Lezhë, tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar

Lezhë

Tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar (për video klikoni mbi link)lezhe110720181

Më datë 11.07.2018, nga Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- B.Gj, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin

- V.N, 48 vjeç, banues në Pukë

Këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri - tjetrin, tu japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin.

Materialet proçedurale në ngarkim të B.Gj dhe V.N, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit " kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 298/2 - 25 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2