Vlorë, finalizohet me sukses operacioni antidrogë "Circle"

Vlorë36745586 2203379643281728 3704948972620611584 o
Finalizohet me sukses një tjetër operacion i drogërave të forta.
Vihen në pranga tre shtetas të cilët vinin nga qyteti Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë.
U sekuestrohen 420 doza heroinë, 17 doza kanabis, 2000 dollarë të falsifikuar, një sasi medikamentesh, 1 peshore elektronike dhe 1 automjet Audi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Vlorë vinin shtetas prej qytetit të Fierit të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Circle”.
Si rezultat janë kapur dhe arrestuar në flagrancë, shtetasit:
J.Xh, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier,
A.M, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis),
R. H, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.
Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.
Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ''Audi'', me të cilin qarkullonin.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 183 të Kodit Penal.

36764628 2203379723281720 7781861367413211136 o

36745586 2203379643281728 3704948972620611584 o

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5