Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Korrik 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A., vjeç 21, banues në Shkodër, pasi tek bulevardi i Ri, nga kontrolli fizik, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y.K., vjeç 23, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave“. Neni 189i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ‘‘Jaguar“, ka aksidentuar shtetasin R.K., vjeç 39, banues në Vorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 09.07.2018, në Kamëz, një mjet tip “Volkswagen“, ka aksidentuar shtetasen Sh.V., 57 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak.
Më datë 09.07.2018, në rrugën e Rinasit, janë përplasur dy mjete me drejtues F.K., e G.N., për pasojë është aksidentuar G.N., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, R.G., vjeç 33, banues në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Shkozeti". Nenet 283/2, 284 e 137 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin N.M., vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar mjetin tip  “Benz”,  është  përplasur  me  motorin  tip “Piaggio” pa targë, me drejtues, shtetasin R.M., vjeç 51, banues në Thumanë Krujë, e për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi H.B., vjeç 59, banues në Durrës, pasi në rrugën “Adria”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.B., vjeç 29, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në rrugën Elbasan-Cërrik, tek “Ura e Shkumbinit”, duke drejtuar motorin tip “Piaggio” është përplasur me mjetin tip “Toyota”, të drejtuar nga shtetësia A.M., vjeçe 31, banuese në Elbasan, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., vjeç 58, banues në Elbasan, pasi në rrugën “28 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin E.K., vjeç 56, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Goditet një rast i mitëdhënies.
Policia arreston në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të korruptonte me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
G.K., 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë (i dënuar më parë për "Moskallëzim Krimi").
Pasi në datë 09.07.2018, ky shtetas është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip "Fiat Punto", brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Ky shtetas gjithashtu ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me një shumë prej 150 Euro, me qëllim mosprocedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale parashikuar nga nenet 244 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin S.V., vjeç 52, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “22 Tetori”, u kap duke ushtruar veprimtarinë financiare në mënyrë të paligjshme. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.08.2018 nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
D.H., 37 vjeç banues në lagjen “18 Tetori”, Ura Vajgurore.
Arrestimi i tij u krye pasi në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Lapardhasë, duke drejtuar automjetin tip Benz humbi kontrollin dhe u përplas me automjetin me targa të Kosovës.
Nga testi i alkoolit i kryer me aparatin drager, rezultoi se shtetasi D.H., ishte në gjendje të dehur në masën 1.51% mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 09.07.2018, gjatë natës, në Himarë, në vendin e quajtur “Stefanel”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi E.D., vjeç 38, banues në Tiranë, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134Kodit Penal. 

Më datë 09.07.2018, gjatë natës, në Himarë, në vendin e quajtur “Kondraq”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit P.M., vjeç 38, banues në Dhërmi, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134Kodit Penal. 

Më datë 09.07.2018, në vendin “Uji i Ftohtë”, duke u larë në det ka rrezikuar të mbytet shtetësia E.H., vjeçe 18, banuese në Tiranë, e sëmurë epileptike, e cila u dërgua në spital nga policia dhe pas mjekimit u largua në banesë.

Seksioni për narkotikët
Më datë 09.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit N.Sh., dhe E.K., vjeç 21 e 17, banues në Fier dhe fshatin Grecalli, pasi në lagjen “28 Nëntori”, nga kontrolli fizik iu gjet përkatësisht 10.2 dhe 220 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.M., vjeç 52, banues në Vlorë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, i ka shitur një dyqan, shtetasit Sh.R., vjeç 65, banues në  Vlorë. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal. 

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2018, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një mjet ka aksidentuar shtetasin  F.M., vjeç 30, banues në Vlorë, (i sëmur mendor ), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.U., vjeç 47, banues në fshatin Barbullojë, pasi në aksin rrugor Rrilë-Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kurbin
Seksioni për krimet e rënda
Kurbin
Më datë 09. 07. 2018, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për humbjen e shtetasit K. H., pasi:
Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018.
Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtja pa leje".

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.V., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka plagosur me thikë, shtetasin A.K., vjeç 50, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 88 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases J.P., më datë 09.07.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 09.07.2018, shtetasi  A.N., vjeç 49, banues në Divjakë, kallëzon se, para një jave i është larguar nga banesa, djali S.N., vjeç 23. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.B., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.B., vjeçe 39, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për plagosjen me thikë të shtetasve A.K., dhe N.B., më datë 09.07.2018, u arrestua shtetasi në kërkim, E.V., vjeç 29, banues në Tiranë. Nenet 88 e 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.I., vjeç 26, banues në Selitë e Vogël, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur me fjalë shtetasin G.P., vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.P., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë mjetin tip “Benz”, shtetasit Xh.R., vjeç 25, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e P.P. Neni 143 i Kodit Penal. 

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.T., vjeçe 18, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se (halla) shtetësia D.T., vjeçe 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.C., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Prokop Mima“, duke drejtuar mjetin tip ‘‘Benz“, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për ndalim, i cili ka dëmtuar dy mjete të parkuara në anë të rrugës. Punohet për kapjen e R.C. Nenet 150, 242 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.H., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.07.2018, në rrugën ‘‘Njazi Demi“, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.R., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.07.2018, në rrugën ‘‘Preng Bib Doda“, me vetëgjyqësi, pranë banesës, nuk ka lejuar të kryej punime shtetasin E.A., vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.Q., vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se vajza, E.Q., vjeçe 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K., vjeç 35, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur e ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, M.Q., vjeçe 34, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e E.K. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e mjetit tip ‘‘Peugeot“, më datë 09.07.2018, u gjet i braktisur në rrugën ‘‘Korabi“. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen A.M., bazuar në nenin 124 të Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.Sh., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, E.Sh., vjeçe 41, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e D.Sh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, shtetasit S.M., dhe E.G., vjeç 30 e 29, banues në Tiranë, kanë goditur me grusht njëri tjetrin, të cilët nuk kanë pretendime ta ndjekin ligjërisht. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.07.2018, në rrugën “Niko Avrami”, një person ka hyrë pa leje në banesën e shtetasit M.I., vjeç 69. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 112 i Kodit Penal. 

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Gj., vjeç 21, banues në Qesarakë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, nuk i është bindur punonjësit urdhrit të punonjësit të policisë rrugore. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, për shkak të një borxhi, i ka marrë mjetin tip “Benz”, shtetasit L.K., vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.K., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Siri Kodra“, ka goditur me sende të forta, shtetasin B.A., vjeç 39, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e S.K. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.07.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ë.A., e J.S., vjeç 29 e 27, pasi në bashkëpunim, u kanë vjedhur dy celularë dhe një pasaportë, shtetasve O.A., e M.K., vjeç 26 e 24. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V.L., vjeçe 37, banuese në Bathore, pasi dyshohet se bashkëshorti, M.L., vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.L., vjeç  47, banues në Bathore, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, V.L., vjeçe 23. Punohet për kapjen e M.L. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, shtetësia A.Xh., vjeçe 28, banuese në Kamëz, kallëzon se në rrugën “Manhatan”, tek një market, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, shtetasit K.A., dhe A.M., vjeç 31 e 45, banues në Tiranë, kanë kanosur dhe goditur me grusht njëri tjetrin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.S., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Lalm, u kap duke kryer punime në një barake, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.K., vjeç 52, banues në fshatin Laknas, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, i ka vjedhur celularin shtetases M.R., vjeçe 29, banuese në Kodër Kamëz. Nga puna e bërë rezultoi se është autor i dy vjedhjeve të tjera.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, për mobilimin e banesës, nuk i jep sasinë e lekëve shtetasit K.P., vjeç 46, banues në Tiranë, administrator i një mobilierie. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, në autostradën Tiranë-Durrës, në ecje ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, të shtetasit A.K., vjeç 58, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.07.2018, shtetësia A.K., vjeçe 42, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08.07.2018, i është larguar nga banesa djali, I.R., vjeç 19, me probleme mendore. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen M.H., vjeçe 30, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues L.M., vjeç 63, banues në Kavajë, për pasojë është dëmtuar drejtues L.M., i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, shtetasi A.R., vjeç 56, banues në Kavajë, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë dëmtuar mjetin që është në pronësi të postës së qytetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.07.2018,  u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.Z., vjeç 49, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për  shtetasin  P.C.,  vjeç 57, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17/1, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.H., vjeçe 46, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi E.V., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.M., vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin H.S., vjeç 64, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A.I., vjeç 49, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, nga kontrolli i ushtruar në territore të pyllëzuara, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 643 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 09.07.2018, shtetasi E.P., vjeç 31, banues në fshatin Dragot, kallëzon se, më datë 05.07.2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, F.P., vjeçe 23. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.07.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 1, është vjedhur banesa e shtetasit Sh.Ç., vjeç 58, ku kanë marrë një televizor dhe një telefon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.D., vjeçe 45, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi V.D., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë së Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Prrenjas
Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi. Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.07.2018, ka bërë kallëzim shtetasi S.V, 34 vjeç, banues në Korçë, se telefonon pa arsye vazhdimisht, në numrin pa pagesë të Urgjencës, një shtetas ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.P., vjeçe 43, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëshorti, V.P., vjeç 53, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 09.07.2018, gjatë natës, në fshatin Symiz, pranë banesës, shtetasit V.M., vjeç 54, i kanë vjedhur motorin tip “Kavasaki”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Berat
Ushtron dhunë fizike ndaj babait të tij dhe kundërshton punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.M., 37 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Ura Vajgurore.
Arrestimi i tij u krye pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj të babait të tij shtetasit N.M, 62 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ‘’Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 236 të Kodit Penal.
Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm për shtetasin N.M.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P.H., vjeç 60, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ”Kushtrim”, ka goditur me sende të forta shtetasin R.M., vjeç 58, banues  në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.K., vjeç 43, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ka ndërruar bravat e një apartamenti të shtetasit M.M., vjeç 64, banues në Tiranë, i cili pretendon se është pronë e tij. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit P.B., F.B., C.I., dhe S.B., vjeç 52, 49, 73 e 46, banues në fshatin Babicë, pasi dyshohet se në Babicë, kanë goditur me mjete të forta njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.23018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S., vjeç 21, banues  në  Vlorë, pasi në lagjen “29 Nëntori”, ka tentuar t'i vjedhë me forcë telefonin, shtetasit I.S., vjeç 45, banues në Babicë. Neni 139 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.M., vjeç 22, banues në fshatin Trevëllazër, pasi dyshohet se më datë 05.07.2018, në lagjen “1 Maji”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.A., vjeçe 47, pasi dyshohet se bashkëshorti, J.A., vjeç 49, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj  saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.Sh., vjeçe 24, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se vëllai, shtetasi A.Sh., vjeç 18,  banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 09.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen B.S., vjeçe 39, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se vëllai i bashkëshortit, shtetasi S.S., vjeç 31,  banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 09.07.2018, gjatë natës, në lagjen “Lef Sallata”, shtetasit A.Z., vjeç 49, banues në Vlorë, në dyqan i kanë vjedhur disa celularë të përdorur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në fshatin Qesarat, shtetasit K.D., vjeç 52, i kanë prerë disa rrënjë ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen M.M., vjeçe 52, banuese në Tepelenë, pasi dyshohet se në Ujin e Ftohtë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.C., vjeç 30, banues në fshatin Luadh. Nenet 248 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin F.N., vjeç 34, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2018, në fshatin Troshan, ka goditur me grusht shtetasen A.L., vjeçe 42. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Kurbin
Operacion i ndjekur me metoda speciale hetimi i koduar "Daul"
Arrestohet në flagrancë një shtetas
Konstatohen armë, municione dhe fidanë e bimë të dyshuara narkotike kanabis
Më datë 09.07.2018, pas një hetimi një mujor ndjekur me metoda speciale hetimi, nga Seksioni kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar mbi dyshimet e arsyeshme se një shtetas merret me kultivimin e bimëve narkotike, u kryen të gjitha veprimet hetimore duke u finalizuar me operacionin e koduar "Daul" , rezultat i tij, arrestimi i shtetasit:
- A.G., 45 vjeç, banues në Kurbin
Arrestimi i tij u bë pasi, është autor i dyshuar i kultivimit të 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen "Dual" në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij , iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga nenet 284 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.L., vjeç 50, banues në Velipojë, pasi dyshohet se në fshatin Luarzë, në një sipërfaqe toke duke djegur disa mbeturina, i ka dal zjarri nga kontrolli, për pasojë ka dëmtuar disa prona. Neni 161 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin L.A., vjeç 27, banues në fshatin Grudë e Re. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S.Gj.,  vjeç 35, banues në fshatin Gjegjan, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në vendin e quajtur “Hurdha e Gjanë”, ka goditur me grusht shtetasin B.Gj.,  vjeç 39, banues në fshatin Gjane. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 09.07.2018, në fshatin Dragobi, shtetasi L.I., vjeç 49, banues në Dragobi, elektricist në këtë zonë, duke punuar në shtyllë elektrike, aksidentalisht ka rënë e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin B.L., vjeç 47, banues në Bajram Curri, Tropojë, roje mjedisore e zonave të mbrojtura, për veprat penale parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal, pasi në fshatin Tropojë, në vendin e quajtur “Lumi i Gashit”, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe asgjësuan 1250 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa”.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin M.P., vjeç 19, banues në fshatin Suç, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta shtetasin L.P., vjeç 26, banues në Suç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 09.07.2018 nga shërbimet e DVKM Tiranë, u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë, 8 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.07.2018, në PKK Rinas, në dalje u kap shtetasi, I.T., vjeç 38, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”. Neni 84 i Kodit Penal. Veprimet do kryen nga KPV Nr. 4 Tiranë.

Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.T., vjeç 21, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 14.02.2018, në PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2018, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.B., vjeç 35, banues në Pogradec, pasi dyshohet se autoritetet italiane, kanë lëshuar urdhër arresti, për "Vjedhje në rrethana rënduese", "Zjarrevënie me dashje në rrethana rënduese", "Organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vjedhjeve" dhe vepra të tjera kundër pasurisë. Kodi Penal Italian.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 09.07.2018, në afërsi të fshatit Vernik, u kapën dy shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, të cilët u larguan me urdhra procedimi vullnetar.

Më datë 09.07.2018, nga shërbimet e kufirit u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë 4 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 09.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.M., vjeç 27, banues në Frakull Fier, pasi dyshohet se në Shtator 2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm, duke iu shmangur kontrollit kufitar. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 09.07.2018, në afërsi të postës së vjetër, shërbimet e policisë kufitare kapën 7 shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë ilegalisht në kufirin shqiptar, në përfundim të kryerjes së procedurave u procedua me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 09.07.2018, në SPK Kakavijë, në hyrje u kap shtetasi në kërkim, V.D., vjeç 33, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 3 muaj  burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 186/1 e 291 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5