Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 10 Korrik 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 22 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.

4 persona për Narkotikët

7 persona në kërkim

3 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

Gjithashtu janë sekuestruar:
1 armë zjarri, 25 fishekë,
si dhe janë asgjësuar 958 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 42 persona.
 

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1 - Kurbin, operacioni i ndjekur me metoda speciale hetimi i koduar "Daul".
Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë një person si dhe janë konstatuar armë, municione dhe fidanë e bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5