Tiranë, kontrollet policore ne kuader të operacioneve "Tispol” Korrik 2018

Tiranë, kontrollet policore ne kuader të operacioneve "Tispol” Korrik 2018 (per video klikoni mbi link) policia-rrugore-test-alkooli-0-1 1516542661-2966827

Kontrollet policore sipas “Operacioneve Tispol” Korrik 2018, përgjatë fundjavës në kryeqytet pasuan operacionin e dytë për këtë javë, pas atij të realizuar në fillim jave, me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë si jashtë dhe brenda qendrave të banuara, nivelin e përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, maturimet e detyrimeve administrative të pashlyera si dhe garat me shpejtësi në disa zona të caktuara të kryeqytetit.
Nga kontrollet policore të ushtruara në fundjavë, janë :
• Arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët :
a) 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur
b) 7 shtetas për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi
• 68 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat :
a) 27 për shpejtësi tej normave të lejuara
b) 30 për pije alkoolike
c) 7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë
d) 4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar
• 12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.
• 75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.
• 645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët

policia-rrugore-test-alkooli-0-1 1516542661-2966827

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2