Operacioni “Forca e Ligjit” - Konferencë për shtyp e Drejtorit të Policisë Tiranë

Operacioni “Forca e Ligjit” - Konferencë për shtyp e Drejtorit të Policisë Tiranë (per video klikoni mbi link)policia-tirane

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve, me 10 persona të arrestuar.
Konferencë për shtyp e Drejtorit të Policisë Tiranë z. Kastriot Skënderaj.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për shtetasit:
- Sh. Sh., 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);
- E. V., 48 vjeç, banues në Tiranë;
- E. F., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);
- Y. G., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi K. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Sh. Sh., shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-përzierës për lëndën narkotike
-doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë
-telefona celularë
-automjete
-një sasi lekësh dhe eurosh
Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:
- K. K., 34 vjeç, banues në Tiranë;
- A. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë;
- T. N., 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);
- J. B., 42 vjeç, banues në Tiranë;
- F. A., 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.

kastrioti

policia-rruge

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5