Korçë, finalizohet operacioni i koduar “Vizitorët”.

KORÇË

Finalizohet operacioni i koduar “Vizitorët”. Korce11.07.2018foto

Vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë, arrestohen në flagrancë nga Policia tre autorët e dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vizitorët”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

· I.A, 42 vjeç, banues në Shkodër

· F.H, 64 vjeç, banues në Tiranë

· T. N, 65 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri shtetasit H.F, 91 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme proceduriale, dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan :

Një automjet tip “BMW", tre aparate celularë, një shumë prej 35000 të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5