, në aksin e Transballkanikes, në afërsi të “Parkut të Tregtisë”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e tipit “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 07.07.2018, në fshatin Shkallë, në pronën e shtetasit J.B., vjeç 23, banues në Shkallë, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa rrënjë ullinj. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin V.M., vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Sarandë-Muzinë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.C., vjeç 57, për pasojë janë të dëmtuar, drejtuesi i mjetit V.M., dhe shtetasit L.M., dhe S.S., vjeç 70 e 15, banuese në  Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.A., vjeçe 45, banues në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëshorti K.K., vjeç 54, banues në  Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 08.07.2018, shtetësia D.A., vjeçe 53, në banesë, ka konsumuar një sasi pesticidesh bujqësore, e cila rreth orës 10:00, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, më datë 08.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim D.M., vjeç 25, banues në Ishull Shëngjin. Neni 301 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.S., vjeç 32, banues në fshatin Gorre, pasi dyshohet se më datë 07.07.2018, në këtë fshat, ka kanosur me fjalë, shtetasin F.S., vjeç 46, banues në Gorre. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, shtetasi F.M., vjeç 27, banues në Malbardhë, në Malbardhë duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë, ka marrë dëmtime në kokë e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.07.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia F.N., vjeçe 46, e cila ndodhet në spital pa rrezik për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.A., vjeç 27, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.A. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër. Neni 130/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 08.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H.,  vjeç 28, banues në fshatin Sakat, pasi më datë 07.07.2018, në fshatin Dardhë, në një lokal, ka goditur me thikë duke e plagosur rëndë, shtetasin A.M., vjeç 26, banues në fshatin Dardhë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, si dhe në banesë, E.H., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes M.H., vjeçe 27. Nenet 88 e 130/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.07.2018, shtetasi Sh.D., vjeç 36, banues në fshatin Brekije, duke shkuar në punë, në vendin e quajtur “Kroi Dafke”, e ka sulmuar një ari, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh, Mirditë, pasi dyshohet se në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, duke lëvizur me mjetin tip “Benz”, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin që drejtonte bashkëjetuesen e tij, shtetasen M.B., vjeçe 42, banuese në Pukë, që lëvizte me mjetin tip ”Renault”, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, si dhe ka dëmtuar mjetin në lëvizje, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit V.A., vjeç 56, banues në Kodër Lumë, Kukës. Nenet 76, 22, 290, 130/a, dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin S.C., vjeç 25, banues në fshatin Ushtelenxë, pasi dyshohet se në qytet, në lokal, ka kanosur e goditur me qytë pistolete, shtetasin E.Sh., vjeç 32, banues në fshatin Vranjt. Punohet për kapjen e S.C. Nenet 84, 89 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 08.07.2018, në fshatin Katund i Vogël, Maqellarë, në kasollen e barit, pranë banesës së tij, është gjetur i pa jetë (vetëvarur), shtetasi A.N., vjeç 48, banues në Katund i Vogël. Ky shtetas vuante nga probleme mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për  ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin G.M., vjeç 27, banues në Bulqizë, me detyrë përgjegjës turni në një subjekt minerar, Bulqizë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2018, ka bërë kallëzim të rremë, duke penguar zbulimin e të vërtetës, për dëmtimin e shtetasit R.M., vjeç 31, banues në fshatin Çerenec, i cili ndodhet në spital, duke thënë se është dëmtuar si pasojë e rrëzimit nga një pemë në fshatin Cerenec, kur ai ishte dëmtuar duke punuar në këtë subjekt. Nenet 289, 301 e 305/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Informacion paraprak.
Më datë 08.07.2018, në fshatin Suç, shtetasit A.I., dhe M.P., vjeç 26 e 24, kanë goditur me mjete të forta shtetasin L.P., vjeç 26, banues në Suç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjeteve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 08.07.2018 nga shërbimet e DVKM, Tiranë, u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë 2 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 08.07.2018, në hyrje të PKK Port, u kap shtetasi në kërkim, B.Gj., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’’ dhe ”Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Nenet 144/a e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin M.S., vjeç 30, banues në Xhafzotaj Durrës, pasi dyshohet se në SPKM Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30