Dibër, vijon operacioni "Roja e Gjelbër"

Dibër36813477 2204269209859438 8057733099724734464 o
Vijon operacioni "Roja e Gjelbër"
Gjatë 12 orëve të fundit janë goditur tre raste të "Prerjes së paligjshme të pyjeve"
Sekuestrohen rreth 30 m3 lëndë drusore
Procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të Planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë 12 orëve të fundit kanë evidentuar e goditur tre raste.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve :
I. L, 32 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar 3 m3 lëndë drusore me automjetin tip kamionçinë, pa dokumentacion përkatës.
A.L, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugorë Fushë Bulqizë- Bulqizë u konstatuan rreth 19 m3 lëndë drusore të prera nga shtetasi i lartpërmendur pa dokumentacion përkatës.
S.D, 40 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar 8 m3 lëndë drusore me automjetin tip kamion, pa dokumentacion përkatës.
Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205, i Kodit Penal.

36800241 2204269166526109 3546126579572670464 o

36813477 2204269209859438 8057733099724734464 o

 

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2