Fier - "Forca e Ligjit", sekuestron pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete.

Fierd.p.fier

Në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit", sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete.

Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale " parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit F. F.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera,
nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:

-F.F, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
•Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndërtim.
•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
•Dymbëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit F. F. dhe të familjarëve të tij me gjendje 1.300.000 lekë.
• Tre Automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.

 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30