Durrës, efektivët e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë

Durrës36865323 2204476946505331 3399868022427484160 o
Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë.
Pushuesit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Gjirin e Lalëzit, paraditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit, efektivët e Stacionit të Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë, shtetasit H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi H.S. është larguar për në banesë pa probleme për jetën ndërsa shtetasi G.Xh., ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për t'u ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 dhe 129 për çdo problem.

36830422 2204476876505338 8599434677406662656 o

36768741 2204476803172012 2752896444133277696 o

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2