Dhermi, Himare - Policia arreston në flagrancë një 21 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete

Dhërmi, Himarë.36806933 2204260299860329 8275474124722143232 o
Policia arreston në flagrancë një 21 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
Shërbimet e Policisë në Dhërmi , kanë marrë informacion se një i ri po lëvizte me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.
Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen "Gjilek", është konstatuar mjeti që dyshohej se lëviste personi që kishte armë me vete.
Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit R.V, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë.
Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMW X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestmi në flagrancë i shtetasit R. V, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit", ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

36761054 2204260219860337 4094696501450637312 o

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30