Rinas, ekstradohen nga Interpol Tirana, 2 shtetas të dënuar me 20 dhe 7 vite

Rinasdownload
Ekstradohen nga Interpol Tirana, 2 shtetas të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë:
- E.L, 33 vjeç, banues në Përmet.
Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit" " Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Vendim ky i marrë pasi më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale " Vjedhje me pasojë vdekjen", "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 141-25, 89 dhe 278/4 - 25 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye në Athinë, Greqi, më datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë.

F. H, 41 vjeç, lindur në Sarandë.
Ky shtetas, është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës u shisnin lëndë narkotike "Heroinë", personave të ndryshëm.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë arrestimi i këtij shtetasi duke e finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

36714132 2203419073277785 3471758933079621632 o

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5